E enjte, 25.04.2024, 09:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Alternativa - Një revistë e re italo-shqiptare

E enjte, 05.04.2018, 06:41 PM


ALTERNATIVA

-Një revistë e re italo-shqiptare për artin dhe kulturën-

=Krahas tjerash,në këndin e analizave kritike studjuesi Fatmir Minguli paraqet shkrimin kritik dhe analizues për librin e gazetarit Zeqir Lushaj ‘’ Zbehje e heroizmit’’ ku nëpërmjet analizës së shkrimeve të këtij gazetari të njohur në publiçistikën shqiptare lexuesi gjen tre kohë-cikle që kanë kaluar shqiptarët në dekadat e fundit=

Drejtore Eltona Lakuriqi

Një revistë e re doli nga shtypi ditët e fundit, revista me titullin sinjifikativ ‘’Alternativa’’, një revistë që e quaj plotësisht ‘’tjetërlloj’’. Drejtohet nga Eltona Lakuriqi dhe ilustrimet nga piktori Endrit Beqo. Me 32 faqe ajo paraqet në numurin e saj të parë disa rubrika si reportazhe, intervista, këndin e poezisë, analiza të kritikës letrare, aspekte të talenteve të reja dhe kronika të galerive të artit ku të gjithë artikujt janë të shoqëruar me foto të realizuara artistikisht.

Me një vizion bashkëkohës, revista ‘’Alternativa’’ nën kujdesin e poetes dhe analistes letrare Eltona Lakuriqi, mëton të shpalosë para lexuesve, të rejat e kulturës dhe artit në botën e shqiptarëve aty ku ata janë, në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Reportazhi ‘’Trokitje arbëreshe në dheun e të parëve’’ shkruar nga vetë Eltona, është një lloj forme e re e reportazhit, i cili kërkon të sjellë ndryshe botën e arbëreshëve duke vizituar Shqipërinë. Flitet për vizitën e dy zonjave arbëreshe në Tiranë, Krujë, Shkodër, Gjirokatër dhe Berat. Njëra nga zonjat është presidente e shoqatës kulturore- turistike ‘’Vorea’’ në Fracsineto të Kalabrisë dhe tjetra mësuese e gjuhës italiane në SHBA. Merita e reportazhit është intersektimi i dy kulturave në një vizitë frutdhënëse në shumë drejtime.

Ndërsa në rubrikën e intervistave në faqet e kësaj reviste janë ato me këngëtarin popullor Reshit Boka dhe sportisten- poete Marjana Sulejmani. Të dy intervistat të fusin në botën e brendshme të këtyre dy figurave të njohura për shoqërinë dhe artin e sportin shqiptar si dhe me përpjekjet e tyre për të çarë në jetën e artit por edhe më tepër.

Në këndin e poezisë revista ‘’Alternativa’’ boton poezi të poetëve të njohur si Petrit Ruka, Bledi Ylli, Vllasova Musta, Ndue Lazri, poezi krejt bashkëkohore me  nivel të lartë botëkuptimor. Portretet e poetëve janë sjellë me finesë pranë çdo poezie.

Në këndin e analizave kritike studjuesi Fatmir Minguli paraqet shkrimin kritik dhe analizues për librin e gazetarit Zeqir Lushaj ‘’ Zbehje e heroizmit’’ ku nëpërmjet analizës së shkrimeve të këtij gazetari të njohur në publiçistikën shqiptare lexuesi gjen tre kohë-cikle që kanë kaluar shqiptarët në dekadat e fundit. Gjithashtu analiza për novelën e Nexhmije Hasanit jepet me nota optimiste për realizimin e kësaj novele ku tema e thyrjes së ëndrrave të emigrantit shqiptar është thelbësore. Edhe këtë analizë e ka shkruar E.Lakuriqi.

Rubrikat e tjera të kësaj reviste i takojnë talenteve të reja ku spikasin emrat e grupit muzikor ‘’Brios’’ të qytetit të Shkodrës, për nxënësen dhjetëvjeçare Sibora Huda që bën poezi të goditura, etj.

Revista sjell foto dhe komente të kohës për Galerinë e arteve ‘’E.Rira’’.

-Per ZemraShqiptare, Prill 2018-



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora