E enjte, 28.03.2024, 06:59 PM (GMT)

Kulturë

Petrit Aliaj: Skënderbeu me gjuhën e albanëve në Zvicër

E diele, 03.06.2018, 05:36 PM


SKËNDERBEU ME GJUHËN E ALBANËVE NË ZVICËR

Nga Petrit Aliaj

Në vazhdim të festimeve për vitin jubilar të Skënderbeut, Organizata mbarë kombëtare “Lobi Euro-Atllantik Shqiptar”në programin e saj ka planifikuar edhe realizimin e një seri aktivitetesh me degët që në Belgjikë, Zvicër, Greqi, Itali, Norvegji e Gjermani. Kështu u shpreh ndër të tjera në përshëndetjen e tij kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, zoti Shukri Ymeri.

Konkretisht me dt.26 Maj 2018 ora 17.00 në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër e nën përkujdesjen e ambasadores zj.Nazane Breca,  u realizuan dy promovime librash me vlera të mëdha historike; “Gjuha e Albanëve ose e Shkipëtarëve”të albanologut Gjerman J.R. von Xylander e shkruajtur në gjermanishten e vjetër(1835) dhe “Skënderbeu Mbreti i Epirit” me autor Bernardino de Bidoni në gjuhën e Italishtes vulgare(1544).Të dy librat janë përkthime brilante të studjuesve tanë të apasionuar Frida Vokopola dhe Albert Gjoka të cilët mund ti quaj me plot gojën “endacakë kurajozë në kërkim të së vërtetës”Asaj të vërtete që na i kanë fshehur prej vitesh, bashkëpuntorët e inkriminuar të armiqve tanë në pushtet ;qoftë për gjuhën, historinë e kulturën tonë kombëtare.Eshtë fasha oskurantive e jashtë qitjes së popullit që shfrytëzohet nga injoranca e erërave të përzjera të jetës politike në shtetet tona shqipfolëse ku aparatet tona shtetërore mbushen me militantë të zellshëm e ndërmjet tyre tipa anonimë të cilët marrin përsipër të kërcënojnë me anë të telefonatave studjuesit tanë që të ndërpresin hulumtimet , përkthimet dhe botimin e punimeve të tyre.Kujt i intereson ky skenar ?

Por unë po vazhdoj më tej duke mos ja prishur imazhin e bukur të ceremonisë së takimit me dy studjuesit tanë në këtë reportazh.Në vazhdimësi i ngarkuari i ambasadës së Rep së Kosovës, këshilltari Mustaf Xhemaili ja kalon fjalën e përshëndetjes ambasadorëve që na nderuan me praninë e tyre .                                        Për Rep.e Shqipërisë përshëndeti ambasadori Ilir Gjoni me të cilin patëm kënaqësinë të shkëmbenim disa mundësi bashkëpunimi në kuadër të viti jubilar të Skënderbeut.           Ndërsa për Rep.e Maqedonisë përshëndeti ambasadori i kësaj republike z.Ramadan Nazifi .Ata vlerësuan me shumë konsiderata punimet e studjuesve tanë së bashku me përgëzimet për publikun të ardhur nga Berna, Zurih.Basel, Friburg.Lucerna.Biena,  Winterthur e nga shtete të ndryshme të Europës.

Ndër të shumtët ishin edhe aktivistët e degës së Lobit në Zvicër të cilët përfaqësoheshin nga ing.Sutki Z.Hulaj , antar i kryesisë qëndrore dhe n/kryetar i kësaj dege.

Nga Belgjika ishte juristi Skënder Musliu si zëdhënës i kryesisë së Lobit E.A.SH,  dhe ing.Meti Belaj, kryetar i degës për Belgjikën dhe n/kryetar i përgjithshëm i L.E.A.SH.  Së bashku me ta na nderonte me pjesëmarrjen e tij edhe shkrimtari e poeti, miku ynë prof, Jusuf Zenunaj. 

Për pjesëmarrjen e përfaqësuseve nga Italia duhet të përmend dott Marsela Koçi si gazetare dhe kryetare e degës së Lobit në Itali së bashku me dott.Klodi Pasku, zj.Marta Dolla, dott.Ali Fazlliu, piktorin Arjan Shehaj dhe  prof.Myftar Gjonbalaj i cili bëri edhe vlerësimin(recensionin) e këtij libri me të dhëna historike për Skënderbeun.Ai në mbarim të vlerësimit recitoi për të pranishmit një poezi të tijën mjaft të bukur, dedikuar heroit tonë kombëtar Gj.K.Skënderbeu.                                                                 Me këtë rast , personalisht ndërmjet këtyre rrallëve që po shkruaj dua të falenderoj së tepërmi miqtë tanë; Frida Vokopola e Alfred Gjoka të cilët ma besuan mua pregatitjen e vlerësimit në mënyre modeste të punës së tyre për librin “Gjuha e Albanëve ose e Shkipëtarëve”(Botimi i dytë).Fakti që ky libër në pak kohë është i kërkuar nga shumë lexues të interesuar që ta kenë në dorë,  jo vetëm e lartëson gjuhën tonë por e bën më imperative mbrojtjen e saj , mësimin dhe përhapjen në të gjithë diasporën, mbasi koha, ngjarjet dhe njerzit, tashmë favorizojnë ndërmarrjen e veprimeve të tilla.

Kërshëria e pjesmarrësve në këto dy promovime, solli bashkë me interesimin edhe një seri pyetjesh me karakter edhe pak kurioz të cilat gjenin përgjigje në shpjegimet kohore-shkencore të studjuesve  tanë; Frida dhe Albert .Në fund, krahas përgëzimeve dhe falenderimeve për organizuesit, bashkëpunimin e pjesëmarrësit, zonja Frida dhe Albert, premtuan se nuk do të ndalen në kërkimet e tyre duke hulumtuar në bibliotekat e ndryshme të disa vëndeve Europiane.

 Fakti i paraqitjes së këtyre dy librave lexuesve  dhe më pas me të tjerat të cilat pothuajse i kanë në përfundim e sipër , autorët thonë se ato;janë si drita që sjellin  prova dokumentare për mjaft studjues në trajtimin e literaturës historike e në veçanti edhe për studentat që merren me lëvrimin e gjuhës shqipe.

Në fund të këtij takimi mbresë lënës një koktej i pregatitur me këtë rast, na krijoi mundësinë të shkëmbenim njohjet tona të reja e sigurisht edhe një bisedë të përzemërt me zj Nazane Breca, ku nuk munguan shkëmbimet e kartë vizitave të ndjekura me fiksimet e kujtimeve të kësaj mbrëmje mjaft të bukur në fotografitë e përbashkëta.

Bernë (Zvicër) 26, 05.2018. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora