Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Saraçi: Manifestim përkujtimor për Hasan Prishtinën

| E shtune, 07.04.2018, 07:50 PM |


Manifestim përkujtimor  për Hasan Prishtinën dhe ndërhyrja e policisë serbe

(13 .VIII. 1993)

Nga Hilmi Saraçi

Me rastin e manifestimit përkujtimor -120 vjetorit të lindjes dhe të 60 vjetorit të vdekjes së patriotit dhe demokratit të madh shqiptar, Hasan Prishtina me datën 13 .VIII. 1993 ishte organizuar një tubim në Shkollën Fillore “25 Maji” (tani “Migjeni) ku kishin marrë pjesë shumë veprimtarë  dhe intelektualë, në krye me Mulla Asllan Muratin dhe Halit Baranin. Në këtë manifestim ishin të pranishëm afër 80 veta. Mirëpo para se të fillonte tubimi, policia kriminale serbe kishte ndërhyrë brutalisht kishte hyrë brenda me automatik të drejtuar nga pjesëmarnit. Në rendin e parë ishte Mulla Asllani me Ramadan Rexhën dhe Ibrahim Spahiun (babai i Faruk Spahisë) .*

(Faruk Spahiu pas vdekjes se Latif Berishës ishte zgjedhur kryetar i LDK-së, e më vonë kryetar i Kuvendit Komunal në Mitrovicë. Gjatë mandatit të tij kishte bashkëpunuar me Mulla Asllanin. Në një takim me strukturat komunale, Mulla Asllani kishte dhënë propozimin për vendin e vorrezave në Shipol për të cilat kishte mendime të ndryshme për vendosjen e tyre. Ky propozim ishte aprovuar. Tani këto vorreza kanë një sipërfaqe të mjaftueshëm  me një  planifikim mjaft të qelluar. Faruk Spahiu ka ndërruar jetë më 2004. )

Po sa kanë hyrë këto forca kriminale serbe brenda , kishin vërejtur në rendin e parë  imamin , Mulla Asllan Muratin. Fillimisht policia kërkonin udhëheqësin e këtij manifestimi . Pasi nuk u paraqit kurkush, policët e caktuan ve tudhëheqësin, siq ata thanë :” ky është ai kryesori, duke aluduar në Halit Baranin, të cilit në këto momente  ia plaçkisin kamerën, me të cilën ishte në skenë duke gjiruar programin e manifestimit dhe kërkonin nga ai që ta përdhosë flamurin kombëtar shqiptar të cilin ai (Barani) e kishte në ballë të skenës. Barani kishte kundërshtuar , prandaj fillojnë ta grushtojnë, edhe me shqelma dhe me shufra gome, e rrahin derisa e përgjakin. Pastaj komandanti i policisë i drejtohet Mulla Asllanit: ” Skini kapu!” (hiqe shallin- ahmedin!), por Mulla Asllani nuk e kishte hiekur. Pastaj i kishte thënë : “Hoxha, shtaqësh ti ovde?” (Hoxhë çka don ti këtu?). Mulla Asllani ishte përgjigjur: “Si të gjithë të tjerët”. Polici kryesor kishte thënë: ”Zamisllite hoxha  na mesto da bude u xhamiu, doshao ovde u shkolli”! (Paramendoni hoxha në vend që të gjendet në xhami ka ardhur këtu në shkollë!). Mulla Asllani ishte përgjigjur: ” Kam qenë në xhami, kam ardhur këtu me popullin tim”.Atëherë policia i kishte marrë , më parë, rreshtin e parë, ku ishte Mulla Asllani, sebashku  me 37 veta, i fusin në disa makina  (“marica”) dhe i dërgojnë në stacionin policor. Në stacionin policor më parë u kishin marrë  letërnjoftimet. i kishin regjistrua për t’i dërguar në disa zyre të veçanta. Mulla Asllanin të parin e fusin në një zyre ku ishin 10 policë. Polici kryesor kishte thënë: “Dami sredish ovoga!” (“Ta ndreqësh këtë!”). Menjëherë policia e kishte kapur për gjoksi Mulla Asllanin, duke e përplasur për muri. Mulla Asllani kishte rezistuar, duke e rrëzuar njërin nga policët në tokë. Atëherë 10 policë ishin ngritur në këmbë dhe e kishin    grushtuar Mulla Asllanin. Mulla Asllani duke u mbrojtur i kishte rënë në tokë  shalli… Në këto momente e kishin sjellë  Halit Baranin të përgjakur , gjaku i shkonte vijë të poshtë mjekrrës.*

( Halit Barani ka të lëshuar mjekrrën mjaft karakteristike,  me përkujdesje të veçantë dhe me konstruksion të dallueshëm . Ai (Haliti) ka dhënë shumë për çështjen tonë kombëtare, sidomos për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve si kryetar i KLDMNJ-së në Mitrovicë. Ai ka mbajtur  me përpikëri dokumentacionin (regjistrin dhe inqizimet) për të vrarët, të maltretuarit shqiptarë dhe identifikimin e kriminelëve serbë . Me qendrim burrëror dhe atdhetar dëshmoi për krimet dhe masakrat serbe në Kosovë , në Tibunalin e Hagës. )

Kur e panë policia ashtu të përgjakur e lënë Mulla Asllanin ,por duke  e qëlluar disa hërë me “pendrek” në shpinë. Pas kësaj e marrin në pyetje Mulla Asllanin. E pyesin: A ka qenë organizatore Bashkësia Islame për këtë manifestim?. Mulla Asllani ishte përgjigjur se Bashkësia Islame nuk është organizatore. “Pra, pse jeni tubuar në shkollë”? Mulla Asllani ishte përgjigjur: “ Jemi tubuar për ta festuar ditëlindjen e një demokrati dhe patrioti të shquar, Hasan Prishtina që s’e ka pasur shoqin në Evropë”. Pastaj Mulla Asllani kishte kritikuar sjelljet e policëve dhe kishte thënë: “ Kjo sjellje e juaj  do t’u kushtojë shumë ,sepse besimtarët e mi kur rrugës takojnë ndonjë përfaqësues të fesë qoftë ortodokse dhe të tjera e përshëndesin dhe e respektojnë.  Kurse policia juaj shtetrore me u sjellë  kështu ndaj një lideri fetar është e pafalshme”…(Nxjerr nga vepra (ime) monografike për Mulla Asllan Murarin).