E merkure, 24.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Zyhra Mula

E hene, 04.06.2018, 08:00 PM


ZYHRA MULA

 

- Këngëtarja e parë shqiptare e Radio Prishtinës -

 

Si Pranvera e bukur  në kopshtin me lula –

  Gjakovë , na lindi vajza  Zyhra Mula !

Zyhra Mula ,  lindi  në vitin Njëzet –

I dha këngës shqipe  shije  dhe lezet !

 

Zyhra Mula , ishte bijë e Gjakovë trimes –

Këngëtarja e parë shqiptare e Radio Prishtinës !

Ishte këngëtare e muzikës së lehtë –

Këngës kosovare i dha shpirt  dhe jetë !

 

Zyhraja , që ishte si lulja e lules ,

Ishte vajzë hasreti –  bija e Selim Mules !

Selim Mula , ishte trim dhe burrë i burrit –

Luftëtar i ngushtë i çetës së Bajram Currit !

 

N’ vitin Tridhjetë e një , i ati i saj  me gruan

Dhe  me djalë  Jusufin –  Gjakovën  e lëshuan !

Kaluan shumë lugina dhe kodër pas  kodrës 

Shkuan  dhe  u vendosën  n’ qytetin e  Shkodrës !

 

Në Shkodër , Zyhraja , bija e kësaj ane –

Shpejt njihet me këngën e lehtë shkodrane !

Dhe atë shumë  shpejtë filloi ta përvetësonte –

Me shpirt e  me zemër filloi ta këndonte !

 

Si vajzë gjakovare , shumë përparimtare ,

E  emancipuar , si vajzë qytetare –

Pati fat t’ martohet n’ familjen  gjakovare ,

Që jetonte n’ Tiranë  me tradita kombëtare !

 

Këtë fat Zyhrajës , Tirana që ia solli –

Ishte gjakovari i quajtur Qamil Domi !

Zyhraja  e Qamili , n’ fat ishin përshtatë –

Ata u martuan n’ vitin  Tridhjetë e shtatë !

 

Zyhraja e Qamili ,  banë martesë gëzimi –

Atyre iu lindi i vetmi djalë , Fitimi !

Fitim Domi u rritë dhe fitoi një famë –

Artist i merituar , quhej “Mixha Ramë”!

 

Pas lindjes së djalit , iu shua një shpresë –

Burri i  Zyhrajës –  Qamili  i vdes !

Mu këtu fillojnë peripecitë jetësore –

Vuajtjet kësaj artisteje , nuk i pushojnë prore !

 

Krahas vuajtjeve tjera –  s’e harron vendlindjen ,

  Dyzet e një , përsëri  me familjen –

Kthehet në Kosovë  e  vendoset n’ Prizren ,

Kënga dhe gëzimi bashkohen n’ dyzen !

 

Deri n’ frymë të fundit , s’ iu nda këngës s’ lehtë –

Më Nëntëdhjetë e katër , Zyhraja ndërroi jetë !

Deri sa t’ trokasin këto  zemrat shqiptare –

S’e harrojnë këngëtaren e parë kosovare !

 

Gjilan, më 28.05.2018.  Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora