E shtune, 20.04.2024, 02:54 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Duhani dhe vdekjet e parakohëshme

E diele, 14.09.2008, 10:40 AM


HAJRO LIMAJ

Në fundin e muajit tetor u publikua studimi financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit, studim i cili dokumentoi se në Shqipëri çdo vit humbasin jetën para kohe vetëm nga pirja direkte ose indirekte e duhanit 2800 qytetarë. Pra, edhe pse media publikon çdo ditë aksidentet e trafikut dhe vdekjet e ardhura prej tyre, ato mesatarisht janë 400 të tilla dhe nuk përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve të parakohshme në vendin tonë. Por, këdo që të pyesësh nga shqiptaret se kush është shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në vend të duhanit do të marrësh përgjigjen për aksidentet rrugore, kur vdekjet e parakohshme nga duhani janë 7 herë më shumë se sa nga aksidentet rrugore. Sipas këtij studimi i bie që në tre mujorin e parë të vitit të shkuar të jenë konsumuar 1 400 tonë cigare industriale në vendin tonë. Duhani, ky armik i shëndetit dhe jetës së njerëzve është kthyer vrasësi më i padukshëm dhe më i rrezikshëm në Shqipëri. Këto pasoja kaq të rënda i kanë detyruar vendet evropiane të marrin vendime shumë të forta kundër pirjes së duhanit, veçanërisht në ambientet publike. Vendi i parë evropian që ndaloi cigaren është Irlanda. Në Irlandë nga marsi i vitit 2004 e deri tani është ndaluar pirja e cigares në lokale, në kafene dhe në të gjitha institucionet publike. Irlandën e ndoqi Suedia, Malta dhe Italia. Siç dihet italianët e përdornin shumë cigaren. Burrat dhe zonjat italiane pa fikur cigaren ndezin cigaren tjetër. Tani në Itali nuk pihet më duhan në të gjitha ambientet publike, përfshirë lokalet dhe kafenetë. Një nga vendet që ishte ambientuar shumë me cigaren në Evropë ishte edhe Belgjika. Në Belgjikë pirja e cigares filloi të ndalohej më datë 1 janar 2007. Personeli i institucioneve shëndetësore mbajnë nën kontroll të rreptë lokalet dhe kafenetë. Verën që kaloi ligji ndalimit të pirjes së duhanit në ambientet publike filloi të zbatohej edhe në Danimarkë, Angli, Finlandë, Estoni dhe Letoni. Në Evropë po zvogëlohet pirja e duhanit. Ndërsa në Francë cigarja ndalohet të pihet në vendet e punës. Nga viti i ardhshëm cigarja do të ndalohet edhe në lokale e në kafene. Edhe në Bullgari dhe Greqi ekziston ligji i ndalimit të pirjes së duhanit në ndërtesat publike, por për arsye të mos kontrolleve të nevojshme nuk zbatohet në nivelin e kërkuar. Siç dihet edhe gjermanët e përdornin shumë cigaren. Por prej 1 shtatorit vazhdon zbatimi i ligjit të ndalimit të cigares. Në Gjermani u ndalua pirja e duhanit në ndërtesat publike dhe në mjetet e transportit. Me ligjin e ri të emërtuar “Ligji i Mbrojtjes së Qytetarëve nga Pasojat e Pirjes Pasive’’, në shitjen e duhanit dhe prodhimeve të duhanit u rrit mosha nga 16 në 18 vjeç. Ndaj atyre që nuk zbatojnë kërkesat e ligjit do të zbatohet gjoba deri në 1000 euro. Me ligjin e ri të udhëtimit me mjete tokësore që hyri në zbatim muajin e kaluar në Angli, u ndaluan pirjet e duhanit dhe të bisedave telefonike të përdoruesve të makinave. Një nga ligjet më të mira që nxori vitin e kaluar Qeveria Berisha ishte ndalimi pirjes së duhanit në ambientet publike. Ligji fillimisht filloi të zbatohej në të gjitha ambientet publike dhe kontrolli inspektoreve e disiplinoi mjaft atë. Gjatë verës duhani pihej në ambientet e jashtme të lokaleve, por me fillimin e të ftohtit dhe kthimin e përdoruesve të cigares në ambientet publike të mbyllura, ligji pothuajse është harruar dhe braktisur fare. Lokalet dhe kafenetë që nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes janë pushtuar përsëri nga tymi i duhanit. Pronarët e lokaleve dhe të kafeneve për të tërhequr sa më shumë klientë në vend të ndalohet pirja e duhanit, kanë vendosur vendin që pihet duhani. Tavllat e duhanit janë rikthyer në tavolinat e ambienteve të mbyllura publike. Inspektoret e shëndetit publik nuk duken kurrkund. Mungesa e kulturës së shumë qytetarëve i lejon ata të pinë cigare në ashensorët e pallateve që jetojnë ose punojnë. Shumica e përdoruesve të makinave përdorin duhanit gjatë rrugëtimit. Ajo u tërheq vëmendjen dhe shpesh bëhet edhe shkak i aksidenteve rrugore. Pra, edhe me ligjin e ndalimit të pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura publike po dështojmë. Në radhë të parë tregojmë se nuk duam dhe nuk luftojmë për zbatimin e kërkesave ligjore dhe nga ana tjetër, nuk reagojmë ashpër ndaj pasojave që na vijnë nga pirja e duhanit në mënyrë direkte apo indirekte. Kërkimet shkencore kanë vërtetuar se cigarja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kanceroze. Përveç këtyre, integrimi në Bashkimin Evropian kërkon edhe standardet e nevojshme të ruajtjes së ambientit dhe shëndetit publik. Prandaj organeve shtetërore të ngarkuara me ligj ju takon të rifillojnë propagandën dhe inspektimet kundër shkeljes së këtij ligji jetësor. Ndaj pronarëve të lokaleve, kafeneve, autobusëve dhe përgjegjësve të zyrave të merren masa disiplinore dhe gjoba në para. Ndryshe, ne do të rikthehemi atje ku ishim. Nga përllogaritjet i bie që rreth 130 veta do të vazhdojnë të vdesin para kohe për çdo vit, vetëm nga pirja indirekte e duhanit në ambientet publike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora