E marte, 23.04.2024, 02:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Medije Vraniqi: Vetem nje cast....Bijezo...

E shtune, 13.09.2008, 03:38 PM


Medije Vraniqi ka lindur ne Prizren ne nje familje me tradita shqiptare. Ne moshe te re emigron ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne Prizren ka nenen, motrat, vellezerit kusherinjte e miqte e shoqerine e rinise se hershme. Jeton ne Teksas me familjen e saj.

Vargjet ja kushton vajzes saj Valones qe humbi jeten ne aksident ne mosh 25 vjeqar

 
Vetem nje cast....Bijezo...
 
Vetem nje cast takimi me Ty
Bije...
 ...do jepja dhe jeten time
edhe nje cast  takimi me syte e Tu,
 do ti falja
te gjitha cfare kam ne veshtrime...
te gjitha bijezo ,
cfare kam ne zemren time
 
Per vetem nje cast, pa fjale e lote
pa dhimbje, brenga, trishtim
per mua...
...gjithcka  do te fshihej para meje
se universi  prekur do ishe ti,
Shpirti im...vetem per nje cast
sikur....Ah.....

 
Nje rruge ne deshperim...

 
E mbeshtjell nga nje membrane komfuze
nis diten...
aspak qetesi
diten nis duke shkelur castet
shkel
oret qe sillen mendimit tim
 drite s'shoh gjekundi
nje yll rrugen t'me tregoje
Zoti valle  e ka shkruar
kjo cipeze ne deje t'me themboje
 Nuk jam ne gjume
jetoj zgjuar
 e djallit i druhem.
Besoj ne Zot gjer ne amshim
dallget u perplasen ne mua
Jeta... me njohu me kete kafshim
 
 
Ne enderr...

 
Mbreme erdhe ne enderren time
ashtu e dashur sic ishe
floku qe mbi sy te kishte rene
shkelqimin e tyre s'ta fshihte
 
Erdhe e pushtove qenien time
nderi ne  membrane te qelizes trunore
dridhesha si flete e vjeshtes tek perpiqesha
te t'ledhatoja, te te kapja  perdore
 
Ti - ike aq shpejt sic erdhe
Une - e shtangur mbi shtrat isha zbehur
ne enderr brenda shpirtit mu derdhe
Po zgjim ....si per mua kish ngelur?!
 

Nuk flas ...

Nuk dua të vras heshtjen me zëra e fjalë,
Në 'to dhe dita ngjyrë të grishte  merr.
Nata s'është më natë, s'i vë dot një emër,
As çastit të mundimshëm që shpirtin ma therr
 
Nuk dua të flas! Jo se s'kam fjalë,
frazeologjia ime s'më ka tradhëtuar,
Por fjala kur del nga goja jashtë
Vret më shumë se plumbi,
....ndaj heshtjen dua.
 
 
Për ty ...

Për ty vargje po gdhend gure
vështrimin e syve të tu cdo nate skalis.
Dhe nëse gjumin e kam varur ne murr
i flas heshtur vec fotografis
 
Ëndrat i ruaj çdo koh ne sirtar 
Për ty fletët i mbusha me mall
lapsin që ndjenjën ma gdhend altar
e mpreh me puthjet e mia ngadale
 
Lulet me lot i ujis ,
e dhembja pikon mbi flete
Fryma jote!qe me jep fryme
  Oh.. bijë, i bëri
Të çelin lule malli me ngjyre jete!
 
A thua...?!
 
Cdo nate ngihem ngadale drejt nje Ylli
cdo dite kjo ndjenje drite me ndjek
A thua petku i rrezeve qe kam
s'ndricon shtegun e simes jete?
 
A thua lisi perbri dritares
nuk dhuron oksigjen pa pushim?
A Zoti e ka shkruar te rend drejt ketij ylli
ne gjumin e pafjetur dhe me ty ne zgjim!
 
A ndoshta nje fjaleze e mbetur ne gryke
timbrin e heshtjes  me shpon
Nje jete e mbetur pergjysem
Ah..., ditet e mia shkurton...
 
Zgjodha forcen e mbijeteses
per hir te dashurive qe mbajne syt e tu
per hir te betimit dhe fjalen e beses
fluturimeve te mija ne gji te kam ketu!

Nostalgjia ...
 
Hapat i hedh maje gishterinjsh
E syve mundohem ti vesh me buzeqeshje
ne zera te larget tretem, ne ethe
si kandili qe digjet ne heshtje
 
Dhe flakezen aq shume ia dua
tek dridhet pa djegur asgje
veshtrimin ka hedhur mbi mua
e djeg veteveten nen ze
 
 Kandili binjake me mua
destinin e tij   perjetesisht
merr forme rrjedhe si nje perrua
shikimi im mbi flaken e qirise
 
Ashtu shikimin do mbaj te ngrire
dhe djegjes se  syve te mi
dhe gjthcka te marre nga nostalgjia
ne buleza malli do i stolis, si Trini.


....Kete mengjes

Kete mengjes minutat kane ngelur ne vend
asnje hap, asnje gjurme ne to
mundohem nje cicerime zogu te kap
nje fluturim, asgje me mbi toke t'mos shoh

gjethet sillen ne pershtjellim
era perplas gjithcka ne fytyre
dua pak ajer e qete te marr
nje cast...
frymemarrjen ta ndjej te lire....

 
Nje rruge ne deshperim...

E mbeshtjellur nga nje membrane komfuze
nis diten...
aspak qetesi per shpirtin tim
rrugen nis e diten shkel
oret sillen ne pershtjellim

Asnje drite s'shoh gjekundi
nje yll rrugen t'me tregoje
Zoti a djalli e ka shkruar
kjo cipeze ne deje t'me themboje

Nuk jam satanike, e djallit i druhem
Besoj ne Zot gjer ne amshim
dallget perplasen ne mua
Jeta... nje rruge ne deshperim

Ne enderr
 
Mbreme erdhe ne enderren time
ashtu e dashur sic ishe
floku qe mbi sy te kishte rene
shkelqimin e tyre s'ta fshihte

Erdhe e pushtove qenien time
nga membrane e qelizes trunore
dridhesha si flete tek perpiqesha
te t'ledhatoja, te t'zija perdore

Ti - ike aq shpejt sic erdhe
Une - e shtangur me mish e thua
ne enderr doja te qendroja gjate
dhe nese zgjim t'mos kish me per mua



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora