E premte, 19.04.2024, 08:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Adrian Gaxha

E hene, 29.01.2007, 08:50 PM


Ambicjet e këngëtarit Adrian Gaxha, në krye të një Viti të Ri

Projektet më të fundit në fushën e muzikës dhe kujdesi për pamjen e jashtme

Adrian Gaxha, trendy dhe i vetëm...
Pamja e tij është gjithnjë befasuese. Po kaq befasues edhe sinqeriteti. Adrian Gaxha tashmë është një nga emrat e njohur të muzikës, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri. Tepër simpatik dhe me një look ekstravagant, nuk ka sesi të mos tërheqë vëmendjen dhe të mos krijojë një shpurë fansesh që “çmenden” sa herë e shohin në skenë. Dhe që sigurisht do të donin të dinin gjithçka mbi të. i mungoi skenave të festivaleve vitin që lamë pas dhe po shfaqet në ekranet e tv-ve si imazh i një kompanie celulare. Në fillim të vitit të ri, Adrian Gaxha mundohet të jetë sa më i sinqertë, ndoshta për supersticion, që gjithçka t’i shkojë mbarë. Por e vërteta është që Gaxha edhe në jetën e përditshme është po aq simpatik sa edhe në televizion. Madje tepër i qeshur. Çdo pyetje e merr me sportivitet, por përgjigjet shkurtë e saktë.

Z. Gaxha, nuk ju kemi parë së fundmi në skenat e festivaleve në Tiranë, përse? 
Kjo është e vërtetë sepse kam pasur shumë angazhime të tjera, shumë koncerte dhe regjistrime. Por tani jam edhe student në Universitetin Evropian në Shkup, që kërkon kohën dhe impenjimin e duhur.

Me çfarë jeni duke u marrë për momentin?
Po ja bash në këtë moment jam duke iu përgjigjur pyetjeve haha…Sapo jam kthyer nga një koncert, që u zhvillua në Strugë, ndërsa këto ditë jam duke përgatitur një baladë të re, të cilën e kam kompozuar vetë. Mendoj që kjo është kënga më e mirë që kam realizuar deri më sot, sepse me të vërtetë ka shumë emocion. Çdokush mund ta gjejë vetveten në këtë këngë. Po e zbuloj që është ngjarje e vërtetë…

Prej pak kohësh jeni shfaqur si imazh i AMC-së në disa spote publicitare, ç'mund të na thoni në lidhje me këtë bashkëpunim?
Po, unë jam imazhi kryesor i firmës “Cosmofon” në Maqedoni. AMC dhe “Cosmofon” janë si një familje, sepse të dy janë rrjete të firmës greke “Cosmote”. Në të vërtetë më kënaq fakti që reklama u bë edhe për tregun e Shqipërisë, ndërkohë që është edhe për tregun e Maqedonisë.

Ç'do të thotë për ju të jesh një "imazh"?
Po është mirë të jesh imazhi i një firme të madhe. Është edhe reklamë, po edhe një ndihmë për koncertet e mia nga ana financiare. Por duhet thënë se në të vërtetë është edhe një obligim tepër i madh.

Sa e rëndësishme është pamja e jashtme për ju dhe në ç'raport qëndron me anën profesionale?
Po sigurisht që është e rëndësishme. Përpiqem shumë që të jem i veshur sa më mirë dhe të kem një pamje interesante sa herë që dal në skenë, apo në televizion. Por kjo varet edhe nga kushtet financiare. Ndërsa në jetën private vesh rroba me të cilat ndihem me të vërtetë rehat.

Si gjithmonë trendy, sa qëndroni para pasqyrës?
Jo shumë. Më besoni kam shumë inat kur duhet të përgatitem të zgjedh, ose të blej rroba për koncerte, videoklipe, ose për reklama. Ndërsa më gjatë para pasqyre rri kur rruaj mjekrën. Plot 10 min. hahaha

Sa shpenzoni për të qenë gjithnjë me ritmin e modës?
Po varet se si e kam planin në xhepin tim...

Kush është çmenduria më e madhe që keni bërë në blerje? Çfarë dhe sa ju ka kushtuar?
Gjëja më e shtrenjtë deri tani ka qenë një setër nga “Cavalli”, të cilën e kam blerë për koncertin tim të parë dhe ka kushtuar diku rreth 750 euro. Por ajo ka qenë e vetmja.Gaxha çfarë ju solli 2006-a dhe çfarë prisni nga 2007-a (në rrafshin profesional dhe personal, apo shpirtëror)?
Viti 2006 më solli shumë befasira edhe nga ana profesionale edhe në jetën private. Nga viti 2007 dua që të kem më shumë surpriza të mira në anën profesionale, në punë. Ndërsa më pak befasira në jetën private, me kuptoni a?...hahahahaha

Ku e kaluat natën e ndërrimit të viteve dhe me kë? 
Isha në një qytet në Maqedoni, në Gostivar në një klub për “tinejxhera”, ku ia kaluam bukur. Isha vetëm me publikun…

Gaxha çfarë mund t’iu themi vajzave që janë fanse tuajat dhe janë të interesuara për jetën tuaj personale (i dashuruar, ose jo, me të dashur, ose jo)???
Po të jem i sinqertë, gati prej dy vjetësh nuk kam të dashur. Jam “solo”.

Jeni zhgënjyer ndonjëherë në dashuri? Ka qenë dikush që ju ka thyer zemrën???
Po a ekziston një njeri në këtë botë, që nuk është zhgënjyer në dashuri, qoftë mashkull apo femër. Të gjithë e kemi kaluar. Ajo është si një fazë e pubertetit, të cilën patjetër duhet të gjithë ta kalojnë. Unë e kalova para një viti e gjysmë.. Po lavdi Zotit tani jam mirë.

Duke lënë mënjanë jetën private, cilat janë ambicjet dhe planet tuaja për këtë vit në rrafshin profesional?
Të jem i sinqertë këtë vit dua që të vij sa me shpesh në Shqipëri dhe të mund të prezantohem më shumë. Mendoj që akoma nuk jam prezantuar mirë para publikut shqiptar në Shqipëri. Por kam edhe shumë plane të tjera. Kam edhe albumin për në Bosnje dhe Bullgari. Ndërkohë që kam edhe Fakultetin, që nuk dua ta lë pas dore. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora