Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Hoxha: Porosia e gjyshit tim

| E diele, 17.06.2018, 09:06 AM |


SKËNDER R. HOXHA

 

POROSIA E GJYSHIT TIM

 

E kam ruajtur ëndrrën e gjyshit tim

E kam ruajtur rrëfimin

E  moçëm të tij

Përcjellë nga brezi në brez:

Në Bytyç u linda dhe u rrita – thoshte

Bytyças u linda, u rrita e u mplaka

Me krenarinë e atyre shkrepave

Me ujin e ftohtë e freskun

E Bjeshkëve të Sylbicës.

Kujtonte lodrat plaku

E barinjtë mocanikë

Bagëtinë në kullota gjithandej –

Edhe kah Shkëlzeni...

 

Gjyshi kishte thënë shumë

Kishte treguar shumë –

Për vendlindjen e tij

Malësinë e Gjakovës, Bytyçin

Për Pacin, Breg Pacin,

Lagjet e lumthin që i ndan

Lagjen – Vëllazërinë Demaliaj!

 

Ai kishte lënë porosinë –

Mos harroni vendlindjen time

Nga e cila i ri u largova

Për punë Kanuni!...

Është aty vendlindja juaj

Në grahmë të fundit –

Kishte thënë gjyshi im

Ukë Isuf Demaliaj

I fisit Bytyç...

(15 gusht 2013, Pejë.)