E shtune, 20.04.2024, 01:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Varri i Skënderbeut gjendet në derën e kishës së Shën Nikollës

E shtune, 28.04.2018, 06:02 PM


Varri i Skënderbeut nuk ka mbishkrim gjendet në derën e kishës së Shën Nikollës

Nga Gjon KEKA

Ashtu siç pushojn idetë në brendësi ,kështu pushojn edhe misteret të cilat ne ende nuk i kemi zbuluar në kohën tonë. Disa mistere të cilat kanë lodhur mjaftë koka hulumtuese, mjaftë arkeolog etj, por që kanë mbet edhe në ditët tona ende të pa zbardhura ,pra pa e prek efektin e rrezeve të dritës së diellit.

Disa njerëz vdesin dhe i mbulon dheu,por emri i shkruhet mbi dhe,disa të tjerë vdesin dhe i mbulon misteri ,nërsa disa vdesin dhe i mbulon harresa.Varri i një heroi dhe lideri e strategu të madh siç është Gjergj Kastrioti është vend i pelegrinazhit të kombit arbnor europian. Gjergj Kastriotin nuk e mbuloj harresa edhe pse ai ka vdek 560 vjet më parë ,ai mbetet ende i gjall,gjurmët e tij flasin, varri i tij që ende nuk dihet se kus saktësisht është në Lezhë ,por që brenda Kishës Shën Kollit e sigurt që ishte varrosur sipas të gjitha dokumenteve.Palmat e sotme lulëzojn në memorialin ,në varrin e këtij heroi të madh të Arbërisë dhe Europës.

Sidoqoftë ka patur shkrime dhe teza mbi misterin e varrit të Gjergj Kastriotit,por ato nuk kan sjell ndonjë risi,as ndonjë të vërtetë mbi këtë enigmë.Por rastësisht e gjeta këtë dëshmi të gazetës Salzburger Volksblatt të vitit 1942 ku shkruan pikërisht për vendin se ku gjendet varri i Gjergj Kastriotit.Në këtë gazetë shkruan kështu:

“Siç raportohet nga Tirana, së shpejti do të bëhet një kërkim i varrit të heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu, i cili vdiq në vitin 1468 në Lezhë dhe u varros në kishën kryesore lokale.Guri i varrit në atë kohë nuk ishte gdhendur për të parandaluar shkatërrimin ose përdhosjen e vendëvarrimit të tij nga armiqtë e shumtë.Kërkimet do të kryhet në bazë të një raporti të rastit nga një emisar i Mbretit të Napolit, i cili ishte atëherë në Shqipëri.Kështu sipas tij varri i Skënderbeut nuk ka mbishkrim dhe gjendet në derën e kishës kryesore të Shën Nikollës.”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora