E marte, 23.04.2024, 02:40 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Imazhi që kërcënon Kosovën

E hene, 02.04.2018, 11:46 AM


IMAZHI QË PO E KËRCËNON KOSOVËN

Nga Dedë Preqi

Qytetarët e Kosovës,  e ndjejnë një lloj shqetësimi dhe brenge ndaj drejtësisë dhe sigurisë në shtetin e vet, e cila ua ngarkon gjendjen dhe mirëqenjën e tyre njerëzore, dhe nga politikat e mbrapështa e pa vlera, që zbatohen në emër të njerëzve të pa pandërgjegjshëm, të cilët ka kohë që e kanë grabitur dhe kapur shtetin e Kosovës, me çrast ky kalibër i tillë i rrezikshëm, po ia humbë vlerën dhe natyrën e këtij shteti, duke i dhënë një imazh të keq dhe të diskutueshëm para botës ndërkombëtare, por edhe një imazh të pa ndershëm dhe të pa ndërgjgjshëm në lidhje me ardhmërinë e këtij populli dhe vendi.

Këtë term nuk e kuptojmë ndryshe, por vetëm sikur këtë shtet e kanë marrë në dorë, jo njerëzit e duhur, të ndershëm dhe të ndërgjegjshëm ta qeverisin, por sikur e kanë marrë djajtë në dorë që ta qeverisin për qejfin e tyre, në bazë të instiktëve djallëzore dhe rebeluese përmes një logjike të etur dhe egoiste për pushtet, të cilët e zgjedhën më të keqën dhe sikur janë të vendosur që ta shkatërrojnë gjithë atë mundi dhe sakrificë që u krijua me gjakun e bijave dhe bijëve të këtij vendi.

Kjo tregon se mundësia e njerëzve të këtij vendi për ta keqpërdorur pushtetin po rritët ditë përditë e më shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme, si dhe prirja e tyre po bëhët gjithnjë e më e theksuar, që lë përshtypjen se pushteti i tyre po rritet dhe çoroditët, thua se ai nuk qeveriset me logjikën e shëndoshë njerëzore, por zhvillohet dhe përcaktohet në bazë të logjikës së përfitimëve për xhepat e tyre, dhe në bazë të asaj që gjithçka është e tyre, madje edhe vetë shteti.

Qytetarët e Kosovës nuk e kanë paramenduar ndonjëherë se mbas përfundimit të luftës me pushtuesin e fundit serbo-sllav, do e përjetojnë një gjendje tjetër në shtetin e lirë dhe demokratik, që do të ketë rend dhe ligj, do të ketë siguri dhe qetësi, do të ketë një mirëqenje të dinjitetshme dhe të ndërgjegjshme, dhe kurrsesi  “okopuese” nga mjedisi i vet i krijuar në mënyrë të vetëdijshme, apo të pavetëdijshme, ku gjithçka luhet me fatin e një populli, dhe në kohën kur thuhet se, tani më kaloi ta prekë pragun e paqës dhe lirisë së tij, atë po e kërcënon dhe shtrengon në fyt kjo liri dhe demokraci  e kësaj paqe.

Ka kohë që pas luftës, ndjesia e krizës është ndjeshme dhe pse kritikat për keqqeverisje dhe keqmenagjim të shtetit vijnë nga gjitha anët, përveq asaj vendore që është fatale, kritikat nuk mungojnë edhe nga strukturat perëndimore, që duhet ta pranojmë se kjo anarki në shtetin tonë, është e krijuar nga veprat e dobëta dhe kriteret e saj mashtruese, në përbërje nga instalimi i njerëzve, që dikur ishin udhëheqës të Luftës Çlirimtare, ndërsa sot po dëshmohen si rrënues të shtetit dhe pushtetar përfitues nga djersa e popullit  tyre.

Njerëzit e një pushteti të tillë e kanë humbur besimin e popullit dhe nuk kanë rrugë tjetër, vetëm  brenda një afati të shkurtër të shkarkohen nga përgjegjësit e tyre, duke filluar nga kryetari i vendit Hashim Thaqi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeprekurori Aleksandër Lumezi dhe deri te portieri i tyre i fundit, përndryshe nëse u zgjatët jeta në pushtet këtyre autoritarëve, është i pashmangshëm edhe rrënimi këtij shteti të ri.

Mjaftojnë vetëm skandalët e fundit, me arrestimin e Gjuriçit dhe arrestimin e qytetarëve turq, që Kosovës i kanë dhënë një mesazh të keq dhe negativ, i pari që do të ishte i drejtë, por jo në mënyrën arrogante dhe identike, sikur dikur pushteti serbo-fashist i trajtonte shqiptarët, sepse do ta nxiste edhe më keq tensionin në mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa,  arrestimi i gylenistëve nga një grup i pa përgjegjshëm nga pushteti i Kosovës, duke ia dorëzuar Rexhep Tayip Erdoganit, në Turqi, i cili do ti dënoj pa pikë mëshire në shenjë hakmarrje për puç që iu bë vendit të tij, që në këtë rast vendi jonë e tregoi një pabesi dhe pasiguri ndaj këtyre  qytetarëve, dhe pikërisht faktet e dëshmojnë një gjë të tillë, ku shteti i jonë dhe popullata e këtij vendi e ndien një trazim të panevojshëm dhe çrregullim në thellësinë e vet.

Kërcënimet e fundit ndaj Institucioneve të Kosovës dhe pushtetarëve të saj, njëherë nga kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e arrestimit të drejtorit të tij Marko Gjuriq,  dhe herën e tjetër nga kryetari i Tuqisë, Erdogan, për arrestimin e gjashtë gylinistëve turq në Kosovë, e kanë humbur kuptimin e vet në ecururinë e kohës moderne dhe marrëdhënieve ndër shtetërore, kur kjo është vetëm një përpjekje për të përfituar teren dhe poena politike në vendin e tyre.

I pari popullin shqiptarë e mbajti të nënshtruar dhe nën robëri pesë shekuj e më shumë, ndërsa i dyti, një shekull e më shumë nën thundërën serbo-sllave, çfarë do të thotë kjo, apo vetëm një ëndërr e keqe e tyre, sepse nuk është më një diktim i vullnetit të një populli, por diktim dhe apetit i Erdoganit dhe Vuçiqit, të cilët tregojnë egozmin dhe pangopësinë e tyre ndaj skllavërimit të shqiptarëve, që ta kthejnë edhe njëherë historinë mbrapa, por për fat, kjo histori nuk mund të kthhehët më kurrë për hatër të njërit dhe tjetrit dhe këtë lloj “muhabeti” duhet ta harroj filozofia e Erdoganit dhe e Vuçiqit, njëherë e përgjithmonë.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora