Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Ruzhdi Kadrija

| E diele, 17.06.2018, 08:35 AM |


(Poezi)

 

RUZHDI KADRIJA

 

KOSOVA

 

Luftërat e tua me barbarinë

Lanë në gjak historinë.

 

Shumë armiq janë munduar

Kombin tonë për ta shuar.

 

Iu duke lumë iu dole deti

Iu dhe barot çdo krajli e mbreti!

 

Këtu do të jetojë me shekuj pa kufi

Shqiponja me krena e flamuri kuq e zi!...

 

 

SHKOLLA IME

 

Ti më ndriçove mendjen

Me hape horizont të ri,

Për atë që ndodh në ujë

Në tokë e në gjithësi...

 

Ti më udhëzove të mësoj

Gjatë gjithë jetës sime,

Që në në punë e jëtë të shkoj

Drejt pa bërë shumë gabime.

 

Ti më mësove ta them të vërtetën

Edhe pse e vështirë për t’u thënë –

Në rrugë kur ta gjej të humbur kuletën,

Më the: atij që i ka humbur duhet dhënë!

 

(Për “ZSH”, SKËNDER R. HOXHA)