E enjte, 25.04.2024, 08:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Naser Fetahu: Jeta ime, familijes dhe atdheut

E diele, 10.06.2018, 11:50 AM


JETA IME I KUSHTOHET FAMILJES SIME DHE ATDHEUT TIM

Nga Naser Fetahu

U linda më 22 Prill të vitit 1968 në fshatin Hodonoc të Dardanës, në një familje me tradita atdhetare. Të vetmin axhë që kisha, ishte oficer i Xhafer Devës dhe është vrarë në mbrojte të kufirit verilindor, në Sitili afër Vrajës, në luftë me çetnikët në vjeshtën e vitit 1994. Jam i edukuar në një frymë atdhetare qysh në fëmijëri. Më kujtohet mirë se në vjeshtën e vitit 1981 e shpërndaja «Zërin e Popullit» dhe materiale tjera «nacionaliste», siç quheshin atëherë. Tërë jetën time jam munduar të jap kontribut për kombin tim, aty ku kam qenë, dhe me sa kam pasë mundësi. E në të njejtën frymë po mundohem ti edukoj edhe fëmijët e mi.

Shkollën fillore kam mbaruar në vendlindje, ndërsa atë të mesmën në Gjilan (dega e mjeksisë). Pastaj kam vazhduar në Fakultetin e Mjeksisë në Krajovë të Rumanisë, ndërmjet viteve 1987-1994. U ktheva në vendlindje me dëshirën më të madhe për të ndihmuar popullin tim, dhe menjëherë morra përsipër përgjegjësinë për hapjen e një ambulance të Nënë Terezës në Kamenicë. Në atë kohë kjo ishte e vetmja mundësi për të kontribuar në mbrojten shëndetsore të popullatës shqiptare. Ambulancën e hapëm në Nëntor të vitit 1994. Mirëpo nuk e pata fare lehtë këtë punë, ngase ishim të etiketuar si «familje nacionaliste». Isha i përcjellur 24 orë, domethënë dit/e/natë. Bile kam pasë edhe maltretime fizike disa herë. Rezistova 9 muaj, por koha ishte e vështirë dhe u detyrova të largohem nga Kosova, ngase vërtetë isha i rezikuar, sepse më kishin në shënjestër edhe më herët.

Edhe pas largimit tim, ambulanca ka vazhduar punën deri në kohën e luftës. Personalisht besoj se kam kontribuar sadopak, ngase deri atëherë asnjë mjek i komunës së Kamenicës apo rrethinës nuk kishte guxim ta hapë një ambulancë të tillë, aq të nevojshme për popullatën e asaj ane. Pastaj erdha «përkohësisht» në Gjenevë në vitin 1996, ku vazhdoj të jetoj dhe veproj. Pas 9 muajve, pasi mësova gjuhën, fillova të punoj në Urgjencën e Spitalit Kantonal të Gjenevës, ndërmjet viteve 1997-2000. Gjatë vitit 1998-99 kam qenë shumë aktiv në lobimin për çështjën e Kosovës pranë politikanëve dhe qarqeve zyrtare zvicërane, e posaçërisht në sistemimin e azil/kërkuesve. Në Janar të vitit 2000 morra shtetësinë zvicërane, që më mundësoi të vazhdoj studimet postdiplomike.

Më pas vazhdova me doktoraturën në Endokrinologji, të cilën e përfundova më 2004. Që nga viti 2005 punoj në Institutin e Endokrinologjisë në Gjenevë. Merrem edhe me hulumtime shkencore dhe këtu kam një numër të konsideruar miqsh nivelesh të larta politike e shtetërore.  Ka një kohë të gjatë që kurë se kam menduar të bëj diçka konkrete në Kosovë në fushën e shëndetsisë,  ngase gjendja është katastrofike, andaj në pranverën e vitit të kaluar kam filluar me ndërtimin e një spitali në Gjilan në një sipërfaqe të gjerë mbi 2000 m2, e të  shtrirë në 5 nivele. Veprimtaria e spitalit ka për qëllim të përfshijë të gjitha lamitë e mjekësisë, sipas kapacitetit dhe nevojave, përpos psikiatrisë. Unë e mendoj ndryshe nga spitalet ekzistuese në trevat shqiptare, të cilat janë transformuar në «makina parashë» me shërbime mesatare, për të mos thënë të dobta. Ideja ime është që dalngadalë të bashkojmë patencialin që kemi si komb, dhe njëherë e përgjithmonë të bëhemi të pamvarur në të gjtiha lamitë e mjeksisë. Synimi, strategjia, objektivat dhe dëshira ime është për ta përfunduar projektin tim dhe për të ofruar një vend ku do të mund të grumbulloheshim kokat e mjeksisë shqiptare, të cilat nuk jan të pakta. Qëllimi është të ofrojmë shërbime cilësore me çmime të arsyeshme, ku pacienti të jetë në qendër të vëmendjes, e jo leku!

Ndër tjera kam për qëllim posaçërisht të rigrumbulloj kolegët që kanë studjuar në Rumani, që jemi të shpërndarë anembanë botës. Deri tani kam përfunduar ndërtimin e vrazhdë dhe dalngadalë do vazhdoj deri në përfundimin e plotë të projektit respektiv. Tani për tani jam vetëm. Nuk kam asnjë ndihmë nga askush, bile kam edhe pak pengesa administrative, por kjo gjë nuk mund të më ndalë, ngase jeta më ka mësuar të mendoj pozitivisht dhe të eci përpara. Se vërtetë më vjen të qaj kur shoh që pacientët tanë sorrollaten nëpër Serbi e Maqedoni, ku përpos çmimeve shumë të larta, marrin edhe shërbime mesatare. Dhe kur shoh që me qindra mjekë shqiptarë të të gjitha lamive, janë shpërndarë nëpër botë dhe kontribuojnë për të huajtë me profesionalizëm, me shumë zell e devotshmëri. Nuk na ka hije të themi se është sindromi i vjetër shqiptar që të jemi të mirë për të huajtë, por jo edhe për veten tonë! Këtë gjë shumëkush e di, ndaj ma merr mendja se është koha e fundit që kjo të ndryshojë, para se të bëhet shumë vonë!

Po i kthehem vendit ku kam studjuar. Rumania do të mbetet gjithherë një atdhe i dytë për mua. Në këto pak vite të jetës sime, kam pasë rastin të shëtis e shoh disa vende të botës, por çuditërisht në Rumani kam ndjerë se mund të marr frymë lirisht. Ruaj kujtime shumë të mira për këtë vend, ngase përpos që më ka mundësuar formimin tim fillestar në mjeksi, Rumania më ka mundësuar edhe të formohem, të piqem dhe kalitem si njeri. Unë kam qenë  më i riu nga studentët kur kam ardhë në Rumani, dhe menjëherë kam pasë fatin dhe privilegjin të takoj studentët shqiptarë që ishin atje, e të cilët i kam konsideruar vërtetë si vëllezër.

Kam qenë i  mirëpritur, i ndihmuar e këshilluar nga të gjithë, bile ndoshta isha  më i përkëdheluri i tyre për shkak se isha më i riu! Para nesh, në Krajovë ishin në studime 21 studentë shqiptarë. Me gjenratën time u bëmë 27, nga të gjitha trevat, por vërtet ishim dhe funksiononim si një familje e mirëorganizuar! Me këtë rast dua të përshëndes dhe të falënderoj të gjithë studentët shqiptarë të Rumanisë, Nuk kisha dashur t’i përmendi të gjithë me emra, se vërtet janë shumë dhe kam frikë se mund të harroj ndokend! Në vitin 1987, situata dhe gjendja e përgjithshme në Rumani ishte ndryshe, bile edhe e rëndë në shumë aspekte, por me vullnetin, dëshirën dhe ndihmën e shokëve, i përballonim vështërsitë e përditëshmërisë.

Patëm rastin të shohim një sistem vërtet diktatorial. Pastaj pas ndryshimeve të mëdha në tërë Evropën Lindore, edhe në Rumani ndodhi ndryshimi i sistemit. Në këtë vend të bukur dhe mikpritës ishim të lidhur shumë me Atdheun dhe të ardhmen e tij. Dëgjonim Radio Tiranën, Zërin e Amerikës, Evropën e Lirë dhe Deutsche Welle. Çdo lajm i mirë nga Atdheu për ne ishte si një ilaç mirëbërës. Ato na lehtësonin dhimbjet shpirtërore, kurse lajmet e këqija i përjetonim shumë rëndë. Kam vërtet shumë kujtime nga ajo këhë, dhe do të më duheshin disa javë të mira për t’i përshkruar të gjitha, por një nuk mundem pa e cekur: 2 Korrik 1990, kur në Krajovë bëmë një festë të madhe, dhe ishte një gëzim që sot është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Po e mbylli me kaq, sepse e shoh që vërtet do të duhej një kohë e gjatë për përshkrimin e jetës sime studentore prej 7 viteve (1987-94).

Përfundimisht vlen të them se Rumania ishte dhe do të mbetet atdheu im i dytë, edhe pse Zvicra më ka ofruar shumë më shumë por kohët janë të ndryshme! Po theksoj edhe atë se jam besimtar, por jo fetar. Respektoj të gjitha fetë derisa nuk cënojnë lirinë time. Konsideroj që jam patriot, por absolutisht apartiak. Arsyeja është e thjeshtë. Si fetë, ashtu edhe politika kanë qëllime të njejta, por metoda të ndryshme për arritjen e qëllimeve të tyre, andaj unë konsideroj që jam mbi fe e politikë. Për mua Atdheu është mbi të gjitha. Ai është i yni dhe i përbashkët, për të cilin duhet kontribuar me aq sa kemi mundësi, ndërsa fetë dhe politika janë të huaja. (Gjenevë, 1 Qershor 2018)

 

LISTA E STUDENTËVE TË KOSOVËS NË UNIVERSITETET E RUMANISË

 

Pleurat Sejdiu

Florin Ramadani

Naser Fetahu

Abaz Morina

Blerim Syla

Gazmend Vitaku

Leonora Hana-Lleshi

Arbnor Hoxha

Flamur Dylhasi

Gazmend Vitaku

Halil Ajvazi

Sherif Tershenjaku

Sulejman Çelaj

Arben Çelaj

Ilir Ahmetgjekaj

Besnik Kojçiqi

Arben Kojçiqi

Aliriza Osmani

Sami Gjoka

Afrim Heta

Sabri Hyseni

Edmond Mullatahiri

Hajrullah Latifi

Faik Qosja

Veton Kafexholli

Lulzim Rrafshi

Ramadan Osmani

Ilir Bokshi

Lulzim Syla

Arberesha Haxhibeqiri

Bashkim Krasniqi

Drita Byci

Flori Bakalli

Dugagjin Lleshi

Hamdi Ahmeti

Afrim Heta

Qamil Dërmaku

Nazim Bislimi

Aliriza Osmani

Shemsi Veliu

Arbnor Hoxha

Halil Basha

Mustafë Mehmeti

Florin Bakalli

Ilir Ahmetxhekaj

Ilir Bokshi

Arbër Skeja

Avdush Kastrati

Lulzim Syla

Ilir Mehmeti

Sabri Hyseni

Nagip Zymberi

Arben Iseni

Sami Gjoka

Bekim Mala

Hajrullah Latifi

Faik Qosja

Veton Kafexholli

Lulzim Rrafshi

Rexhep Berisha

Agim Krasniqi

Ilir Bokshi

Arben Kojcici

Bashkim Krasniqi

Rexhep Berisha

Flori Bakalli

Halil Basha

Lulzim Sadiku

Mustafë Mehmeti

Ridvan Krasniqi

Agim Krasniqi

Ismet Klinaku

Lulzim Hoxha

Besnik Hoxha

Sali Dvorani

Flurim Hamitaga

Flurim Dula

Bekim Idrizi

Abaz Morina

Betim Perteshoni

Rrahim Veliu

Shain Morina

Lulzim Rrafshi

Faton Spahia

Gazmend Ahmeti

Bashkim Shala

Ilir Mehmeti



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora