E shtune, 20.04.2024, 09:38 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Ai që mohon të parët e vet katolikë

E diele, 22.04.2018, 06:54 PM


Ai që mohon të parët e vet katolikë për një pjatë pilafë e një kofshë pule, turpi e mbuloftë!

Nga Gani Mehmetaj

Të gjithë shqiptarët në Dardani, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc, e dinë prejardhjen e tyre katolike, sipas trungut familjar nga Hasan Hyseni i sotëm deri të Zef Marku i djeshëm. Të gjithë shqiptarët e islamizuar e thonë më mburrje se u dalin rrënjët katolike më se largu në gjashtë-shtatë breza. Të gjithë e dinë se na islamizuan me dhunë. T'i shlyesh nga kujtesa a t'i mohosh 1700 vjet katolicizëm të vullnetshëm me 200-300 vjet islamizëm të dhunshëm është krim, është turp, është mohim i vetës, që mund ta bëjnë vetëm argatët e djallit e faqezinjtë.

Vetëm joshqiptarët që nuk janë rrënjës, nuk ishin as katolik, sepse erdhën me karvanët turke të hipur me deve nga fundi i Azisë.

Një grup i aziatikësh shqipfolës, të ardhur me Perandorinë otomane, kohëve të fundit janë bërë gjithnjë e më agresiv, të pafytyrë e iritues. Të trimëruar nga agresioni turko -arabë në Dardani, të cytur nga pushtetarët që ia kanë hapur dyert mafisë islamike, të cytur nga disa forca evropiane pro serbe e pro ruse që duan ta shuajnë ndjenjën kombëtare të shqiptarëve për bashkim e integrim, të paguar nga shoqatat e fondeve të dyshimta terroriste e paratë e Beogradit, ata përpiqem ta shlyejnë kujtesën kombëtare 1700 vjeçare që ta shuajnë shqiptarizmin.

Kryeministri Ramush Haradinaj e deklaroi atë që na e kanë thënë me qindra herë prindërit: të parët tanë ishin Gjoka, Zefi e Marku. Babai im ma ka përsëritur shumë herë: "mbiemri ynë ishte Kola (Nikolla), mos e harro kurrë!"

Ai që mohon të parët e vet katolikë për një pjatë pilafë e një kofshë pule, turpi e mbuloftë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora