E marte, 23.04.2024, 01:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dëshmorët e Vllasalive

E shtune, 07.04.2018, 07:22 PM


DËSHMORËT E VLLASALIVE

 

Përmes telave t’ çiftelive –

Këndojmë dëshmorët e Vllasalive !

Dëshmorët nuk i harrojmë –

Këngë krenare iu këndojmë !

 

Këndojmë dëshmorët e Vllasalive ,

Që iku lanë shembuj breznive –

Për Atdhe , ç’ është dashuria ,

Sa e shtrenjtë që është Liria !

 

N’ Vllasali – një ditë verore ,

Pamë një pllakë përkujtimore ,

Me shumë emra t’ krenarisë –

Faqe e bardhë e historisë !...

 

Më 1912 –

Ndodhi lufta e vërtetë !

Bishat sllave me tërbime –

Mbi shqiptarë banë vrasje e krime !...

 

Shumë shqiptarët na i kanë zhdukur ,

Na i kanë vra e na i kanë humbur !...

Ndër të zhdukur që i përfshiu ,

Bisha sllave që i përpiu ...

 

Gjurmë e jetë n’ errësirë ua shkriu :

Sejdi Mehmet Vllasaliu ,

Ali Nezir Vllasaliu ,

Arif Hasim Vllasaliu !...

 

N’ muajin Dhjetor, Dyzet e Katër –

Serbo – maqedonasit shkelën çdo vatër !

Kështu Brigada e 17- të –

N’ Vllasali vrau shumë vetë :

 

Sherif Hasim Vllasaliu ,

Shefik Sherif Vllasaliu ,

Halit Sheqir Vllasaliu ,

Mehmet Halit Vllasaliu ...

 

Salih Murat Vllasaliu ,

Ramadan Arif Vllasaliu ,

Selman Mustafë Vllasaliu ,

Rrahman Ferat Vllasaliu ...

Isuf Murat Vllasaliu ,

Maliq Ramë Vllasaliu !...

Kështu shqiptarët në Gollak –

Shumë herë lanë këtë tokë me gjak !

 

Prej vitit Dyzet e Pesë ,

Pushteti serbë i pa besë –

Shumë shqiptarë ka persekutuar ,

Ka përndjekë e pushkatuar !...

 

Në këto krime shkau përfshiu :

Hamit Sherif Vllasaliu ,

Ismail Rrahim Vllasaliu ,

Bislim Shaban Vllasaliu !...

 

Edhe n’ vitin Nëntëdhjetë e Nëntë –

U hap lufta n’ katër anët !

Dëshmor kombi , jetën shkriu –

Zijaver Ali Vllasaliu !

 

Vllasalitë nuk hezituan –

Për Liri u martirizuan :

Shemsedin Gani Vllasaliu ,

Fahredin Gani Vllasaliu !...

 

Vllasalitë, afër Marecit –

Do t’ kujtohen brez pas brezit !

Për Liri dhanë ma të shtrenjtën ,

Për Atdhe s’ kursyen jetën !

 

Vllasali, më 27.08.2017 .    Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora