Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Thesaret e historisë së Pellazgëve

| E diele, 29.04.2018, 12:08 PM |


Ç‘pasuri e madhe dijesh nga thesaret e historisë së Pellazgëve!

Përgatitur nga Fahri Xharra

Lundrimi në histori , të shkruarit e historisë dhe mangësitë e saj të japin një ide shumë kokëfortë se historia pellazge, ilire , shqiptare është manipuluar me shekuj. Manipulimet e saja janë aq të mëdha sa e kemi shumë të vështirë të bindim së pari vetvetën e pastaj të huajt . Është për t`ardhur keq që ka aq shumë kundërshtarë të vetvetes në mesin tonë ,këtu pra ku flitet shqipja.

Të lexojmë se çka thonë disa  autorë :

Prifti Emidio Luzi (1874) tha:”Pellazgët ... ishin banorët më të lashtë të Italisë dhe përshkruan tërë vendin duke luftuar, duke sunduar edhe si priftërinj. Duke ardhur këtu, të ndarë në shumë fise, ata u vendosën në vende të ndryshme të Gadishullit, duke ia dhënë emrin kapitenit të tyre secilit regjion të pushtuar. Si pasojë, popujt vendas , si umbret, ausonët, oskanët, brutët, rutullët dhe enotrët ishin emrat e parë të italianëve që me të vërtetë nënkuptojnë një popull të vetëm origjinal, i ndarë vetëm në qeverisje edhe pse i ngjashëm në zakonet e tyre. Pellazgët, që Homeri i quajti hyjnor, të cilët ndërtuan shumë lagje të latinëve, të sabinëve, të auzonëve, të oskëve, të enotretëve, të lukanëve, të brucëve dhe të hazilëve pak nga pak u përmbysen dhe u privuan edhe nga nderimi që u përkiste atyre duke pasë qenë qytetëruesit e parë të Italisë dhe krijues të artit dhe të zejtarisë”.

Sami Frashëri, në enciklopedinë e vet “Kamus al-a‘lam”, ndërmjet të tjerash, ka shkruar: “Nga kombet që i përkasin pellazgëve, vetëm kombi shqiptar ka mbetur deri sot në gjendje të thjeshtë (të papërzier), të cilët janë stërnipërit e ilirëve të vjetër, gjë që prvohet se shumica e termave të mitologjisë greke, të cialt dihet se janë nga gjuha pellazgjike, shihet se u ngjajnë fjalëve që edhe sot përdoren në gjuhën shqipe. Sipas hipotezës së disa studiuesve të vonshëm emri pellazg nuk është emër i përveçëm dhe pasi në gjuhën e kombeve që i quajmë pellazgë ka kuptimin “plak” dhe i “vjetër”. Historianët e lashtë grekë e kanë përdorur këtë fjalë në kuptim “të vjetër” dhe “pleqtë”, duke pasur parasysh kombin e përmendur që ka banur në Greqi para ardhjes së grekëve”.

Redaktori i Sallnamës (Vjetarit) të Vilajetit të Kosovës, për vitin 1896/97, i cili, ndërmjet të tjerash, shkroi:”Tashmë shkruam për shqiptarët (Arnautët), me emrin pellazgë, që shtriheshin në një pjesë të Anadollit (Azia e Vogël) dhe të Rumelisë (Ballkani). Historia i njeh shqiptarët: ata të Anadollit dhe të Rumelisë, si komb më i vjetër. Zatën, besimet, folkflori, doket e zakonet e madhërueshme të pellazgëve janë identike me ato të shqiptarëve dhe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve hasim fjalë pellazgjike. Sipas pohimit të grekëve pellazgët, d.m.th. shqiptarët e vjetër, ndaheshin, kryesisht, në katër degë: 1) Ilirët, të cilët jetonin në territorin i cili shtrihej nga kufinjtë e Greqisë së Vjetër dhe ngushticës së Adriatikt, në veri, ku përfshiheshin viset e Shqipërisë së sotme, të Bosnjës, Hercegovinës dhe të Dalmacisë. 2). Maqedonasit, që jetonin në trevën e cila shtrihej nga Pindusi deri te malet e Sharrit dhe të Rodopeve, si dhe nga Uji i Zi e deri te arkipellagu, ku përfshiheshin trevat e Selanikut, Manastirit, Shkupit e Serezit. 3) Trakasit, që jetonin nga hapësira tokësore e cila shtrihej nga Danubi, në veri, deri në Edrene, në jug. 4) Frigasit, që shtriheshin nga brigjet e Anadollit deri në trevat e Ankaras dhe të Sivasit. Në këtë mënyrë, pellazgët pas shpërnguljes në Azi të vogël e gjetiu, u përzien me popujt të tjerë, me ç‘rast emrin dhe kombin e humbin. Vetëm nga një pikë e pellazgëve, që mbetën pa u asimiluar, u krijua kombi shqiptar, e kjo pikë ishte nga dega e ilirëve. Me një fjalë, kjo degë ishte ajo kategori, e cila e ruajti emrin, gjuhën, kombësinë, doket dhe moralin, e që jeton në trevat e Shqipërisë së sotme. Shqiptarët u krijuan nga ilirët e lashtë. Gjuha e pellazgëve të vjetër është gjuha e shqiptarëve. Më vonë, duke qenë nën sundimin romak, osman etj, u bënë disa ndryshime në emrin, doket e zakonet, kombësinë dhe në gjuhën e pellazgëve”.

N.P. Elefteriadhi, në veprën e vet “Greqia pellazgjike para helene”  (Athinë, 1911), veç të tjerash, shkroi:”Pra, sipas dëshmive të të lashtëve, ata të njëjtit popuj që banuan veçanërisht në trojet greke, banuan shumë kohë më parë bile shumë më parë se të shpërthente Lufta e Trojës, në mbarë Itlainë, në Sicili, në Azinë e Vogël, në Gadishullin Iberik, në Francën Jugore dhe në shumë vende të tjera, ku flitej e njëjta gjuhë pellazgjike shumë kohë më parë se të arrinin grekët në trojet e tyre të sotme. Kështu pellazgët përbënin një “Botë të Madhe Pellazgjike” prej së cilës qytetërimi grek, zhvilluan në një periudhë shumë të mëvonshme, është një karakteristikë e asaj bote origjinale dhe të ndriçuar. Prandaj, edhe gjuha greke u firmua në strukturën e saj përmbajtëse, nga gjuha shumë e pasur pellazgjike”.

Në enciklopedinë “Nouveau Petite Laurouse” (Paris 1950), shkruhet: ”Pellazgët, popullsia e lashtë banonte në kohët parahistorike në Greqi, në Arkipellag, në bregdetin e Azisë së Vogël e Italisë... Në përgjithësi konsiderohet se trakët e lashtë, frigët, lidët, karienët, etruskët, epirotët, ilirët, italianët (samnit dhe oskët) dhe shqiptarët e sotëm, janë degë kryesore të pellazgëve”.

Dijetari kroat-dalmatinas Petar Lisiçar, në librin e tij “Crna Korkira” (1950), lidhur me fenomenin pellazg, ndër të tjerash, ka shkruar:”Në fshatin Potorni, në jugperëndim të ishullit Korçula, është gjetur mbishkrimi votiv, i cili dëshmon se në këtë ishull në kohën e okupacionit romak, ishte i famshëm kulti i Venerës së Pellazgjisë. Në pjesën tjetër do të sjellë në lidhje me epitetin e Venerës së Pellazgjisë me emrin e pellagonëve të ilirëve, të cilët ishin sipas Skimit, fqinj të liburnëve (fis ilir, të cilët jetonin në viset malore të Velebitit të sotëm në Dalmaci), Pellagu ilir, shqip pellg- pellgu “baltë”, pellg (me ujë) i peshqve; emra të pellagonëve ilirë; emër i ishujve të Raguzës, të cilët në Mesjetë u quajt Sant‘ Andrea de Pelago dhe emrat e ishujve Pellagosa- Pellagruzha japin një parandjenjë për të pohuar se një grup i pellazgëve-ilirë. Të ngjashëm me liburnët, në kohën antike i kishin vendbanimet e veta të peshkimit dhe të kusarisë në ishujt e Adriatikut (të Dalmacisë së sotme) si dhe në Curcura Melaini”.

Gentjan Fani : Shqiptaret janë një popull vital dhe energjik te çilet gjate gjithë historisë se njerëzimit kane pasur civilizim dhe kulture nga me te lashtat se popujt e tjerë te botes. Përpara se te fillojmë dhe te japim argumente objektive dhe historike për këto çështje duhet te përmendim gjuhen shqipe e cila sipas studimeve te shume gjuhëtareve dhe shkencëtareve e kohëve te fundit rezulton se është gjuha me e vjetër se sanskritishtja e cila mbahej deri tani si gjuha me e lashte. Gjuha shqipe është pjese e trungut te familjes se gjuhëve ?ndo-Evropiane.