Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Aventura e Shpendit në Devollistan!

| E hene, 14.05.2018, 07:53 PM |


Aventura e Shpendit në Devollistan!

Shkruan: Florim Zeqa

Përderisa qytetarët e Kosovës ishin në pritje të një alternative të re politike, u erdhi goditja e radhës nga Devollistani. Partia më e re politike e ripërtërirë mbi hirin e një subjekti të djegur të skenës politike kosovare, nga figura poashtu të djegura dhe ricikluara politike përveqse nuk paraqet risi, shpërfaqë në mënyrën më të keqe egon e sëmurë për pushtet të pakufishëm të njerëzve me kredibilitet të humbur politik.

Përderisa Partia Social Demokrate (PSD) e viteve të '90-ta e plotësonte mozaikun e sistemit pluralist në rrethanat e okupimit klasik, ku mbi 98 % e popullatës shqiptare ishin të rreshtuar në lëvizjen paqësore demokratike për çlirim nga pushtuesi serb, përkatësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të udhëhequr nga lideri shpirtërorë i shqiptarëve të Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova,...PSD-ja e "re" e "çarkut të mbyllur" e rrebeluarëve të VV-së jo vetëm që nuk e pasuron, e bastardon akoma më tepër skenën politike kosovare.

Ngase këtu nuk kemi të bëjmë me emër, përmbajtje dhe orientime të gabuara politike.

PSD-ja e re në themele të vjetra

E ashtuquajtura PSD, mbi themelet e vjetra, në kushte normale do duhej të përfaqësonte interesat e shtresave më të nëpërkëmbura të shoqërisë. Mirëpo, në vendin e paradokseve të shumta, në Kosovën e kapur nga klanet dhe grupet e interesit, PSD-ja do të mbrojë ekskluzivisht interesat e mafio-oligarkëve më të inkriminuar ekonomik në vendin tonë.

Grupi i cili e ngjizi edhe një herë PSD-në e vdekur politikisht në Kosovë, janë grup i ngritur në karrierë politike nga VV-ja, përkatësisht lideri i saj Albin Kurti.

Kur jemi në këtë segment, vlenë për të ritheksuar atë që e kam thënë në të kaluarën; "Albin Kurti gabimin më të madh e bëri në momentin kur u tërhoq nga drejtimi i VV-së, për t'ua lënë në dorë të paudhëve,...rritja e VV-së pa kritere ju kthye në bumerang të madh këttij subjekti politik dhe liderit të saj".

Në momentin kur të vegjëlit e ndien vetën "gjallë" në partinë  e Kurtit, të joshur nga milionat e vllëzërve Devolli, i kthyen shpinën nënës parti që i rriti dhe ngriti në karrierë politike!

Ambiciet e sëmura të Shpend Ahmetit

Shpendi i vogël, i rritur dhe edukuar në frymën e internacionalizmit proletarë, i ushqyer nga milionat e bizneseve kriminale dhe i nxitur nga egoja për pushtet, froni në kryeqytet më nuk i bënë më përshtypje!

I bindur në mbështetjen e korporatës më të fuqishme në vend DEVOLLI COMPANY, synon të arrijë në majat e pushtetit qendrorë.

Për Shpendin e vogël, të shndërruar në dinozaur të kryeqytetit, i cili rrënoi në themel bizneset e vogla dhe të mesme në Prishtinë, pak ka rëndësi a e kalon PSD-ja pragun zgjedhorë apo jo! Ai, menjëherë pas zgjedhjeve nacionale do t'i vardiset subjektit më të madh në vend për kënaqjen e egos së tij personale.

Drejtuesit e subjektit politik PSD, filluar nga kryetari i vetëshpallur Shpend Ahmeti dhe ish kryetari i VV-së Visar Ymeri akoma e kanë të brumosur në kokat e tyre konceptin "kurtian" për shtetin e Kosovës. Mbase kjo është e vetmja vlerë që posedojnë drejtuesit më të rinjë të subjektit të vjetër, ndër më të vjetrit në Kosovë.

Problemi qëndron në faktin se, zbatimi i koncepteve të VV-së në PSD është i pamundur dhe atë për shumë arsye.

Këtij grupimi politik, përveq 12 anëtarëve të rregullt dhe disave me korespomdencë i mungon anëtarësia dhe shtrirja gjeopolitike në hapësirën kosovare.

Përkundër dëshirës së madhe, drejtuesit e PSD-së do ta kenë të vështirë të bindin elektoratin e varfër kosovar për t'u bërë pjesë e oligarkisë kriminale, e cila dominon tregun vendor me produkte të dyshimta të shtetit të Serbisë.

Deklarimi i rrejshëm i drejtuesve të subjektit të posangjizur një ditë më pas, se janë njëri ndër subjektet më të fuqishme në vend, e tregon qartë se ky subjekt i ngjanë një "kulle prej letre" e cila nuk i reziston as furtunës më të vogël!

PSD-në që nuk mundi ta ribëjë gjenerali, me Shpendin do ta merr era

Të gjithë jemi dëshmitarë, kur vite më parë lakmia për pushtet i kishte vërbuar sytë gjeneralit, ish komandantit të TMK-së dhe FSK-së, Agim Çekut, i cili e braktisi karrierën ushtarake për t'u ngritur në karrierë politike.

Pas humbjes së postit të kryeministrit me 9 janar 2008, cak i gjeneralit ishte bërë PSD-ja e Kaqusha Jasharit, ku në vitin 2008 në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PSDK-së, Agim Çeku ishte zgjedhur kryetar i partisë Social Demokratike të Kosovës. Zv/ministri aktual i FSK-së atë botë shprehej optimist se do të arrinte sukses me PSDK-në, por entuziazmi nuk kishte zgjatur shumë, pasi ai pas një kohe relativisht të shkurtër ishte rikthyer në PDK, në partinë e Hashim Thaçit për t'u kënaqur me postin e deputetit.

Agim Çekut edhe pse nuk i dhezi partia, i dhezi miqësia me Hashim Thaçin!

Ngjashëm me Agim Çekun, synon majat e pushtetit edhe oligarku Shpend Ahmeti me grupin e deputetëve të VV-së.

Për dallim nga gjeneral Çeku, Shpendin e mbanë shpresa tek milionat e mafio-oligarkëve ekonomnik dhe afërsia familjare që ka me Devollët, të cilët nga hiqi Shpendin e shndërruan në Dinozaur të Prishtinës, ndërsa Kosovën në Devollistan!

Aventura e Shpendit në PSD nuk do të përfundojë më mirë se ajo e Agim Çekut. Por mebetët të shihet se a do ta pranojë përseri nën sqetull Albin Kurti!. Akoma më i paqartë do të mbetët fati i deputetëve të larguar nga VV-ja; Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina se a do t'i shkojnë deri në fund aventurave të Shpendit në Dvollistan!