E shtune, 20.04.2024, 11:51 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Jashari: Aleanca Ortodokso-otomane

E diele, 29.04.2018, 03:00 PM


Aleanca shpirtërore-fetare, politike dhe gjeostrategjike Ortodokso-otomane ( Ruso-turke) edhe në ditët e sotme!

Nga Skender Jashari*

Kohëve    fundit  është   gjithnjë  e më  mediatike  aleanca   ortodokso-islamike,  gjegjësisht  ruso-sllave  me  botën  islame! Rrënjët  e kësaj  aleance   që në  fillim të  saj,  por edhe tani   janë  tejet   prezente dhe funksionale. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, i përdorte për luftë speciale kundër botës demokratike. Mirëpo me rastin e shembjes së Bashkimit Sovjetik, grupet e tilla humbën mbështetjen financiare-logjistike. Derisa  ringritja e   Rusisë  pas  viteve  1990, tregon qartazi që ka  lidhje  me  rritjen  e terrorizmit islamik në  botë,  derisa  ideologjia  marksiste-leniniste, tashmë    pranohet  si e  kolapsuar.  Me tentimin  e  Rusisë për  ringritje( pas shpërbërjes së BRSS), rrol  vendimtarë i kanë  dhënë edhe  përdorimit të islamit politikë( vehabizmit dhe terrorizmit islamik), për qëllimet politike, ekspansioniste    Rusisë!

Mozaiku  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi  me  Genadiusin!

Derisa urrejtja-ndarja  mes botës së Perëndimit( katolicizmit) me  botën  Lindore( Ortodoksizmin),   daton që  në 395 dhe me  ndarjen e  Kishave  më 1054, humnera e  tillë në vazdhimësi është thelluar( edhe përkundër  përpjekjeve  për ribashkim). Në  mesin e  botës  Lindore( ortodoksëve),  gjenë  shprehje identifikuese që  më shumë urrejnë  Perëndimin( katolik), sesa islamin a çdo fe tjetër!

Aleanca  është  realizuar kur  djali i  Sulltan  Muratit II,   pra  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, riorganizoi  shtetin dhe  ushtrinë  osmane,  me qëllim të pushtimit të Konstantinopojës, më 29 maj 1453. Sulltanët  kishin pushtuar tashmë territore  ballkanike  dhe  Atolike, por  kishte  mbetur ende  e pamposhtur Konstantinopoja![1] Mirëpo  Sulltan  Mehmet  Fatihu, ndërmori hapa të  rëndësishëm,  përmes  inxhinierit  Orban,  ndërtoi 3  topa gjigandë, të panjohur  deri në atë  kohë, të njejtët  do përdorë edhe kundër Arbërisë, për  t’a mposhtë! Kjo  armë  ishte  kryesorja    mposhti muret  e   Konstantinopojës. Me rastin  e  çarjes së  mureve dhe  mbi gjitha efektit psikologjik    shkaktonin  këto  armë të panjohura  deri atëherë- topat  gjidand( për nga  kalibri dhe forca  shtaërruese), u arrit  mposhtja  e   Perandorit   Konstantin XI Paleologu  me  8.000  kështjellarët    e mbronin! Derisa  forca  osmane  ishte   mes 75.000-100.000 rrethues,[2] kurse më pas  disa herë Kështjella e Krujës është  rrethuar  me numër  shumë më të madh  forcash( deri në 250.000),  si dhe është  granatuar me topat  e tillë gjigand! Mbrojtësit e  Konstantinopojës, po ashtu nuk pranuan  vasalitet  dhe  mbrojtje  nga Europa, ngaqë  ishte  tepër e  theksuar edhe  armiqësia  sidomos  kundër Vatikanit.

Më 29 maj 1453,  Sulltan  Mehmeti hyri në  Konstantinopojë,  ku Katedralën  e  Konstantinopojës e ktheu    Xhaminë  Shën Sofisë, duke  deklaru si kryeqytet të  Perandorisë  Osmane dhe duke  konsideru veten  si  trashëgimtar  ligjor të  Perandorisë Romake.

Pra këtu  fillon    e keqja!

Sulltanët  ishin të  njohur  për  aplikimin e parimit  “përçaj  e  sundo!” parim i trashëguar  ngë  Bizanti. Duke  e pa    Kisha  Ortodokse( popullata ortodokse dhe klerikët  e Kishës  Ortodokse  ishin tejet    armiqësuar  me katolikët[3]  më shumë  preferonin  Islamin sesa Vatikanin[4]),  pranoi t’i  dorëzohej   Sulltanit  Osman, e  jo të  pranonte   Vatikanin, e shtyri   Sulltan  Mehmetin  që ta  lejonte   Kishën  Ortodokse të  kishte  autonomi për të  përfitu  besnikërinë e  tyre. Sulltan  Mehmet Pushtuesi  e vendosi  Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe  Genadiusi II apo  Georgios Kourtesios  Scholarios,  ishte  Partiarku më   anti-Perëndimorë,   kundërshtuesi  më i madh i Bashkimit të Kishave dhe  unifikues  mes   ortodoksëve( veçmas  grekëve)  dhe  islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark  i përbetuar   dhe  mirënjohës  për  Autonominë  e  Kishës  Ortodokse   nën  Perandorinë  Osmane,  do ushtroj  terror mbi besimtarët   katolik nën këtë  Perandori, madje edhe përmes  besimtarëve  ortodoks!    ndarjen  e  Perandorisë Osmane, sipas  Mileteve,  të krishterët  ortodoks u  quajtën  “rum”, në këtë periudhë  u ushtru  terror  i vazhdueshëm  kundër të  katolikëve  që të konvertoheshin në  ortodoks! Derisa  pjesa më e  madhe  e Ballkanit ishte e pushtuar nga Osmanët, të  vetmit të Krishter  Katolik,  ishin  Shqipëtarët!

Më 1 qershor  1453, vetëm  3  ditë pas rënijës  së Konstantinopojës, Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, ia   bleu  rrobet   fetare  Genadiusit dhe   zhvilloi  procesionin  e Patriarkut     Konstantinopojës. Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, e  bëri   aleancën     deri më  sot  do  vazhdoj! Pajtoi  Islamin  me  Krishterimin Ortodoks,  duke  e thellu edhe më shumë  ndarjen  mes  Krishterimit  katolik  me  atë  Ortodoks( e  cila ndarje     nga 1054  në vazhdimësi  u  thellu)! Kjo aleancë  qe më  fatkeqja  për Kombin Shqipëtar, i cili i vetmi në  Ballkan-Gadishullin Ilirik, është identifikuar si kufiri më skajorë i Europës, gjë që  bëri të  gjitha  rrebeshet  e sulmeve pansllaviste dhe panislamiste të  godisnin mbi Arbëri! E njejta  ngjan edhe sot, Serbia dhe sllavët e grekët  nuk targetohen nga   influence Ruse dhe Islamike, sesa Tokat  Shqipëtare!

Pengesa  kryesore   kundër  shtrirjes  Osmane  edhe në  Gadishullin  Apenin-Italian por edhe  në Europë,  mbeti  Rezistenca  Shqipëtare! Derisa shekulli XV dhe XVI, njihen  si shekujt  kur  më së  shumti është  zgjeruar  Perandoria  Osmane! Duke u vlerësu Shqipëtarët si pengesën  kryesore për  zgjerim të Perandorisë  Osmane,  jo vetëm  gjenocidi dhe  lufta  e kësaj  Perandorie,  por  rrol tejet  të madh  luajti  edhe  Patrikana  e Konstantinopojës në  zhdukjen  e  Shqipëtarëve!

Për fat të keq, edhe në  kohët  e sotme,   ndodhemi përpara të njejtave sfida! Sot shohim bashkveprim mes   ndikimit Rus  dhe atij turko-islamiko-arab,    forma të ndryshme, deri edhe në  formën e  kërcënimit të sigurisë dhe integritetit e  sovranitetit territorial    republikës së Kosovës( sidomos), por edhe    republikës së Shqipërisë!

Reagime të  panumërta, nga  studiues  ushtarak e  politik Shqipëtar  dhe nga   institucione  ndërkombëtare  të sigurisë dhe  nga  aleatët   tonë, na   është kërkuar  kujdes, vigjilencë, shtim të masave të sigurisë publike, angazhim më serioz i  shërbimeve  inteligjente  e  deri   shtim të   buxhetit  ushtarak( për  Shqipërinë) dhe  krijim të ushtrisë  për  republikën e  Kosovës etj!

* Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[2] Po aty.

[3] Norwich, John Julius (1997). A Short History of Byzantium. New York: Vintage Books. faqe 373.

[4] Stone, Norman (2005). "Turkey in the Russian Mirror". In Mark Erickson, Ljubica Erickson. Russia War, Peace And Diplomacy: Essays in Honour of John Erickson. Weidenfeld & Nicolson. faqe 94



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora