E premte, 19.04.2024, 03:42 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Mërgimtarët nuk pendohen

E marte, 08.05.2018, 09:30 PM


PËR «TRE % «  DHE «VENDLINDJA THËRRET» - MËRGIMTARËT NUK PENDOHEN PËR ATDHEUN E VET!

Nga Dedë Preqi

Thirrjet e shqiptarëve që ua bënë vëllezërve të vet shqiptarë në diasporë për ndihmë njëri-tjetrit, sidomos në kohën e luftës së fundit të vitit 1998-99, në Kosovë, nuk do quheshin thirrje akustike e  folklorike, por ishin thirrje atdhetarie e  shqiptarie, sepse armikun e kishim te dera e shtëpisë, si kurrnjëherë tjetër, i cili e kishte në plan edhe çfarosjen e shqiptarëve në Kosovë.

Prandaj, mergimtarët shqiptarë në çdo vend të botës, hapën zemren e tyre si gjithëherë, por në këto momente ishin të përkushtuar si asnjëherë tjetër, sa edhe kafshatën e gojës që kishin për familjen e tyre e ndanë dhe e dërguan në çdo pjesë të Kosovës, duke e ndjerë nevojën e madhe që kishte populli shqiptarë, në rend të parë për ushqime, por edhe mundësinë e furnizimit të armëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në luftë kundër armikut.

Format e organizimit u bënë në mënyra të ndryshme dhe vullnetare, por format që i dhanë fryte dhe mundësi këtij misioni humanitar e atdhetar, ishin «Vendlindja thërret» dhe «Tre përqindëshi» , motoja e të cilave ishte, TA SHPËTOJMË ATDHEUN DHE POPULLIN E KËTIJ VENDI NGA BARBARIA FASHIZOIDE E MILLOSHEVIQIT.

Fati që shqiptarët u gjenden me shumicë dhe aqë të përgaditur në diasporë, të cilët organizuan dhe angazhuan sëcilin mërgimtar të luaj rrolin e vet humanitar e atdhetar, në grumbullimin e të hollave dhe gjërave tjera materiale në drejtim  të Kosovës,  poqese dëshirohet shpëtimi i kësaj popullate të pafajshme nga armiku serb i kohës.

Përmes këtyre Misioneve dhe Shoqatave humanitare dhe atdhetare, ishte alternativa më supriore dhe bazamenti i zgjedhjes së përkohshme të gjendjes  së këtij populli të rrezikuar nga armiku, që së paku popullata e vendit të ketë ushqime për të mbijetuar dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare, të kenë nga një armë dhe më shumë në mbrojtje të atdheut kundër barbarëve serbo-sllav, përndryshe, popullata shqiptare e Kosovës, do të ndodhej edhe deri te një ç’farosje totale.

Nuk duhet ti harrojmë edhe popujt e botës demokratike, të të gjitha atyre vendeve të botës ku qëndroi dhe qëndron edhe sot diaspora shqiptare, të cilët, jo vetëm që gjetën mirëkuptim ndaj këtyre Misioneve dhe Shoqatave humanitare, por të njëjtit u kyqën edhe vetë në këto organizime, duke dhënë ndihma të pa kursyera për ta shpëtuar popullatën kosovare nga lufta.

Ky trajtim dhe përkushtim që i dedikohej popullatës së Kosovës, nuk ishte i rastit, por e kishte edhe porosinë e vet të qartë, që mjetët e grumbulluara nga mërgata shqiptare dhe tjera, qofshin ato financiare dhe materiale, të i dedikohen kësaj popullate dhe njerëzve tjerë me përgjegjësi në zonat e luftrave në Kosovë.

Kjo ishte përshtypja që mund të thuhet dhe se nuk mund të harrohet lehtë, që çdo cent e ka vlerën e vet dhe të shënuar në letër, që ngërthente në vete një emocion të fortë të vullnetit gjithë kombëtarë në mërgatë, i cili nuk mund të tejkalonte askënd dhe pa përjashtim, që peshën e realitetit tragjik kosovar e ndjenin dhe e bartënin sëcili mbi supet e veta.

Fakti që lufta e kauzës tonë ishte lufta për paqë, liri dhe demokraci, ndërsa rrethanat dhe kushtet e krijuara nga barbaria e paramilitarëve dhe Armatës së Serbisë, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare,   i inkuadruan domosdomërisht edhe lëvizjet e mëdha demokratike në Evropë, si edhe SHBA-të, që mos të tolerohej një gjë e tillë, apo të zgjerohen tensione të tilla, që mund të kërcënojë me eskalime përmasash edhe më të gjëra në Ballkan, me ç’rast angazhohet fuqia më e përsosur e NATO-s, duke e larguar agresorin serb nga Kosova.

Si çdo luftë i ka të metat dhe pasojat e veta, por lufta e fundit në Kosovë, përveq dëmëve të mëdha që shkakëtojë në njerëz dhe objekte, ka lënë pasoja tjera të rënda dhe të pa riparuara, përveq tjerave, është edhe çështja e të pagjeturve, të cilët janë edhe afro 1700, të pagjetur shqiptarë dhe të tjerë, kur çmenduria e fashizmit serb, duke ikur i muar më vete, të gjallë dhe të vdekur për ti humbur gjurmët e krimit.

Është interesant të theksohet se në këtë mes, si pasojë e një koinçidence të çuditshme interesash e pozicionesh, shumica e individëve të caktuar nga radhët e shqiptarëve si komandanta të luftës së UçK-së, e shfrytëzuan këtë luftë me dredhi e dhelpëri, të cilët, jo vetëm që nuk muarën pjesë fare në luftë dhe frontet e saj, por ata komanduan nga hotelet e Tiranës dhe vendeve tjera të Shqipërisë, në një mënyrë dhe duke përvetësuar me qindra e miliona marka të fondeve të tubuara nga mërgata shqiptare e botës, të cilat ishin të destinuara për popullatën dhe gjendjen e tyre në luftë.

Natyrisht,  jo vetëm për mërgimtarët, që u fyen, u keqpërdorën përmes këtyre mjeteve dhe u nënçmuan në një mënyrë, hidhen plot dyshime dhe tradhëti të tjera, që nga shkaku i këtyre mjetëve që bashkoi mërgata shqiptare për ta ndihmuar luftën çlirimtare, në të kundërtën e saj, u bënë edhe vrasje e shantazhime në mesin e njerëzve të luftës, sikur që është vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit dhe të tjerëve, që është më keqja e së keqës dhe për fatin e Kosovës dhe çastin dramatik të saj.

Si akte të tilla të turpshme, nga grupe të ndryshme tradhëtarësh e matrapazësh shqiptarë, do shpalohen të gjitha një ditë dhe tani pas një periudhe të kaluar kohore, kapitujt e një politike të «flliqtë» dhe të pa moralshme, që është ndërtuar me mashtrime  e shantazhime nga komandantat e rrejshëm të luftës, të cilët edhe mbas luftës në të njëjtën mënyrë e kapën shtetin dhe udhëheqjen e vendit, që si pasojë e gjithë kësaj shëmtie, dëshmon epilogu i sotëm i kësaj politike të zhveshur dhe të lodhur nga mbeturinat e tilla, duke e pësuar populli dhe shteti i Kosovës.

Sot në kohën e zhvillimëve më të hovshme demokratike, në kohën e integrimëve globale të saj, ne ndahemi si të veqantë nga shoqëritë tjera demokratike dhe zhvëllimore të Evropës dhe botës, sepse jemi vetë pengesë e këtyre procesëve, kur në udhëheqje të shtetit dhe qeverisë së këtij vendi, kemi njerëz, që për virtyt njerëzor nuk posedojnë diçka të rëndësishme përveq krimit dhe korrupsionit,  dhe pa largimin e tyre nga organizmi i shtetit, Kosova do mbetët peng i vetëvetës.

Fakt që Kosova, nuk është  zhvilluar dhe internacionalizuar si duhet në këto ditët e sotme të pasluftës edhe pse e ka përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe SHBA-ve, sepse pengesa kryesore vjen nga vetë politika që udhëheqët nën ombrellën dhe firmën e këtyre njerëzve, që ishin dikur komandanta të rrejshëm të luftës dhe sot, të njëjtit janë udhëheqës të rrejshëm të shtetit të Kosovës.

Për «Tre %» dhe «Vendlindja Thërret» mërgimtarët nuk do pendohen për kontributin që bënë për atdheun e tyre dhe popullin e këtij vendi, por mërgata shqiptare dhe populli i Kosovës, do pendohet dhe do të lëngon nga njerëzit tradhëtarë, mashtrues, kriminel dhe njerëz që po luajnë me fatin dhe të ardhmën e këtij vendi. Prandaj, duhet të shprehëmi sikur në kohën e okupatorit; Poshtë tradhëtarët e kombit, poshtë hajnat e djersës së këtij populli dhe poshtë abuzuesit e gjakut të dëshmorëve të kombit!!!



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora