Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zejdush Kastrati: Qyqanllëku i liderëve tanë!

| E hene, 07.05.2018, 12:53 PM |


Qyqanllëku i liderëve tanë!

Nga Zejdush Kastrati

Javën e kaluar, pata fatin,  qe së bashku  me dy zyrtarë të lartë te Kosovës, të  isha pjesëmarres  i    një  takimi ndërkombëtar të mbajtur në Podgoricë të MaIit te Zi, me pjesëmarrje, edhe  nga gjitha njesite  e   ish fedaratës së Jugosllavise,  tani shtete te pavarura, por,  edhe te disa vendeve  tjera, te rajonit, perkatësisht, Europës.

Ajo që më fascinoi,  dhe më la përshtypje te veqantë, është sjellja dhe veprimi shumë impresionues,  si burrështetas, me rastin e arritjes    sallen e takimit,  që të  tre liderëve shtetërorë të Malit të Zi,  Presidenti aktual Vujanovit, Kryeministri Markoviq, por edhe Kryeparlamentarit Brajeviq ...,  pa bodigardë te shumtë në përcjellje,  siq jemi mësuar ti shohim ne liderët tanë, me disponim dhe  buzeqeshje  që reflektonin   akt shumë  miqësor e pa komplekse ndaj të pranishmëve, pastaj  me një  komunikim dhe mesazh, që  ndërguan  tek  të gjitjhë të pranishmit,  se kur është në pytje ndërtimi i shtetit të tyre,  qe kanë ndërtuar dhe po e ndertojnë, nuk ka kompromise...!

Presidenti Vujanoviq, pos tjerash, permendi edhe bombardimet e Nato-se, ne aspektin pozitiv, por edhe ndihmen e ofruar, per kosovaret,   të cilët, gjate luftes se fundit, për shak te dhunës dhe terorrit sërb,  gjeten strehim, ne kete shtet fqinje, dhe fqinjësine e mire që pret,  dhe dëshiron  me Kosovën....!

Në këtë takim,   enkas për keta të pranishëm,  u emetua edhe një dokumentar i shkurtër, që ishte  edhe  surpriza dhe befasia e radhës,  ku ne menyrë faktografike,  me data,   paraqitej dhuna, presioni dhe kercenimi, që në vazhdimësi, i behej, nga Serbia e atëhershme,  kesaj Republike,  ne kuadër te federatës jugosllave,  gjatë shekullit të kaluar, kur Mali i Zi,  angazhohej, të funksiononte,  si njësi e barabartë, dhe,   edhepse,  ne kete takim,  ishte prezent edhe,  delegacioni nga Sërbia,  por, nuk pati reagime,  refuzime,  replika,  largim nga salla,  kercenime...!

Nëse bejmë,  vetëm një krahasim, të  k ëtyre lidërëve, nga këndi i vrojtuesit, përkatësisht gazetarit, me takimet që kanë zhvilluar dhe zhvillojnë delegacionet e Kosovës me të Sërbisë, jo vetëm në takimet e  mëhershme  të Vjenës, e së fundmi edhe të  Brukselit, por,  edhe  në takimet e organizuara edhe në Prishtinë,  ku pala shqiptare, gjithnje dhe me përjashtime të rralla, në raport me Sërbinë, sillet totalisht  e padinjitetshme,  e përkulur, inferiore,  e papërgatitur, ...!dhe janë raste të rralla,  kur përmendin edhe emërtimin Shtet e Republikë, por Kosovë, me crast,   krijojne një atmosferë,  dhe përshtypje,  sikur ne  shqiptarët, kemi bërë luftën në Shumadi të  Sërbisë, kemi vra mbi 13 mijë, kemi zhvendos mbi 1 milion sërbë, kemi djeg, shkatrru e plaqkitë pasuri miliardëshe të sërbëve...dhe jemi fajtor dhe përgjegjës për gjithë luftërat, e bëra .në ish Jugosllavi..!

E them me rezerva, por fatkeqësisht, kjo është e vërteta, edhe pse kemi hyrë ne dekadën e dytë të Pavarsisë, me  këto kapacitete e këtë mentalitet, me  veprime  robi e servili, vështirë e kemi të ndërtojmë,  ate që vetëm deklarataivisht po e trumpetojmë, por është mirë,  që të marrim shembuj,   nga ata, që në rënd të parë,  kanë shtetin e kombin,  e jo si ne,   hajninë, hipokrizine e demagogjinë....!

Për mua,  si banor i një shteti,  që nuk është akoma shtet, sjelljet  dhe deklaratat e liderëve të Malit të Zi, , jane udherrëfim dhe shembull konkret,  se si duhet dhe si mbrohet e prezentohet shteti ligjor e jo kanunor ....!