E marte, 23.04.2024, 08:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lidhja Shqiptare e Prizrenit

E shtune, 09.06.2018, 08:17 AM


140 vjet nga:

 

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

 

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

 

O, në Prizren burrat e dheut ,

Të gjithë nipat e Skënderbeut ,

Vunë detyrat para veti ,

Që u dridh  mali e deti ,

Të mundohen me shpirt në dhëmbë ,

Të robëruarit të çohen n’ këmbë ,

Që njëherë e përgjithmonë ,

Ta shohë dritën populli i jonë ,

Mos t’ sundojë as  cari , as krajli,

Të lulëzojë fusha dhe mali –

Ta shoh dritën dhe shqiptari !

 

O, kështu nga zemra e Shqipërisë ,

Dhe nga kreshtat e malësisë ,

Nga Kosova e Kalabria ,

Si nga jugu e Çamëria ,

Si nga veriu e gegëria ,

Doli zëri nga mileti ,

Që u trondit n’ Stamboll dhe mbreti ,

Në Prizren , n’ atë 10 Qershori ,

Lidhja jonë , o, jehonë mori ,

U lidh besa n’ këtë malësi –

Të luftohet për liri !

 

O, lidhi besën krejt Ballkani –

Të largohet nga këndej  Sulltani !

Abdyl beu po na thërret –

T’ rrokim armët dhe këtë  vjet ,

Si shqiptarët që e kanë adet ,

Të luftojnë për vend të vet !

Në Kosovë e Dukagjin –

Zija Prishtina po na prinë .

Mic Sokoli n’ Kaçanik –

Të gjithë turqve iu duel në pritë ,

Me iu marrë f’tyrën , me i koritë !...

 

O, Vreton, Vason e Sulejmanin –

Therë në sy i kish Sulltani !

Sami beu dhe Naimi –

Si luaj  me zemër trimi .

 

Iliaz pasha nga Radika –

Nuk e trembë as pushka , as thika !

Luftoi n’ shkrepat që i pat’  Dibra –

Emri i tij mbet në shumë libra !...

 

O, sot këto  libra i shfletojmë –

Rilindësit i kujtojmë ,

Këngë e vjersha iu kushtojmë ,

I kujtojmë me krenari ,

Që kanë hy në histori ,

Që kanë ra n’ altar t’ lirisë –

Kanë rritë famën gjithë Shqipërisë !

Hapën rrugë internacionale ,

Që i kanë rrënjët ndër këto male ,

Vepra e tyre për atdhe –

U hap në botë si rrufe ,

I dha dritën vegjëlisë ,

E hej, po, tregoi rrugën –  o ,

Haj, more , të lirisë – e !...

 

***** Kjo këngë në formë rapsodike është këndua, incizua dhe transmetua  përmes valëve të  Radio Prishtinës , me rastin e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , nga i njëjti autor dhe kompozitor .

Po ashtu , kjo këngë është botua edhe në librin e kantautorit Demir Krasniqi: ”Mallëngjime e ushtima” në Gjilan, më 1993 , faqe 118 nr. 75 .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora