E marte, 19.03.2024, 05:42 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Kush ishte Akif Mehmet Pejani?

E premte, 13.04.2018, 06:14 PM


Kush ishte Akif Mehmet Pejani?

Nga Hilmi Saraçi

(Këtë shkrikm për veprimtarinë e Akif Mehmet Pejanit po e (ri)botoj me qellim që të kuptojmë më mirë për këtë personalitet të njohur me preardhje shqiptare. Kush ishte ai dhe c’rëndësi kishte ai për kombin shqiptar, Tani  me rastin e arrestimit  dhe  të dëbimit për Turqi të gjashtë mësimdhënësve turq nga këto shkolla me emrin “Akif Mëhmet Pejani” është duke u zhvilluar një debat mjaft i ashpër për mënyrën e debimit nga Kosova, për rrjedhimet, ecurin ligjore të  dëbimit të tyre në Turqi,  prandaj vlen të sqarohet  dhe të theksohet si u hapen këto shkolla në Kosovë me emrin e tij (Akif Mehmet Pejani) dhe pse këto shkolla (mësimdhënës) etiketohen nga Erdogani si terroristë… . Si duket nuk kemi pasur njohuri sa duhet për rëndësin ( efekin) arsimor, edukativ dhe të tjera të shkollave me emrin Akif Mehmet Pejani. Kurkush nuk duhet të kundërshtoj shkollat  që hapen, punojnë dhe  ndihmojnë për arsimimin dhe edukimin e fëmijve tanë në frymen e drejtë arsimor , edukativ dhe kombëtar, por në këtë fushë muk kemi qene dhe ende nuk jemi të njohur sa duhet  për rëndësinë arsimore , edukative dhe kombëtare që kishin dhe kanë këto shkolla me emrin e Akif Mehmet Pejani- të finacuara nga rivali i  Erdoganit- Gulen. Këto shkolla përkundër punës së rregullt që kanë berë dhe që bëjnë, nuk janë të favorshme dhe të dobishme për fëmijtë tanë të cilët arsimohen, edukohen dhe frymëzohen në dëm  të identitetit tonë kombëtar)…

Pas pushtimit të Konstantinopojës, me 29 maj 1453 nga Mehmeti i dytë Fatihu, Stambolli si kryeqytet i fundit i Perandorisë Osmane do të bëhet qendër e lulëzuar kulturore , letrare, fetare . Në këtë kohë lulëzuan artet me artistë të njohur . Artitektura dhe piktura miniaturale prezentonin të arriturat madhështore gjatë kësaj periudhe. Mirëpo poezia , në mesin e artistëve të oborrit perandorak ua kalonte arteve të tjera me popullaritetin që kishte . Poezia me të madhe mbështetej nga kryeministrat dhe sulltanët , të cilët edhe vet dëshironin që të merren me poezi . Poezia ishte kurorë e letërsisë artistike dhe përbënte burimin e pashtershëm për artistë . Kështu gjatë shekujve XV dhe XVI artistët shqiptarë do të arrijnë të ngriten në majat më të larta të mjeshtërisë artistike . Është i njohur poeti dhe kaliografi nga Prishtina me emrin turqisht Prishtinali Mesihu /1470-1520 /.. Në kohën e sundimit të Sulltan Sylejmanit shquhet edhe Jahja Bej Dukagjini i cili është ngritur në majat më të larta të mjeshtrisë së vjerrshërimit .Mirëpo njëri nga eruditet e trungut shqiptar vepra e të cilit arriti lulëzim të plotë në truallin e huaj , është Akif Mehmet Pejani /1873-1936 /, i cilësuar si kryepoet i Turqisë moderne. Fatkeqësisht deri  vonë nuk njihet, nuk evidentohet, nuk përkthehet dhe nuk hulumtohet sa duhet nga shkëncëtarët shqiptarë . Edhe në fjalorin enciklopedik shqiptar nuk ka të dhëna për të . Por duke falëndëruar disa shkrime të Negjip Alpinit dhe të Skënder Rizajt është bërë e njohur biografia dhe veprimtaria e tij edhe në botën shqiptare . Kështu në shënjë nderimi disa shkolla mbajnë emrin e ti

Jeta dhe vepra

Akif Mehmeti ishte i biri i Tahir Efendisë nga fshati Shushicë e Pejës. Pas shkollimit në Pejë , Tahir Efendia kishte shkuar në Turqi që të studionte medresën e Fatihut në Stamboll dhe kishte fituar titullin myderriz /profesor /. Biografët e shënojnë se Akifi filloi që të shkollohet në moshën katërvjeçare . Nga i ati dhe hoxhollarët kishte mësuar arabishten , prandaj vazhdon shkollimin në progjimnazin të lagjës Fatihu, ku mësoi turqishten, arabishten, persishten dhe frengjishten. Ai e njihte shumëmirë gjuhën amtare , shqipën. Akifi kishte dhunti për tu bërë polyglot i spikatur. Tregonte interesim të theksuar për letërsi , sidomos për poezi . Poezia e Akif Mehmetit është e nivelit të lartë artistik , me stil të rrjedhshëm , të fuqishëm, dinamik dhe me mëndime filozofike . Vargjet e tija të shkruara në gjuhën osmanishte janë të gërshëtuara me arabizma dhe persizma të shumta, me ç’rast transkiptimet nga osmanishtja në turqishten moderne , me shkronja latine sillnin kokëqarje të mëdha për letrarët dhe përkthyesit më të zhdërvjellët . Kur ishte në vitin e parë të gjimnazit, në moshën katërmbëdhjet vjeçare, i vdiç i ati dhe iu dogj shtëpia .Përkujdesjen e kishte marrë prizrenasi , hoxha Mustafa Efendia . Përkundër këtyre fatkeqësive do të arrijë që ta kryej gjimnazin dhe Fakultetin e Veterinarisë. Kështu fillon veprimtaria e tij fetare , shkëncore , arsimore dhe letrare . Punësohet në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Hallkolli të Stambollit duke dhënë ligjerata për letërsinë , stilin letrar e të tjera . Gjatë shërbimit të tij në Ministrinë e Bujqësisë , Akifi vizitoi viset e Ballkanit, Anadollit dhe të Arabisë . Në Rumeli, sidomos në viset e Shqipërisë shfrytëzoi rastin për ta vizituar Pejën , ku takohet me kushërinjët dhe të afërmit e tij. Edhe sot e kësaj dite në fshatin e tij shumica të Pejës jetojnë kushërinjët dhe të afërmit e Akif Mehmetit. Akif Mehmeti përkundër studimeve të veterinarisë, me pasion iu përkushtua studimeve islame , përkthimeve dhe poezive . Në veprimtarinë letrare poetike mbizotrojnë temat islame dhe ngjarjet historike që kalonte Turqia gjatë periudhave të luftrave ballkanike /1912-1913 /, botërore /1914-1918 / si dhe atyre çlirimtare /1919-1922 /

Përfaqësues dhe mbrojtës i ideve përparimtare patriotike

Në kuvëndin e madh popullor /1920 / të udhëhequr nga kryekomandanti Mustafa Qemaili-Ataturku, Akifi zgjedhet përfaqësues i Vilajetit të Bordurit. Nga viti 1926-1936 ai do të ligjërojë letërsinë turke në Universotetin e Kairos në Egjipt. Një sëmurje e papritur e kishte rrëmbyer gjatë kësaj kohe ku detyrohet të këthehet në Stamboll. Vdes me 25 dhjetor 1936. Akif Mehmet Pejani shkroi shumë vepra . Vepra më e njohur e tij është “Safahat” e cila u ribotua disa herë në Turqi . Ka vlerë të lartë letrare dhe artistike .Fatkeqësisht që nuk ësht e përkthyer në gjuhen shqipe.Në këtë vepër gjendet poema e shkëlqyer kushtuar shqiptarëve të Shqipërisë në qastet më tragjike të këtij shekulli .Në këtë poemë Akifi ngritë zërin e intelektualit dhe të atdhetarit kundër masakrave që bëheshin në trojet shqiptare . Poema “Safahat” ( “Fytyra” ) ka për subject Luftën e parë Ballkanike dhe është shkruar me 96 vargje . Në këto vargje shihet më së miri atdhedashuria e zjarrtë e poetit , Akif Mehmet Pejanit .Gjatë jetës së tij me mëndje dhe shpirt ishte kah vëndlindja . Me penën e tij të mpreftë poetike këndoi për Shqipërinë, për Kosovën. Në poemën e tij të shkruar me 21 shkurt 1922 qanë fatin e Kosovës:

“Ngrehu baba, ngrihu nga varri

Dhe shih për qefin e tre vetave kokëkrisur

Se si vritet një popull tremilionësh

Eja shpejt se të gjallë nuk po vijnë

Të shpëtojnë atdheun tonë …”

Ndërsa në vargjet vijuese poeti identifikon armiqët e popullit shqiptarë duke u shprehur :

Truallin mos e kanë mbytur përnjëherë

Horizonti i mëngjesit të përgjakur ?

Malazezi hajdut, serbi gomar, bullgari gjarpër

Pastaj greku qen, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar…

Dashuria për trojet shqiptare e kishin djegur shpirtin dhe zemren e poetit. Me fjalën e tij vullkan shpërthyes kritikoi politikën gjonturke dhe disa shtete evropiane që kishin qenddrim armiqësor ndaj Shqipërisë . Prandaj vepra e Pejanit mbetet e pavdekshme dhe gjithmonë me respekt dhe dashuri do të përkujtohet kjo figurë e madhe poetike dhe kombëtare… 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora