E shtune, 20.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Faleminderit

Rodolf Marku: “Nekrologji - Nush Radovani”

E diele, 14.09.2008, 04:50 PM


Nush Radovani (01.01.1920 - 06.09.2008)
Nush Radovani, i cili veç pak dite ma pare u nda nga kjo jete e perkohshme tokesore, asht nder ata njerez qe lane gjurme te jashtzakoshme ne jeten e te tjereve. Prandaj per nje njeri si ai, qe vazhdon me jetue ne jeten e te tjereve, e kemi te veshtire qe ta besojme se nuk ndodhet ma mes nesh…

Personalisht kam pase fatin e madh, fatin ma te madh te jetes teme, qe ta kem njohur nga afer vite e vite ma pare, si profesor, dhe ma vone si mik te aferm.

Asht nder fisniket e rralle te races shqiptare, nder ata fisnike qe i kane dhane kuptimin e vetem Shqipnise. Dhe me vdekjen e Profesor Nushit, te mikut te tij, Pader Zef Pllumit, te Gjenar Topallit, te Ruzhdi Çobes, te Gjon Shllakut, zhduket nje brez fisnikesh dhe mbyllet nje epoke fisnike qe e kam te veshtire me besue se ka m’u perserite.

Te gjithe e kane njohe me emnin “Profesor Nushi”. Jo vetem studentet e tij, por edhe 80 vjeçaret, edhe ata qe nuk dinin shkrim e kendim. Ngase te gjithe e njihnin se ai qe nje intelekt i madh, nje dijetar i jashtzakonshem, nje enciklopedi e gjalle levizese, nje kerkues i perjetshem. Dhe te mos harrojme se ai, qe nje enciklopedi e gjalle ne nje kohe kur injoranca lavdrohej si virtyti ma i madh dhe ma fitimprures, ishte i ditun kur padituria shperblehej, ishte kerkues i pandalun ne nje shoqeni te pergjumun. Emnat e njerzve te medhaj te ksaj bote i kam ndi per here te pare nga Prof. Nushi: Sokratin, Platonin, Niçen, Shopenhaurin, Shen Augustinin.

Dija njerezore tek ai ishte nje sfide ndaj injorances. Dhe nuk kishte gja qe urrente ma shume se injoranca. Dhe kulimllekun e injorances. Shpesh na thonte ne klase tercetin e Dantes, se kur injoranca bashkohet me pushtetin, nuk i mbetet shpetim njerzimit. Me nje guxim te jashtzakonshem, na thoshte, ne, 14-15 vjeçarve, se si duhet te dallojme at injorantin me kostum dhe kollare nga aj fshatari qe vertete nuk din shkrim dhe kendim, jo per fajin e vet, e qe ka instiktin e shnoshte te njeriut te mençun, qe ka mburojen e kultures se parardhsve te vet, te ciles i beson dhe qe ka mendjen e shndosh te paprishun nga edukimi gjysmak. Dhe injoranca me kostum dhe me kollare aso kohe – dhe besoj se edhe ksaj kohe - identifikohej me Pushtetin, me arrogancen e saj dhe me kryetrashsine e saj. Na thoshte me hidherim, me ate mnyren e veçantë qe mban veç vulen karekterstike te Pr. Nushit, se Shqipnia ka vetem nje dallim te vogel nga vendet e qytetrueme: Ne bote, na thoshte, kalon nje i mençum dhe njerzit i shkojne mrapa me ndi se çka thote; shkon rruges nje i marre, dhe njerezit e shohin me keqardhje dhe thone - I shkreti qa e ka gjete! Asht i marre!. Ndersa te ne: Kalon nje i marre rruges, dhe tane i shkojne mrapa me ndi se çka thote. Kalon nje i mençum, dhe tane e lane ne pune te vet, duke thane - I shkreti ky, ça e ka gjete! Asht i mençum! Asht e tepert me thane se kush ishte i marri qe i shkoshin mbrapa njerzit ne ate kohe!!!

Me kujtohet se si ne Lezhe - ku ishin mbledhe dhe disa nga karakteret ma te çuditshem - ishte nje plak i mbrrolun dhe i bame nje grusht nga pleqnia. Te gjithe e njihnin me emnin Avokati. Tue kene i pambrojtun, qe ba gazi i qytetit. Vetem Prof. Nushi revoltohej dhe i delte zot. Ma vone, shume e shume vite ma vone, kam marre vesh se kush kishte kene ky plak me te cilin tallej qyteti, e te cilit veç Prof. Nushi i delte zot: avokati, te cilit tenexhexhinjt i hedhshin minj posht deres e që te diplomuemit e Tiranes e tallnin, kishte qene perfaqesuesi i pare i Shqipnise ne Lidhjen e Kombeve te Bashkueme, dhe mik i ngushte i Fan Nolit dhe i Faik Konices.

Ne ate menyren e vet te prehte, me nje mprehtsi sokratiane, na thoshte shpesh se ne shqiptart jena si ai udhetari qe ec me dy strajca ne krahe: njenen, ate te madhen, qe ja thyen shpinen, e mban mbas kurrizit. Tjetren, trasten e vogel, qe nuk ka peshe, e mban perpara vetes. Te strajca e madhe, qe nuk e sheh, ka vu hallet e veta. Te strajca e vogel, qe nuk ka kurrfare peshe, ka hallet e botes. Tane diten merret me strajcen e vogel - me hallet e botes - ndersa me at qe ja thyn kurrizin, me hallet e veta, qe nuk i sheh, nuk ka se si te merret, sepse kujton se nuk i takon atij.

Dhe keshtu,siç thoshte dhe Prof. Nushi perpara 20 vjeteve, per fat te keq, me duket se vazhdojme me ece ne shqiptarët edhe sot.

Per here te fundit Prof. Nushin e kam takue ne vitin 1990. Kishte ardhe me dy miq te vete, me Ruzhdi Çoben, dhe me nje mikun e vet prift. Me tha se prifti asht Zef Pllumbi. Shume vite ma vone, tue lexue kujtimet e pader Zefit, kam ndesh emnin e Prof. Nushit. Nuk e kisha dite se kishin kene bashke ne knetat e Maliqit. Pader Zefi flet me adhurim per Nush Radovanin e ri, per dijen dhe paperkulshmerine e karakterit te tij.

Me nje dinjitet te jashtzakoshem, Prof. Nushi kurre nuk fliste se çfare kishte hieke gjate jetes. Vuejtjet e jetes per te ishin teper te vogla qe te mund t’ia thyenin besimin se e keqja asht veç nje moment i perkohshem ne Historine e njerzve. Me gjithçka qe bante dhe me gjithçka qe thoshte, te Prof. Nush Radovani dalloje se dija, intelekti, ishin perpjekja per te kapercy pertej asaj çka asht materiale dhe pertej asaj çka asht e dukshme, dhe e perkohshme. E gjithe jeta e Prof. Nushit duket se ka kene nje perpjekje kambngulse dhe e vazhdueshme, deri ne momentet ma te fundit te jetes se vet, per te arrite te padukshmen, spiritualen dhe sublimen, ku fshehet zanafilla dhe arsyeja e mrame e gjithçkaje.

Me vdekjen e njerzve si Prof. Nush Radovani, Shqipnia bahet gjithmone e ma e vogel. Por qiella e amshueme, ku prehet shpirti i tij, sigurisht do ndjehet ma i madh prej njerzve si ai.

Drite i paste shpirti ne prehjen e perjetshme!

Rodolf Marku Londer, 10.09.2008
Marre nga http://radovani.blogspot.com/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora