E marte, 16.04.2024, 02:40 PM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Shqiptarët udhëhiqen nga malazezët!

E diele, 29.04.2018, 12:35 PM


"O shqipëtarë të mjerë,

ç'u ka marr koka erë,

po punoni për të tjerë! ( Çajupi)

Komuna e Tutinit me shumicë popullatë shqiptare edhe Ulçini pas 28 vitesh do të udhëhiqet nga malazezët!!

Si mund të shpjegohet i gjithë ky turp, kjo tradhëti që shqiptarët ia bëjnë vetës së tyre?! Me shumë mund shqiptarët e Tutinit, kjo trevë den baba den shqiptare, arriti ta bind Qeverinë Malazeze për t'iu njohë e drejta ta formojnë komunën e tyre dhe kur kjo u arrit me shumë mund, qeverisja iu dhurohet malazezëve pakicë!! Tani kjo ngjet edhe me Komunën e Ulçinit, trevë arbërore që nga Pëllazgo_Ilirët e gjerë më sot,pas 28 vjetësh, qeverisja iu dhurohet malazezëve!! Ç'është ky sindrom i robit, nga i cili asesi nuk po munden të çlirohen shqiptarët?!

Si ka mundësi, tërë ato parti politike shqiptare në Ulçin,të mos gjejnë gjuhë të përbashkët mes vedi për bashkëqeverisëse,ndërsa gjejnë gjuhë të përbashkët me malaziasit?! Po, si i harruat porositë e Çajupit, të Fishtës- Homerit shqiptar? Bre ju qoftë haram buka!

Fazli Maloku, Prishtinë

E shtunë, 28 prill 2018



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora