E premte, 29.03.2024, 03:23 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Pajtim në këmbim të njohjes!

E premte, 08.06.2018, 07:37 PM


Pajtim në këmbim të njohjes, logjikë e turpit dhe nënshtrimit!

Shkruan Florim Zeqa

Asnjëherë deri më sot nuk ka ndodh që viktima të vrapoj pas xhelatit për kërkim falje siq po ndodh në këtë motin e sotit, sikurse nuk ka ndodh asnjëherë që viktima të përulet para xhelatit.

Si çdo herë xhelatët mundohën të arsyetojnë krimet e tyre, ndërsa viktima objektiv ka hakmarrjen dhe kërkimin e drejtësisë.

Mirëpo në kohën që po jetojmë nuk po ndodh njëra, as tjetra!

Xhelatët (serbët) po tallën më viktimën (shqiptarët), ndërsa këta të fundit po ua arsyetojnë të parëve "mëkatët" (krimet) në forma dhe përmbajtje të ndryshme.

Dialogu për normalizim të mardhënjeve dhe traktati për pajtim më Serbinë janë dy nga format e faljes së mëkateve nga ana e "politikanëve" (pushtetarëve) kosovar.

Nuk ishte lufta e fundit ajo që na armiqësoi me Serbinë, sikurse nuk është as dialogu i fundit që po na "miqëson" më armiqët tonë shekullor.

Që nga Serbia e parë e deri të e dyta, Jugosllavia titiste e deri të Serbia  millosheviqiane, ne shqiptarët u premë e u vramë, u masakruam e u dogjëm, u ndjekëm e përndjekëm dhe prapë fuqitë e mëdha na detyruan të "bashkëjetojmë" me xhelatët e tanë!

Pra, është e njëjta bashkësi ndërkombëtare që nga Evropa plakë e deri të kjo e ditëve të sotme që po i "pajton" shqiptarët (viktima) me serbët (xhelatët), duke ua përseritur shqiptarëve masakrat nga dy-tri herë brenda një shekulli.

Më (pa) dashje shqiptarët po i nënshtrohen një ligji të pa shkruar; "Ata që nuk  mësojnë nga historia, u përseritet prapë".

Kështu po na ndodh ne shqiptarëve, shkaku se nuk po arrijmë të mësojmë nga historia, se po u zëmë besë të pabesëve dhe se po mashtrohemi lehtë, si dhe për shkakun se po i harrojmë shpejt  ngjarjet tragjike të kombit tonë!

Akoma pa i shëruar plagët e hapura nga lufta e fundit, siq janë; mbi 20 mijë viktima, rreth 1650 persona të pagjetur, mbi 20.000 gra, vajza e nëna tonat të dhunuara nga kriminelët serb, me qindra e mijëra të plagosur, dhjetëra mijëra fëmijë të mbetur jetim e në varfëri të skajshme e deri dëmet e pakrahasueshme materiale nga plaçkitja e pasurive dhe dëmtimi i pronave të shqiptarëve.

Pajtimi me Serbinë gjakatare, pa u zbardhur fati i rreth 1650 të pagjeturvë është pak më tepër se harresë, është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve, është shkelje mbi nënat e motrat e dhunuara shqiptare dhe jo vetëm, është tradhti kombëtare.

Dorën e pajtmit duhet ta shtrijë xhelati e jo viktima

Pra, edhe në këtë kohën e sotit prapë po na dalin shqiptar të gatshëm për ripërtëritjën e "kumbarisë" me gjakatarët serb, duke propozuar "traktate paqeje" në kundërshtim më vullnetin e popullit të tyre!

Kush janë ata shiptarë që sot po vrapojnë pas një "kumbarie të re" më vrasësit e vllëzërve të tyre!?

Janë ata që nuk i kanë zëmrat e përvëluara nga terrori e gjenocidi serb, janë ata që përfituan nga lufta çlirimtare, nga gjaku i derdhur për liri, janë ata që u pasuruan në luftë dhe pas saj,...janë këta multimilionerët që po i tradhtojnë idealet e dëshmorëve e të rënëve për të ardhmën e kombit jasht "bashkëjetesës" me Serbinë.

Normalizimi i mardhënjeve Kosovë-Serbi, pa përmbushjen e asnjë kushti nga ana e kësaj të fundit, qoftë edhe me një kërkimfalje ndaj popullatës shqiptare, jo vetëm që është tradhti kombëtare, është antihumane dhe anticivilizuese.

Kjo formë e pajtimit (kumbarisë së re) të politikanëve shqiptar me xhelatët serb, lenë pak për të shpresuar për një paqe të qëndrueshme në rajon, për arsye se shqiptarët nuk e dëshirojnë më një "bashkjetesë" të tillë!

Kjo nuk ka të bëjë fare më drejtësinë, për më tepër ky është një shpërblim që po i bëhet shtetit gjakatar të Serbisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, dhe një amnistim i krimeve të saj në Kosovë nga ana e lidershipit aktual kosovar.

Marrëveshja eventuale mes Thaçit e Vuçiqit nuk paraqet kurrfarë zgjidhje të problemit serbo-shqiptar, por vetëm bënë barazimin e viktimës me xhelatin, duke filluar kështu rrugëtimin drejt një konflikti të ri serbo-shqiptar!

Këto janë gabime që do t'i vuajnë gjeneratat e ardhshme në Kosovë. Nuk do të kalojnë shumë vite a as dekada kur pasardhësit tonë do të përballen prap me dhunën e terrorin serbomadh.

Shtrirja gjeografike e Serbisë së sotme në shtetin e Kosovës është një "Rrip i Gazës" në mes trojeve shqiptare, i cili nesër jo vetëm që do të prodhojë konflikte ndëretnike mes serbëve e shqiptarëve, do ta bëjë të pa mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Për më tepër se kaq, shtrirja gjeografike e Serbisë në Kosovë ka ndodhur nën "petkun" fetar, me fuqizimin e Kishave dhe Manastireve serbe, përkatësisht gllabërimi i tokave shqiptare nga ana e kishave serbe, duke e legalizuar nocionin "Kosovo e Metohija" para bashkësisë ndërkombëtare.

Vetëm sa për ilustrim, Manastiri i ka gllabëruar mbi 70 hektarë tokë të komunës së Deçanit dhe toka private të shqiptarëve me bekimin e Gjykatave (politikanëve) të Kosovës!

Përderisa politkanët e mjerë kosovar e vazhduan për dy dekada luftën për pushtet në gjysëm shtet, Serbia u përkujdes për shtrirjen gjeografike dhe gjeopolitike të serbëve në Kosovë.

Sot, serbët si asnjëherë më parë, e kanë të drejtën e VETOS në Kuvendin e Kosovës, janë bërë hisedare në të gjitha asetët kombëtare të shtetit të cilin nuk e njohin dhe pranojnë si të tyre.

Me logjikë e turpit Kosova nuk shkon përpara

Ditë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroj ;"Pajtim e jo harresë", duke mos e llogaritur faktin se pajtimi me Serbinë do e dërgon atë pashmangshëm në harresë, sikurse që e la në harresë (kaq shpjet) territorin e  falur Malit të Zi.

Pas votimit të marrëveshjes fatkeqe në Kuvend, Kulla, Çakorri e Bjelluha nuk do të jenë më asnjëherë pjesë e Kosovës.

Ngjashëm, pas "pajtimit", Serbia nuk do të përgjigjet më asnjëherë për krimet dhe gjenocidin në Kosovë, sikurse që nuk do të përgjigjet as për dëmet e pallogaritshme të luftës!

Për më keq se kaq, me aktin e pajtimit, Serbia ligjërisht do të bëhet hisedare në Kosovë. Pas kësaj, Serbia do ta intensifikojë akoma më tepër agresionin e saj politikë mbi Kosovë.

Pasojat e dialogut të Brukselit

Dialogu i filluar si "teknik" në Bruksel, dalëngadalë Qeverinë e Kosovës e futi në një tunel të errët e të pafund të dialogut politik më kasapët e Ballkanit, nga i cili vështirë së do të lirohet pa pasoja tragjike për vendin.

Në njërën Serbia përmes këtij dialogu ka avancuar me hapa të shpejtë drejt anëtarësimit në BE-së,  kurse në anën tjetër Kosovës i ka dizajnuar ndarjen territoriale përmës të ashtuquajturit "Asociacion" i komunave serbe.

Kështu Serbia dialog pas dialogu me Qeverinë e Kosovës e shtriu agresionin e saj politik mbi shtetin e Kosovës. Raundi final i bisedimeve në Bruksel do të rezultoj me ndarjen finale, gjegjësisht të humbjes përfundimtare të pjesës veriore, humbjen e dy aseteve më strategjike të shtetit-Trepçën dhe Ujmanin (Liqenin e Gazivodës).

Pos humbjes së veriut, pasojat do të jenë të pariparueshme për Republikën e Kosovës. Përtej kësaj, në të gjitha komunat serbe në brendi të Kosovës, në vend të mbishkrimit "Republika e Kosovës", mbishkrimet e vendosura të Republikës së Serbisë, madje edhe në çirilicë, me të gjitha simbolet e shtetit serb pa asnjë mbishkrim apo simbol të shtetit të Kosovës e shkaktojnë prerjen tjetër çezariane të territorit të vendit tonë!

Në fund, popullatës shqiptare i mbetët të përgatitet për të (pa)priturat tjera nga pasojat e këtij dialogu, i cili do të prodhojë destabilitet e pasiguri totale. Ngase, pas finalizimit të marrëveshjes së Brukselit,  strukturat e shtetit serb do të veprojnë lirshëm e të papenguara nga askush në territorin e Kosovës.

Do të jetë Policia e Kosovës, ajo që do të sfidohet përherë nga këto struktura, të cilat do të inskenojnë pasigurinë e tyre nga "sulmet" e shqiptarëve, për të kërkuar kthimin e forcave policore serbe.

Mbase, ky do të jetë një motiv shtesë për qëndrimin edhe për një kohë të gjatë të prezencës ushtarake ndërkombëtare (KFOR-it), në vendin tonë.

Ketë shkrim e përfundoj më thënjën: "tradhëtia e vendit në mënyrë primitive dhe shitja e tij në mënyre moderne janë e njëjta gjë".



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora