E enjte, 18.04.2024, 10:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Vahit Nasufi: Lamtumirë Legjendë

E diele, 17.06.2018, 11:41 AM


LAMTUMIRË LEGJENDË

 

- Në shenjë nderimi dhe kujtimi të përjetshëm -

 

Kur legjendat jetë ndërrojnë,

Këngë e vjersha u kushtojmë,

Të gjithë ata që e meritojnë,

Edhe pas vdekjes t`i nderojmë.

 

Fjala është për një sportist,

Për Fadil Vokrrin fudbollist,

Lindi n`Sfeçël të Podujevës,

Më 23 korrik të 1960 -tës.

 

Ishte i ndershëm si qytetar,

Me kulturë, zemër bujar,

Si kolegë, shok dhe mik,

Ndaj secilit ishte besnik.

 

Adhurues ishte i folklorit,

I këngës, valles dhe humorit,

Ndaj të varfërit kishte mëshirë,

Gjithmonë ndihmoi dorën e shtrirë!...

 

Studioi për menaxhim dhe biznes,

Mbaroi studimet me sukses,

Por, n`këtë drejtim s`punoi aspak,

Fudbollin më shumë e kishte n`gjak!

 

Që kur ishte adoleshent,

Dukej qartë se ishte talent,

Në KF Llapi, është regjistruar,

Karrierën sportive aty e ka filluar.

 

Që kur ishte shtatëmbëdhjetëvjeçar,

Për fudboll ishte magjistar,

I jashtëzakonshëm si driblues,

Luante n`pozicionin - qendërsulmues.

 

Pastaj prej Llapi, shkoi n`Prishtinë,

Numrin nëntë, mbante mbi shpinë,

Shkruajtën gazetat n`faqen e parë,

Një yll i lindi fudbollit shqiptarë!

 

I takonte plejadës së artë,

S`harrohet kurrë ajo gjeneratë,

Të gjitha skuadrat pësonin disfatë,

Nga Prishtina këtheheshin duarthatë!

 

Klubet e mëdhenj kur e hetuan,

Shumë prej tyre e kërkuan,

Në Beograd, fati e transferoi,

Për KF Partizani, kontratën nënshkroi.

 

Për Jugosllavinë e atëhershme,

Fadili luajti dymbëdhjetë ndeshje,

Në vitin 1986 -të, unanimisht,

U zgjodh më i miri fudbollist!

 

Juventusi i madh, shumë e kërkoi,

Por, shërbimi ushtarak nuk e lejoi,

Zonjës së Vjetër, për t`iu bashkuar,

I mbeti ëndërr e pa realizuar!

 

Shërbimin ushtarak kur e mbaroi,

Karrierën në Francë e vazhdoi,

U bë lojtar i KF Nimes,

Si yll shkëlqeu, në klubin francez!

 

Për më t`mirin e ish Jugosllavisë,

Zgjoi interes Fenerbahçja e Turqisë,

Me që oferta shumë i premtoi,

E la Francën, në Stamboll shkoi.

 

Karrierën e suksesshme, kur e mbaroi,

Në disa skuadra si trainer punoi,

Një ditë Europës i tha lamtumirë,

U këthye n`Atdhe, të jetojë më mirë!

 

Për t`udhëhequr fudbollin kosovar,

Në vitin 2008 -të, u zgjodh kryetar,

Me shumë përkushtim Fadili punoi,

Në UEFA dhe FIFA, Kosovën antarsoi.

 

Por, më 09 qershor 2018 -të,

Ylli i fudbollit, papritmas ndërroi jetë,

Pësoi në zemër një sulm kardiak,

Ia ndërpreu jetën pa u bërë plak!

 

E çojnë n`spital, për ta shëruar,

Menjëherë mjekët e kanë kontrolluar,

Por, stetoskopi kishte vërtetuar,

Se rrahjet e zemrës i kishin pushuar!

 

Shumë lojtar Fadilin, e kishin idol,

Për fudbollin, do të mbetet simbol!...

Legjenda e fudbollit, kurrë s`do t`harrohet,

Stadiumi Prishtinës, "Fadil Vokrri" emrohet!

 

Te banese e fundit kur e dërguan,

Me kurorë lulesh varrin ia mbuluan,

Shumë referate, Fadilit i lexuan,

Sumllat e lotve, nuk u shterruan!...

 

Vëndi yt, i zbrazët s`ka mbetur,

Ndërrove jetë, por, nuk ke vdekur!

Veprat tua, me vlera madhështore,

Do t`i ruajmë n`arkivat shpirtërore,

 

Malli për ty, o i dashuri Fadil,

Do t`na djegë n`zemër, porsi kandil,

Tani në paqe prehu i qetë,

Dheu me ar, ty të qoftë i lehtë.

 

Tani fizikisht u ndave prej nesh,

Por, i gjallë gjithmonë do t`jesh,

Do t`kemi n`zemër dhe ndër mend,

Lamtumirë legjendë...

 

Kërçovë, më 16 qershor 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora