E enjte, 28.03.2024, 08:50 AM (GMT)

Kulturë

Kadri Tarelli: Rrëfenja dhe batuta

E shtune, 07.04.2018, 06:32 PM


Rrëfenja dhe batuta

 

Rrëfenja dhe një batutë,

Si motra bashkë një herë,

Një e sertë, tjetra e butë,

Pa pritur ç’e ndezë sherrë.

 

Njëra ngul e tjetra shkul.

Pyesin, kush është më e mira?

Na u bënë baltë e zhul,

E hidhura dhe ëmbëlsira.

 

Rrëfenja me fjalë të shtruar

Për fëmijë, të rinj e pleq,

Mësime nga jeta provuar,

Në sofra shtruar pa të keq.

 

Të ligut, të ligën i heq,

Të mirit i shton mirësi,

Gabimet të dyve ua ndreq

Të afrohen në miqësi.

 

Këmbëkryq, plot mençuri,

Jo, nuk mburret në kuvend.

Me peshë fjala, pa stoli,

Në oda burrash i bëjnë vend.

 

Eja këtu, batutë e motrës.

Mos u hiq si shumë trime.

Ulu, ngrohu, pranë votrës,

Rri urtë, e nxirr mësime.

 

Se nuk bën aspak muzikë,

Fyelli, që i bie një vrime.

S’ më vjen mirë, po kam frikë,

Po merr krahë, nga vlera ime.

 

Motër! Gojën kemi nënë,

Por nuk ngjajmë në fytyrë.

Secila një vend ka zënë,

Kur shkohet në pasqyrë.

 

Asnjë libër nuk kam parë,

Mbushur me batua shkruar,

Se ti motër, nuk mban barrë,

Pa u nisur, je shkarkuar.

 

Duro pak, shikomë mua,

Nuk të kam aspak zili.

Të pyes, e ti s’ më thua,

Nga batuta, mëson njeri?

 

Batuta, fort na u mëzit,

Në qoshe s’ e qas njeri,

Fjala e saj, hidh e prit,

Prish kuvend e miqësi.

 

Pa i hyn detit në këmbë,

S’pyet për valë apo stuhi,

Kafshon gurë, thyen dhëmbë,

Zjarrin fryn e nxjerr shkëndi.

 

Herë-herë, si thikë e mprehtë

diku pret, diku dhe shpon,

Majtas, djathtas, fare lehtë,

Ca i ther, ca i lëndon.

 

Dikujt, udhën i tregon,

Me dy fjalë dhe e bën zap.

Por kur niset e s’pushon,

Nga mjek, bëhet kasap.

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 02, të prillit, 2018.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora