E marte, 16.04.2024, 03:47 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Protestë stuhi, hajgare apo triumf!

E enjte, 24.05.2018, 07:03 PM


26 Maj, protestë stuhi, hajgare apo triumf!!!

Nga Zenel Çeliku

Më 26 Maj opozita ka paralajmëruar se do te zhvillojë një nga protestat më të mëdhaja të saj. PD e cila është forca më e madhe e opozitës, paraprakisht ka deklaruar se në marëveshje me aletaët e saj, kanë vendosur që protesta të përqëndrohet para selisë së kryeministrisë. Jo vetëm kaq, por qëndrimi I opozitës  së bashkuar është që të rrethojë selinë e kryeministrisë, me qëllimin që të paralizojë funksionimin e punës të kryeministrisë. Nga rrethana korekte mësojmë se rrethimi I kryeministrisë do të zgjasë disa dit, deri në dorëheqjen e Xhafajt nga posti I Ministrit të Brëndshëm. Por ka fjalë se kërkesa e opozitës do të shkoi deri në dorëheqjen e Ramës si Kryeminister, me qëllimin që te krijohet një qeveri Ani-mafie. Në dekleratat e deritanishme, thuhet se mazhoranca qeverisëse do të përballet me një protestë stuhi popullore e cila do të mbështesë kauzën e opozitës së bashkuar. Mirpo, brënda opozitës ka edhe disa difergjenca, partitë e vogla që e  kanë mbështetur fuqishëm PD në kuadër të opozitës së bashkuar-PAA & LXHK & PR & PDK, e shikojnë më skepticizëm LSI brënda formacionit opozitar. Është fakt se baza e PD nuk e dëshiron aleacën e PD me LSI, Kjo flet shumë për një opozitë e cila e konsideron 26 Majin protestë-stuhi për qeverinë. Nëse opozita e cila ka trumbetuar se qeveria do të përballet me nje stuhi protesë popullore, kjo është pak a shumë shqetësim për shoqërinë tonë e cila nuk dëshiron më probleme social dhe as dëshiron rrezik për destabilitet. Nëse opozita do të protestojë si në protestat e mëparshme vetëm me akuza, pa platfromë opozitare, pa projekte dhe ide për mirqeverisje me një qeveri Anti-mafie, nëse opozita nuk dënonon me fakte aferat korruptive dhe kriminale brënda figurave të larta të PS, që në dialektin e vëllezërve kosovar- kjo do të thotë HAJGARE. Është e vërtëtë se mazhoranca ka bërë edhe punë të mira në afro 5 vite qeverisje, por sot qeverisja e vëndit ka probleme të mëdhaja, ka disa ministra të akuzuar si të lidhur me afera korruptive dhe kriminale. Ka shqetësime dhe debate publike se krimi I organizuar, korrupsioni, trafiku I droges, I prostituionit dhe te tjera fenomene negative, sot janë prezente dhe shqetësuese për Shqipërinë. Papunësia dhe varfëria janë burimi I korrupsionit dhe I krimit, perspektiva e vëndit duke larg, pesimizmi në radhët e brezit të ri është evident, ndaj lypet një opozitë shumë konstruktive ku të ketë mbështetjen e mbarë shoqërise, por pse jo, duhet të ketë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë gjë të cilën shumë e shikojnë si të vështirë.

Nga ana tjetër qëndrimi i mazhorancës është se ka punuar mirë në këto 4-5 vite, se ka luftuar dhe po lufton krimin e organizuar, se ka luftuar dhe po lufton trafikun e drogës e tjer e tjer. Por mazhoranca qeverisëse sot po përballet me një skandal ku vellai I Ministrit të Brëndshëm-Fatmir Xhafaj, ka lidhje me trafikun e drogës-kjo është akuza e PD e cila ka pushtuar interesin e publikut kudo në Shqipëri.

Shumë kush mendon se, në një moment që KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë, pikërisht në këto momente shpërthen publikisht fuqishëm skandali “Agron Xgafaj”. E vërteta flet se në dy vitet e kaluara Shqipëria ishte kanabizuar në të gjithë territorin e saj, ndersa sot situata paraqitet krejt ndryshe, por sot kemi në cdo emision lajmesh skandalin e vëllait te Ministrit Xhafaj. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndaj publiku po e ndjek me shumë interes se si do të shkoj kjo punë më 26 Maj dhe përtej 26 Majit. Populiku pret me ankth të qartësohen akuzat per implikimin “Agron Xhafajt” në trafikun e drogës. Ngjarja është e rëndë prandaj publiku pret të shikojë qëndrimin politik dhe moral të Ministrit Xhafaj.

Ne kuadër të kësaj zhurme të madhe në vëndin tonë ku Ministri i Brëndshëm-Fatmir Xhafaj është “kryqëzuar nga opozita për shkak të vëllait të tij si I përfshirë në trafik droge, Shqipëria pret që të hapen negociatat me BE, një moment vërtetë historik për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Në këto momente të turbullta vërejmë se  Komisioneri Europian për Zgjerimin-Johannes Hahn, mbështet ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë dhe Maqedonisë) në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Kushdo do të mondojë se Komisionerin Hahn, nuk shqetësohet fare për situatën politike plot tension në Shqipëri, pse jo, edhe me mjaft rrezik, se mos shpërthen ndonje situatë e keqe të cilën askush nuk do ta dëshirojë. Edhe Tanja Fajon, e cila është një ish personalitet I Brukselit, është deklaruar në favorin e Shqipërisë për hapjen e nogociatave me BE. Znj. Fajon i është kundërvënë mesazheve të ftohta të Presidentit Macron gjatë Samitit të Sofies. Por një moment I pa pritur dhe I pa dëshiruar I del përpara protestës të opozitës. Më 26 Maj ditën kur opozita ka paralajmëruar protestë-stuhi para Qeverisë Rama, po atë ditë në Shqipëri vjen Zv/ndihmësit I DSH-Pete Maroko. Ai do të vizitojë Shqipërinë për në takimin e 15 të Europës Juglindore që mbahet në Tiranë, për sigurinë rajonale dhe ekstremizmin e dhunshëm. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Nuk ka asnjë informacion se Z. Maroko do të zhvillojë takime të nivelit politik në Shqipëri, apo jo?  Vizita e Zv/ndihmësit te DSH-Maroko, kryehet në Shqipëri pikerisht në momentin kur opozita do të jetë në shesh në një protestë të paralajmëruar kundër qeverisë për çështjen Xhafaj. Në këtë pikë, duket se “fati po I bezëqesh” mazhorancës, sepse opozita para një vizite shumë të rëndësishme siç është vizita e Zv/ndihmësit I DSH, duhet të tregohet shumë e kujdesshme dhe larg stuhise popullore të cilën e ka paralajmëruar kohë më parë.

Në gjykimin tim, nga kjo protestë nuk do të ketë triumf për asnjërën palë, kështu tensioni politik do të zgjasë edhe më gjatë. 

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora