E marte, 19.03.2024, 05:37 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: A ka mbetur Veriu i Kosovës pasdore(?)

E shtune, 14.04.2018, 05:58 PM


A ka mbetur Veriu i Kosovës pasdore(?)

Nga Hilmi Saraçi

Veriu i Kosovës gjithnjë është  një problem dominant për qytetarët që jetojnë në këtë hapsirë, respektivisht në Republikën e Kosovës.Ky problem duhet të  zgjidhet sa më parë derisa nuk është bërë vonë. Mjaft kohë ka kaluar duke u përmeqatur me këtë problem të pazgjidhur. Me maltretime, rrahje, djegëje, përzënje nga shtëpia,poshtërime dhe vrasje të shqiptarëve. Këto sikur po vazhdojnë dhe nuk po dinë të ndalen .Për të gjitha këto ,sikur kurkush nuk merr masa të duhura, komfor  ligjeve dhe kushtetutes se miratuar në Parlamentin e Kosovës. Luftimi i krimit të organizuar , kontrabandës dhe dukurive të tjera negative është akt i domosdoshëm njerëzor dhe human.Kriminelët dhe kontrabandistët (serbë) janë të njohur në këtë pjesë të vendit, prandaj më në fund ka ardhur koha që të merren masa ndaj tyre. Deri me tani nuk janë marr dhe ende nuk po merren masa të duhura dhe preventive. Për të gjitha këto jemi edhe ne fajtor, pasi që nuk kemi besuar që kjo sjellje kriminale dhe anarki institucionale dhe shtetërore do të vazhdojë dhe do të marrë kahe të përmasave të gjëra dhe të gjata- që 19 vite. Bashkësia ndërkombëtare ka qenë tolerante dhe  nuk ka qenë sa duhet e angazhuar për ta luftuar seriozisht krimin e organizuar, kontrabandën dhe dukuritë tjera  negative , sidomos luftimin e strukturat paralele (ilegale), si njëra ndër më të kqijat për dëmtimin dhe cenimin e shtetndërtimin e Kosovës.

Dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i vështirë

Tani  disa plane strategjike për të ndërmarr hapa të duhur konkrete  për zgjidhjen e problemit të Veriut të Kosovë, në kohet e fundit ,sikur po hasin në pengesa të llojeve të ndryshme, sidomos nga strukturat ilegale destruktive të përkrahura dhe të orkestruara  nga Serbia . Dialogu i filluar me Serbinë sikur  nuk po tregon rezultate të pritura , sepse Beogradi është pengesa kryesore. Marrëveshjet e arritura nuk po zbatohen. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe qarkullimi ndërkufitar ka marrë kahe të papritura  dhe po shkon drejt dëmtimit të  dialogut .Zyrëtarët e lartë serb si Marko Gjuriq e të tjerë janë mësuar të kalojnë kufirin ilegalisht,pa pengesa. Fatbardhësisht kohë më parë ,më në fund policia e ndalin dhe i treguan se më tutje duhet të respektohen parimet dhe ligjet e Kosovës për të hyrë në Kosovë .Rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Jugun me Ve riun sikur nuk po funkcion sipas marrëveshjes, kështu lëvizja e lirë e qytetarëve mungon nëpër mes të Urës.. Prandaj dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës mund të vështirësohet edhe më tutje. Në këtë drejtim dhe në shumë të tjera Lista serbe është bërë një pengesë e madhe për Qeverinë e Kosovës . Ajo (Lista serbska) gjithnjë është duke punuar me direktivat e Beogradit, në dëm të Qeverisë së Kosovës.Burgosja dhe ngjarjet rreth Marko Gjuriqit ka nxitur që Lista Sebska të dalë nga  kualicioni në Qeverinë e Haradinajt dhe të dalë në opozitë… Mirëpo rruga e vetme për të biseduar me Serbinë është aksioni mbarëkombëtar. Çdo lëshim apo luhatje do të sillte  pasoja  fatale dhe një dëm të madh historik për Kosovën si shtet Sovran dhe i pavarur. Veriu i vendit sot është një provë për shtetin funkcional të Kosovës, prandaj  duhet pa hezitim të funkcionoj dhe të prezentoj  autoritetin e shtetit të pavarun dhe sovran. Çdo kush që është sjellë mirë  me Serbinë, prej politikanëve  shqiptarë  e ka bërë Serbinë  më të keqe”. Prandaj nuk është e drejtë dhë as e dobishme  që t’i bëjmë lëshime dhe më tutje Serbisë siq parafrazon Serbia që në dialog të bisedohet për shkëmbim teritoresh, ndarjen e Kosovës e të tjera. Ndersa për asociacionin me shumicë serbe kërkon të formohet sipas mëndimeve dhe propozimeve të tyre-pa mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kjo kursesi nuk duhet të pranohet dhe të realizohet…

Bashkpunimi Kosovë Shqipëri i domosdoshëm

Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë  duhet të bashkëpunojnë më me seriozitet  në funkcion të faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan. Ky bashkpunim  sikur nuk ka  treguar angazhim dhe rezultat të duhur. Të gjithë shqiptarët kodo që janë kanë kontribuar për Republikën e Shqipërisë dhe më vonë për Republikën e Kosovës . Prandaj këto dy shtete ua kanë borxh  ndihmen e pakursyer të gjithë shqiptarëve kurdoherë që u shkelen të drejtat, siq po ngjan tani me shkeljet e të drejtave me shqiptarët në Veri të Kosovës.  Koncesionet që po i bëhen Serbisë në dialog tani po pasohen edhe me indiferencën ndaj sulmeve  terroriste të saj, prandaj shqiptarët duhet t’i kthehen vetës në mënyrë që të përforcohen dhe  me perëndimin të krijojnë  marrëthënie partneriteti e jo servilizmi .Problemi kryesor atje (në veri) është se nuk ka qasje të duhur  jo vetëm Qeveria, por edhe  faktori ndërkombëtar. Në këtë  pjesë  qytetarët janë të zaptuar nga një grup i kriminelëve dhe çdo afrim me Qeverinë e Kosovës pa heqjen e  zaptuesve, do të ishte rrezik për ata qytetarë që do të bashkëpunonin. Pra, na duhet të vendosim rendin dhe ligjin, të krijojmë  mundësi që qytetarët të mendojnë  dhe të veprojnë  lirshëm”, Prandaj Qeveria duhet të ndërmarr hapa konkret për të siguruar jetët, pronën dhe lëvizjen e lirë në komunat Leposaviq, Zubin –Potok, Zveçan dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, në mënyrë  që të parandalohet vendosja e ligjit në duar të individëvë…

Posaqërisht kërkohet bashkëpunimi dhe dialogu me qytetarët në veri, por jo edhe me strukturat kriminale , të cilat nuk duan të ndalen dhe të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës…

Më në fund duhet konstatuar se Veriu i Kosovës nuk duhet të lihet pasdore , por atje duhet vepruar me kapacitete të bashkërenditura  të të gjitha institucioneve  të Kosovës. Duhet që mekanizmat e sigurisë t’i marrin gjërat shumë më seriozitet se deri me tash dhe të mos lejojnë  hapsirë dhe mundësi që segmente jashtë institucionale të ndërrmirren veprime të tilla, të cilat pastaj do të sillnin situatën edhe më të nderë  se sa që është  edhe sot”. Pranda mendoj se pjesëtarët e ROSU-së duhet të jenë vigjilent    gjatë ndërhyrjes në veri, pasi që operacioni i 25 korrikut (2011) pati pasoja  me humbjen Enver Zymerit.Fatkeqësisht ende vrasësit e Enver Zymberit qarkullojnë të lirë Është momenti i fundit për të shtrirë  legjitimitetin edhe në veri, por gjithnjë në koordinim dhe bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me SHBA-në…. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora