E enjte, 25.04.2024, 12:46 AM (GMT+1)

Mendime

Andi Rakipi: Presidenti shtetëror i bisneseve private

E diele, 08.04.2018, 04:14 PM


Presidenti shtetëror i bisneseve private

Në Maqedoni ka edhe faktorë të tjerë, ka edhe opozitë, ka edhe subjekte me ndikim kombëtar që mund të takohen dhe edhe me ta të qahen “hallet kombëtare”! Por, nuk është ky hall i Presidentit z. Ili Meta! Ai i takon vetëm ata që mund t’ia luajnë dhe mund t’ia shtojnë bisnesin.

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë

Presidenti shqiptar z. Ilir Meta, qendroi mbrëmë dhe sot në Maqedoni. Mbrëmë darkoi me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kurse sot drekoi me Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e BFI-së? Pse vetëm me këta dy persona! Vetëm, këta i duken shqiptarë Ilir Metës?! Apo, shkurt e shqip: vetëm me këta dy persona mund t’i ecë bisnesi privat i tij.

Vizitat e shpeshta private, nëpër disa vise etnike shqiptare, z. Metës po i rezultojnë me fuqizimin e bisneseve private. Prandaj rri e ulet me njerëzit e pushtetit! Le të pranohet se ndeja me Ali Ahmetin është ndejë kombëtare, për “interesa madhore kombëtare”, por, të rrishë dhe të humbësh kohë me Sulejman Rexhepin, i njohur me nofkën policore “Zharko”, është jo vetëm turp kombëtar por edhe tallje me çështjen kombëtare shqiptare. A e kupton Ilir Meta se, të shoqërohesh si President me Sulejman Rexhepin është tradhëti? A bën Ilir Meta të dalë pak përtej “shkrimeve propagandistike” të porositura me pagesë që i shkruan njëfarë pseudogazetari, Ferdinand Samarxhiu, sekseri i tij personal? Të gjitha faktet, të gjitha dokumentet, të gjitha argumentet flasin se Sulejman Rexhepi posedon profilin e rëndë të një krimineli të paskrupullt, kurse presidenti vazhdon me këmbëngulje ta lexojë shkrimin e porositur me lekë të Samarxhiut. Sepse, i duhet që ta dekorojë në kundërshpërblim me qindra mijëra eruo.

Ilir Meta do të mundohet që të argumentojë se me këto vizita po shkel nëpër viset etnike shqiptare, ashtu siç i ka hije presidentit shqiptar për të shprehur përkujdesje për mbarë kombin? Pse a me vizita private shprehet kjo përkujdesje, a! Duke blerë llixhe të Siahrinës e të Dibrës nuk shprehet përkujdesi kombëtar, as sot as kurrë. Nëse Ilir Meta është i trishtuar nga fati i kombit, nga faktorët që nuk po lozin mirë në politikë, atëher, nuk ka se çka shkon e i viziton, nuk shprehet përkujdesi kombëtar nëpër kafene e restorante, me njerëz të bisnesit apo me njerëz që ia mundësojnë zhvillimin e bisnesit personal. Por, kjo shprehje dhe kjo brengë shprehet duke i ftuar faktorët kombëtarë në Presidencë, ku ua shpalosë strategjinë kombëtare, projektet afatgjate kombëtare dhe ku ua bën të qartë vijat e kuqe se deri ku mund të shkohet me tolerancë apo me tradhëti kundër interesave kombëtare! Jasht kësaj axhende, çdo gjë tjetë është bisnes privat. Kështu që, dikush duhet të dalë e t’ia lexjë protokoloin dhe axhendën kombëtare Ilir Metës.

Ndryshe, në Maqedoni ka edhe faktorë të tjerë, ka edhe opozitë, ka edhe subjekte me ndikim kombëtar që mund të takohen dhe të qahen “hallet kombëtare”! Por, nuk është ky hall i Presidentit z. Ili Meta. Ai i takon vetëm ata që mund t’ia luajnë dhe mund t’ia shtojnë bisnesin.

Jo rastësisht, fakeqësisht, është i izoluar nga qarqet me relevancë ndërtkombëtare dhe, është një nga presidentëët më të margjinalizuar në rajon e më gjërë. Paj, fundja, cili president në rajon e në botë vlerësohet me një kapital personal prej mbi 4 miliard eurove? Vetëm Ilir Meta, “ky bisnesmen i stërmadh” që e hëngër buxhetin vjetor të BFI në RM duke i lënë të punësuarit pa rroga!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora