E enjte, 28.03.2024, 09:45 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Beqir Sina: Shqipëtarët e Amerikës përkujtojnë Nënën e Madhe Tereze

E diele, 14.09.2008, 12:14 PM


Nga Beqir SINA, New York

Kisha Kotolike “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork, ditën e dielë, më 7 shtator, ka kremtuar meshën, që Papa Gjon Pali II, e ka caktuar për të lumturën Nënë Tereze,

HARTSDALE NEW YORK : Festa zyrtare e Nënës Tereze është më 5 - shtator (e cila është dita e vdekjes, që paraqet ditën e lindjes për në amshim të Nënë Terezes).

Megjithatë, 5 - vjetori i Meshës solemne të Lumnimit të Nënës Tereze, e cila është mbajtur më (Lumturimi i Nënës Tereze është bër me 19 tetor 2003, në ora 10) në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, dhe që e udhëheqi vetë Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i II, kur ishte gjalllë, është shpallur si ditë feste, e cila sipas vendimit të Konferencës Ipeshkvnore të SHBA-së, u kremtua të dielën me 7 shtator edhe në Nju Jork. Andaj, Kisha Kotolike “Zoja e Shkodrës”, ditën e dielë, më 7 shtator, ka kremtuar meshën, që Papa Gjon Pali II, e ka caktuar për të lumturën Nënë Tereze, kurse në mbrëmje, Kisha Kotolike “Zoja e Shkodrës”, ka shtrua darkë solemne në nder të saj, në lokalin Maestro’s Restaurant, në Bronx.Meshën e ka udhëhequr i përndershmi Dom Nosh Gjolaj, famullitar i Kishës “Zemra e Krishtit” në Podgoricë, përndryshe ish famullitar shumvjeçarë i Prishtinës.

Mbrëmjen e ka hapur kryetari i Këshillit të Kishës, z. Mark Shkreli, i cili shkurtimisht u ka dëshirua mireseardhjen të pranaishmveve dhe ka paraqitur udhëheqsin e Darkës, anëtarin e Këshillit të Kishës, z. Fran Çotaj. Zoti Çotaj,, mbas fjalës përshëndetëse, ftoi të përndershmin Dom Nosh Gjolaj për të bërë bekimin e Darkës, mandej zotërin Lekë Përlleshi, i cili me fjalë të zgjedhura ka bërë përshkrimin e shkurtër të jetës së Nenës Tereze, bamirëses shqiptare me famë botërore, fituese së çmimit Nobel për Paqe.
 
Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, ka falenderuar të pranishmit, si dhe mikun e shtrnjtë nga vendlindja, Dom Nosh Gjolaj.Argëtimi është udhëhequr nga këngëtari i mirënjohur, z. Gëzim Nika, kurse pjesa folklorike, me këngë e valle të zgjedhura është bërë nga grupi “Rozafati”, i Kishës Katolike Shqiptare në New York, “Zoja e Shkodrës” me korefografinë e koreografes së njohur z. Angjelina Nika. Befasi e mbrëmjes ishte këngëtarja e njohur shqiptare, z.Eli Fara.

  Mesha solemne të Lumnimit të Nënës Tereze, mbajtur më me 19 tetor 2003, në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, dhe që e udhëheqi vetë Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i II, kur ishte gjalllë, . Ndërsa, të pranishëm kanë qënë edhe ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu,dr Sali Berisha - kryeministri i Shqipërisë, ish presidenti i Kosovës, i ndjeri Ibrahim Rugova, bashkë me ish kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me ish kryeparlamentarin Nexhat Daci, pastaj mbretëresha e Belgjikës, Fabiola, Mbretëresha e Spanjës, Sofia si dhe mbi 200 presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, mbretër dhe mbretëresha princa dhe princesha nga e gjithë bota. Edhe njënumër i konsiderueshem besimtarësh shqiptarë nga SHBA-së nga ishin të pranishëm, ato ditë në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, ishte edhe një grup prej 135 veta nga famullia Zoja e Shkodrës, Nju Jork, si dhe një grup i madh nga famullite shqiptare të Detroit-it, Shën Palit dhe Zoja Pajtore me famullitarët Dom Anton Kçira dhe Dom Nue Gjergji.

   Kremtimet për Nënë Terezen, në SHBA-së nga komuniteti katolik shqiptarë kanë filluar dy javë më parë më 26 gusht. Dita kur lindi Gonxhe Bojaxhiu, e Lumja Nënë Tereze, e cila me 26 gusht 2008, mbushi 98 vjet. Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht e u pagëzua më 27 gusht të vitit 1910, ndërsa u kthye në shtëpinë e Atit Qiello më 5 shtator të vitit 1997. Tërë jetën ia kushtoi të menjanuarve e të varfërve të Kalkutës e të botës mbarë, duke fituar dashurinë e më të varfëve ndër varfër, nderimin e të pushtetshmëve e admirimin e mbështetjen e Papëve.

Nga kjo datë ka pasur dhe do të ketë në komunitet një sërë aktivitetesh, gjatë të cilave do të përkujtohet misionarja e madhe Nënë Tereza dhe do të vlerësohet puna e saj. Mesha, koncerte - homazh zhvillohen në kudo në shtetet ku më së shumti jetojnë shqiptarët. Kisha Katolike Shqiptare në New York, “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale - New York, ajo e Shën Palit dhe Zoja Pajtore, në Detroit - Miçigan ditët në vazhdim kanë planifikuar aktivitete dhe veprimtari kushtuar Nënë Terezes.

 Ditët Nënë Terezes, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes procesin e shenjtërimit të saj. Mesazhi për të vazhduar këtë proces, të nisur nga Papa Gjon Pali II, ka mbërritur nga (arqipeshkvi) arkbishopi i Kalkutës, Lucas Sirkar. Në ceremoninë 98?të, vjetorit të ditëlindjes së Nënë Trezes, me 26 gusht, të zhvilluar në qytetin indian, ai ka kërkuar përshpejtimin e procesit të kanonizimit. “Ne presim, që së shpejti ajo të deklarohet shënjtore sepse ajo jetoi si e tillë dhe jeton si një shenjtore tek Zoti”, u shpreh ai. “Shënjtët nuk janë vetëm për vetvete. Shenjtët janë për të tjerët, për kishën dhe për të gjithë njerëzimin”.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora