Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Kroaci - Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë

| E shtune, 28.04.2018, 05:27 PM |


U MBAJT KUVENDI I LIDHJES SHQIPTARE NË BOTË PËR KROACI

Nga Neki Lulaj

Ditën e shtunë, më 21 Prilll 2018, Zagrebi ishte qendra nikoqire e të gjithë shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë nëpër qytete të ndryshme kroate. Në fillim të kuvendit u këndua Himni shqiptar dhe ai kroat. Numri i madh i pjesëmarrësve dëshmon interesin që kanë bashkëkombasit për Lidhjen Shqiptare në Botë dhe kuvendin e saj zgjedhor që zgjodhi kryesinë, kryetarin Zt. Ton Markun dhe delegatët për Kongresin e Tretë që do të mbahet më 16 Qershor në Shkup.

Para kuvendit zgjedhor me një takim me mikun e madh te shqiptareve Në foto Lazim Destani Dr. Stipe Mesiq dhe poeti Neki Lulaj

Në këtë kuvend që i përngjante një evenimenti festiv kombëtar, merrnin pjesë shumë bashkatdhetarë dhe përfaqësues shoqatash e institucionesh, ndërsa me prezencën e tyre e nderuan këtë kuvend përfaqësuesit e Ambasadave të Republikës te Kosovës dhe Shqipërisë në Zagreb, si dhe ish presidenti kroat në dy mandate dhe miku i madh i shqiptarëve, Dr. Stipe Mesiq. Mori pjesë edhe afaristi dhe biznismeni shqiptar, Zt. Lazim Destani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Znj. Ermina Lekaj Perljaskaj. Ishte prezente edhe kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermaninë, e kryesuar nga Zt. Sebastian Nuiqi me tre nënkryetarët: zotërinjtë Brahim Kosumi, Bekim Gashi dhe Neki Lulaj. Nga Zvicra merrte pjesë kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Nazmi Jakurti. Prezent ishte edhe përfaqësuesi i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania, Zt. Neki Lulaj. Nga Prishtina merrte pjesë ekipi i RT të Kosovës dhe skretari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Shaban Arifaj.

Në sallën ku u mbajt kuvendi zgjedhor i Lidhjë Shqiptare në Botë

Në fillim të punimeve fjalën përshëndetëse e mori inciatori, themeluesi dhe presidenti i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Simon Kuzhnini, i cili përzemërsisht i përshendeti të gjithë te pranishmit e në veçanti tha: „Më lejoni t’ia zgjati dorën dhe ta përshendes ish kryetarin e Kroacisë në dy mandate, Shkëlqesinë e tij, Dr. Stipe Mesiq, në emër të të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. E përshendes Zt. Petar Gotovac, ish kryetarin e shoqatës humanitare „Nëna Terezë“, i cili në Gjakovë pat deklaruar se Kosova ka të drejtë dhe do ta fitojë pavaresinë.” Pastaj e vazhdoi fjalimin në gjuhën shqipe. Zt. Kuzhnini në fillim të fjalës se tij tha: „Të nderuara motra dhe vëllëzër! Nuk ka kënaqësi më të madhe kur takohemi, i japim dorën e zemrës njëri-tjetrit e i urojmë punë te mbarë në programet tona kombëtare në këtë kuvend.” Dhe më tej vazhdoi:

Kryetari i Lidhjës Shqiptare ne botë për Kroaci ne fjalën e tij përshëndetese

„Nuk ka forcë që mund t’i ndalë qëllimet e organizimit të Lidhjes Shqiptare në Botë, duke u berë thirrje akademive të të dy shteteve, historianëve që të shkruhet historia reale e të dy shteteve, spektrit politik shqiptar në përgjithësi, si dhe të gjithë intelektualëve që të punojnë me ngulm për çështjen e shenjtë kombëtare, çka është edhe në Platformën e aprovuar në vitin 1997, në Rregullorën dhe Statusin e Lidhjes Shqiptare në Botë, e që vetëm të bashkuar dhe unik rrugëtojmë në rrugën e mbarë dhe më të shkurtër të Bashkimit

kombëtar. Bashkimi i rrugës së institucioneve tona, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Preshevën. Ky është synimi dhe organizimi ynë dhe besoj se është synimi i të gjithë shqiptarëve. Ju nuk jeni te vëllezërit Kuzhnini! Jeni në platformën kombëtare për t’i hartuar programet që populli ynë dhe kombi ynë të dalë sa më shpejtë faqebardhë e me suksese që i takojnë, e ne na mungojnë projektet. Thërras në formimin e një Banke Kombëtare për transferin e të hollave, dhe besoj që edhe kjo mund të realizohet. Lidhja Shqiptare në Botë ka në pprojekt pajtimin e gjaqeve. Jemi për nocionin Stop vëllavrasjes! S`ka hakmarrje! Nuk na ka hije ne këtë shekull të na ndodhin këto gjëra. Ta duam dhe çmojmë njëri-tjetrin! Kjo është në programin tonë. Kjo është rruga e kuptimit dhe e bashkimit tonë kombëtar.”

Ne konakun e zt Simon Kuzhnini,kryesia e Lidhjës Shqiptare ne Botë nga Gjermania dhe Kroacija

Zt. Tom Marku e mori fjalën dhe tha: „Kur flasim për Lidhjen Shqiptare në Botë, flasim për themeluesit, për vëllezërit Kuzhnini, për historikun pesëdhjetëvjeçar të organizimit, veprimit, kontributit të tyre të pa lodhur në shtetin kroat. Poashtu edhe për studentët, specialistët e fushave të ndryshme dhe delegatët e parë të Kushtetutës së Kaçanikut (1991), dhanë kontributin e tyre për Radion në gjuhën shqipe, për gazetën „Dielli“ që botohej asokohe në Zagreb, si dhe ndihma tjera financiare. Ishin të pa lodhur dhe të pa kursyer për xhepin, mundin dhe djersën. Këta pra, janë vëllezërit Kuzhnini!”

Fjalën e mori ish kryetari i Kroacisë Dr. Stipe Mesiq, i cili i përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe: „Mirëdita! Jam i lumtur që sot kam rastin të takohem me Ju, me shumë shqiptarë të ardhhur nga shtetet e ndryshme europjane, andaj Ju përshëndes nga zemra! Pse unë dhe ne kroatët i duam shqiptarët? I duam se dikurë kemi patur fatin dhe fatkeqësitë e përbashkëta nën federatën jugosllave. Dikurë edhe unë isha në burg. Më rastisi të jem me katër shqiptarë, tre për nacionalizmin shqiptar e një shqiptar për nacionalizmin kroat. Aty mësova shumë. Në kohën e zgjedhjes sime për kryetar, unë kam pasë rastin të takohem me vëllezërit Kuzhnini. Pastaj gjendja në Kosovë vështirërsohej gjithnjë e më shumë. Me shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, delegatët erdhën në Zagreb dhe u vendosën në shtëpinë e Kuzhninëve. Atje unë i vizitova dhe i vendosa pas ca ditësh në Samobor, ku ishin të siguruar.” Në vazhdim, ish presidenti kroat tha:

„Në një mbledhje në Beograd, i pyes se a dini se ku gjendet një pergjegje nga kabineti i Millosheviqit? Njëri nga ta më thot: Po, e dimë saktësisht se ku banojnë. Në Zvicër. Pastaj unë nuk bëzana. Qëllimet e errëta të dikurshme të Millosheviqit ishin ta zbrazin Kosovën e t’i përndjekin shqiptarët në Shqipëri dhe Maqedoni, e kështu atij nuk i doli, duke i humbur të gjitha luftat. Kosova fitoi Pavarësinë edhe pse nuk i doli Millosheviqit ta krijojë një Serbi të pastërt. Ëndërr e trishtë ishte për të. Sot gjendja është e vështire edhe në botë, sepse ka turbulenca të ndryshme ekonomike. Bashkimi Europian është shansa e të gjithë kombeve dhe shteteve. Nuk ka më motive për luftë. Europa ështe lojtari më i fuqishëm që t’i bashkohemi asaj. Kufinjtë më nuk duhet të ekzistojnë. Që të jetojmë të bashkuar, pa kufinj, duhet të bisedojmë me botën e jo të

konfliktohemi. Uroj punë të mbarë këtij kuvendi dhe Lidhjes Shqiptare në Botë!”

Deputetja shqiptare në Parlamentit kroat, Znj. Ermina Lekaj Prljaska: „Kur flasim për popullin shqiptar, nuk guxojmë të harrojmë bashkimin kombëtar që është ëndërr e çdo shqiptari, andaj nuk ka rrugë tjetër që do ta zgjedhte rehatinë në Ballkan përveç bashkimit kombëtar. Kjo nuk është e sotme, por që nga koha e Gjergj Kastriotit. Në shek. 21 duhet të punojmë më shumë, të gjithë në këtë drejtim, me një organizim të mirëfilltë, duke iu bashkangjitur Lidhjes Shqiptare në Botë me një kauzë të përbashkët, duke e mbështetur kryesinë e re.”

Fjalën e morri ambasadori i Shipërisë, Zt Ilir Melo: „Ne mbështesim kryesinë e re të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe përshendes kontributin që kanë dhënë qe njëzet vite pa rreshtur vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini, në sensibilizimin e çështjes shqiptare, në afrimin e shqiptarëve dhe dashurinë e ndersjelltë. Tirana zyrtare vëllezërve Kuzhnini për kontributin e tyre ua dha titullin „Nderi i Kombit”. Kuvendin e nderoi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Zt. Gëzim Kasapolli, i cili tha: „Vëllezërit Kuzhnini janë simbol i vetëm i dy binjakëve në botë, që punuan pa u lodhur për çështjen e shenjtë kombëtare. Kjo na kujton prejardhjen e shqiptarëve dhe përcjelljen e amanetit nëpër shekuj . Shqiptarët janë një faktor konkret urtësie për bashkimin e trojeve të tyre duke forcuar paqen në rajon. Shqiptarët nuk kanë tentuar kurrë t’i robërojnë të tjerët por kanë qenë shembull paqeje në rajon.”

Zoti Lazim Destani, afaristi dhe biznismeni i njohur shqiptar, tha: „Kam nderin ta përshëndes nga zemra këtë kuvend zgjedhor. Ështe një nderë për mue që sot shof këtu një Bashkim kombëtar. Përgëzoj edhe punën e madhe të vëllëzërve Kuzhnini nën amblemën e Lidhjes Shqiptare në Botë. E ndij veten të lumtur që sot marr pjesë në këtë kuvend zgjedhor, dhe se jam në mesin tuaj, i nderuari miku i shqiptarëve, Stipe Mesiq! Ne jemi një popull i vyer dhe shumë besnik. Jemi të zellshëm dhe shumë të sinqerë. Kjo na ka mbajtur gjallë që nga koha e Skënderbeut e deri më sot. Besoi se e ardhmja do të na gjejë edhe më të organizuar. Europë t’i bëjmë gjithë viset tona.” Edhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermani, Zt. Sebastian Nuiqi, iu derjtua Dr. Stipe Mesiqit, duke thënë: „Shkëlqesi! Ju përshëndes në emër të 400 mijë shqiptareve që jetojnë dhe veprojnë ne Gjermani, dhe Ju uroj punë të mbarë e jetë të gjatë! I nderuari kryetar, Zt. Simon Kuzhnini! Përshëndes këtë kuvend zgjedhor dhe punën Tuaj fisnike! LSHB ështe amanet i Lidhjes së Lezhës të viti 1446 me bashkimin e principatave shqiptare, pastaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878). Lidhja Shqiptare në Botë është vazhdimësi e këtyre dy lidhjeve për ta formuar Lidhjen Shqiptare në Botë, e themeluar ne Münich më 8 Nëntor të vitit 1997.”

Shaban Arifaj: „Lidhja Shqiptare në Botë ështe subjekti më i fuqishëm në botë. Po të punojmë të gjithë kështu, do të ishim superfuqi në Ballkan! Nazmi Jakurti, kryetar për Lidhjen Shqiptare në Botë për Zvicër, i përshëndeti përzemërsisht të pranishmit: „Pse ishim kaq gjatë të pushtuar? Ne nuk jemi të vetëdijshëm për potencialin, energjinë dhe forcën që kemi. Duke punuar së

bashku, mund të arrijmë çdo gjë.” Në vazhdimësi u zgjodh kryesia dhe derisa kryesia konsulltohej për zgjedhjen e kryetarit dhe delegatëve, u bë edhe promovimi i dy librave të magjistër Shaban Arifaj “Kosova në udhëkryqet e Ballkanit“ dhe „Vaji i Skënderbeut”: Për vlerën e librave foli vetë autori. Poeti Neki Lulaj, nënkryetar i LSHAKSH në Gjermani, lexoi para të pranishmëve poezinë „Lartësia e jetës”. Më në fund, kryesia e re e Lidhjes Shqiptare në Botë emëroi njëzëri për kryetar Ton Markun dhe nëntë delegatët për Kongresin e Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë që do të mbahet në Shkup. Me një kënaqësi të veçantë dhe sukses, mori fund Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kroaci.Pas dy darkave solemne dhe pritjës se ngrohët dhe tejët madheshtore qe na beri familja Kuzhnini u ndamë  vëllazëzërisht duke rrugëtuar seicili nëpër qendrat e europës ku  banojmë dhe jetojmë.