Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Hajdarmataj: Vajatorja e Bajram Currit

| E enjte, 05.04.2018, 07:00 PM |


VAJATORJA E BAJRAM CURRIT.....

Nga Ibrahim Hajdarmataj

-Në fshatin Gegë Hysen, të krahinës Krasiniqe të Malësisë Gjakovës(Tropojës), lindi Xhufe Sylë Rexhaj,në një familje me tradita të larta patriotike.

-Ajo u martua në fshatin Vlad, të krahinës Bytyçit të Malësisë Gjakovës (Tropojë), në familjen e Zeqir Muzli Gecaj të lagjes Veliq edhe kjo familje me tradita të larta patriotike.

Siç më tregon Dr. Skënder Demaliaj profesor në Universitetin e Tiranës, sjell kujtimet e babait të tij Bajram Haxhi Demaliaj për gjyshin e Skënderit, për Haxhi Mehmet  Demaliaj nga fshati Pac krahina e Bytyçit  e Malësisë Gjakovës (Tropojë). Dr.Skënder Demaliaj më thotë: "Në vitin 1937 më vdes gjyshi Haxhi Mehmet Demaliaj, asokohe e pamja për ngushëllim vazhdonte tre javë, si patriot që ishte gjyshi me një autoritet të madh vinin njerëz për ngushëllim edhe nga Kosova. Një javë në këtë pame qëndroi Xhufe Sylja si vajatore....".

Xhufe Sylë (Rexhaj)Gecaj ishte femër fisnike,e urtë,punëtore, e thjeshtë dhe shumë e emancipuar. Flasim për fillimit e shekullit 20, dmth për vitin 1900-1950, ku ajo e veshur,me një veshje karakteristike, shkonte me guxim si vajatore (për të nderuar) të vdekurin, duke filluar nga qytetari i thjeshtë e deri tek kuadro të rëndësishëm të asaj kohe. Femër e emancipuar,me atë zë karakteristik me diksion të theksuar kishte lindur poete popullore, vargjet e saj i improvizonte në çast, kur dëgjoje atë, të fuste për së gjalli në dhe me ato fjalë aq kumbuse, aftësia e saj për të kapur sa më shumë elementë.

Kjo ishte edhe patriote ,ishte shumë e guximshme. Ja si e vajton Bajram Begë Currin ditën që vdiq:

"... ajo pushkë vlla që mori ty

mori Krasniqen 700 shpi

mori Malsinë 2000 shpi

mori Kosovën bytevi”.

(bytevi- dotë thotë krejt,e gjitha).

Përfundimisht Xhufe Syl (Rexhaj) Gecaj mbetet vajatorja më e madhe në tërë Malësinë e Gjakovës.

Ibrahim Hajdarmataj

Kryetar OJF "MESUESI"

TEL 069 24 69 145

EMAIL:ibrahimhajdarmataj@yahoo.com