E premte, 19.04.2024, 01:04 AM (GMT+1)

Mendime

Fatbardha Saraçi: Takimi për Pashkë me Gjelë Gjikolen

E merkure, 11.04.2018, 07:39 PM


Takimi për Pashkë me Gjelë Gjikolen

Nga Fatbardha Mulleti Saraçi

Një vizitë në Spitalin “Shejta Mri” në Rreshen tek zonja e nderuar Gjelë Gjikola, që ka hyrë në vitin e 94 (nëntëdhjetë e katërt) të jetës së saj.

Sa mori lajmin që i kam ardhur për vizitë, ajo na priti tek dera e dhomës së spitalit, e mbështetur mbi shkop. Na përshëndeti mua dhe djalin tim Peter, që më shoqëroi nga Shkodra në Rreshen.

E pyeta për shëndetin, ishte e shtruar në spital sepse kishte problem me mushkritë. Ishte nën kujdesin e mjekëve që e trajtonin me shumë dashuri.

I dhurova vezët për Festën e Pashkës.

Mosha e ka zvogluar në trup, që mbështetet mbi shkopin e pleqërisë, fytyra e mbushur me rrudha, sytë ngjyrë kafe të shohin me ngulm, vetullat e harkuara dhe sipër tyre mbi ballë një shami e zezë e lidhur në kokë, karakteristikë e femrës mirditore, e trashëguar brez pas brezi në shekuj e shekuj.

Ajo që të bën përshtypje ishte forca e jetësore e saj, mendja e saj e kthjellët, tregon bukur e qartë jetën e saj, një jetë plotë dhimbje e vuajtje.

Ajo tregon:- Jam lindur në Perlat e martuar me z.Preng Gjikola në fshatin Selitë. Isha e lumtur, jetova katër vjet me burrin tim. Në vitin 1948 bashkëshorti im më të dy vëllezërit e tij Bibë e Ndrekë dhe shumë burra të tjerë të fshatit u larguan... Ikën e nuk u panë më...

Ky është momenti i fillimit të vuajtjes së familjes, i imi, i vjehrrit të moshuar dhe kunatës Mrika. Erdhi policia e na mori. E dinë çdo të thotë të lindësh duke pasur grykën e pushkës në fyt?

Vajzës që  linda i vuna emrin Dilë, ndërsa kunata ime lindi rrugës, i vuri emrin Prena. Na internuan dhe na dërguan në Kampin e internimt në Turan të Tepelenës.

Jetë në kapanone ku ishin grumbulluar me qindar familje, nga të gjithë krahinat e Shqipërisë. Jeta ishte shumë e vështirë. Mungonin kushtet për një jetë normale. Ushqimi bëhej në kazanë dhe ishte vetëm lëng me oriz e bullgur të mykur.

Vazhdon të dëshmoi:- Familja Dedë Gjomarkaj- kryefamiljari ishte në burg, por familjen e kishin internuar. Nana Mrika e Preng Dedë Gjomarkaj dhe dy djemtë e saj Filip e Gasper.

Nusja e Zef Shytit ishte shtatzënë kur e internuan. Lindi fëmijën në kapanon. U grumbulluan gratë mirditore, e rrethuan nusen që po lindte, i hapën fundet e tyre të bardha. I lidhen duart me njëra-tjetren dhe e veçuan nga pjesa tjetër e kapanonit. Lindi foshnja  por lehonës i vdiq vajza...

Erdh dreka. U përshëndetëm...E përqafova me mallë. Zonja Gjelë më tha:-Bardhë mos e pa ardhë kur të vdes...

Jo nënë Gjelë të uroj dhe disa vite jetë. U përshëndetëm me nënën e fundit që është gjallë dhe që i vdiq vajza në kampin famëkeq të Tepelenës.

Ja ç’është kujtesa historike !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora