Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhipi: Falënderoj uruesit dhe kërkuesit

| E diele, 03.06.2018, 01:15 PM |


Reshat Nexhipi

Rast: 80-vjetori i lindjes

Falënderoj uruesit dhe kërkuesit e biografisë ime

Rasti e kërkon, të dal nga rregullat e modestisë, të cilën e vlerësoj si virtytë të lartë njerëzore, dhe të them që pothuajse  në çdo përvjetor të lin djes ime, sidomos  në vitet  që kanë të bëjnë me numrin e fundit zero ose  pesë, nga ana e gazetarëve të ndryshëm është shkruar gjerë e gjatë biog rafia ime, prandaj për t ua lehtësuar punën kërkuesëve  lidhur me këtë vjetor, pse jo edhe për të lehtësuar vehten, po citoj vetëm disa shkrime, të cilat përmes klikimit në celular ose ajped, e gjejnë gati biografinë ime, nga e cila lirisht mund të shfrytëzojnë atë që u konvenon gazetave ose portaleve të tyre:

1.         Reshat Nexhipi: Autobiografi me porosi ''Zemra Shqiptare'',

2.         Rast:75 vjetori i lindjes, Afrim Selimi,

3.         Delvina Kërlyku, Reshat Nexhipi: I lumtur që nuk e braktisa vendlindjen e Alfabetit,

4.         ,,Zëri i Pellagonisë,, nr. 7-8,2015: R.N. Baba i historianëve.....

5.         Radio ,,Zëri i Iliridës,21 prill,2013: R.N. Legjendë e  Manastirit etj.

Për të mos mbetur pa hiç, e pashë të arësyeshme, në vijim të paraqes vetëm disa nga shpërblimet e mija më të rëndësishme, si dhe dy shtëpitë ime, njëra në Prespë ku kam lindur, tjetra në Manastir, e djegur gjatë luftës në vitin 2001.