Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Armend Rexhepagiq

| E marte, 29.05.2007, 07:38 PM |


Rexhepagiq: Stacioni tjeter eshte Tirana

Artisti kosovar, Armend Rexhepagiq, tregon jeten e tij ne Prishtine. Projektet, garderoben, dashurite dhe miqesite e reja te 40-vjeçarit ne Tirane.

Heren e flindit qe jemi takuar dhe keni komunikuar me lexuesin e “Shekullit” ishte para finales se “Kenges Magjike”. ç’mund te na thoni per fitoren e trofeut ne kete aktivitet, çdo te thote kjo per ju?

ARMENDI:

Trofeu si trofe! E vendosni si suvenir mbi vitrine dhe pas nje kohe filloni mos ta vereni fare! Trofete e verteta dhe jetegjata qendrojne ne zemer, e zemra ime eshte paksa me e permbushur pas “Kenges Magjike”, jo per shkak te fitores, por per shkak te pasurise profesionale dhe shpirterore qe fitova aty.

S’di a gaboj kur e them publikisht, mund te tingelloje vardisese e shperblyese, por çmimi me i vlefshem qe fitova eshte miqesia me Ardit Gjebrene.

Kete miqesi nuk e forcoi fare fitorja ime, duhet te me besoni ne sinqeritet. Ate e forcoi fakti qe per here te pare ne jete ne te dy u ballafaquam me profesionalizmin dhe sportivitetin e njeri -tjetrit. Ky ballafaqim krijoi nje respekt te madh te ndersjelle, mbi te cilin pastaj u ndertua nje raport, qe nuk mund ta krahasoj me asnje miqesi tjeter timen me koleget.

Ate raport e ruaj si suvenirin me te çmueshem qe kam nga Tirana dhe jam i gatshem qe ta ruaj perjete. Eshte raport kreativ e inspirativ, shume kritik e autokritik, pa censure ne mendim e shprehje, jo imponues e jo posesiv, pa interesa te dyshimta, gje qe me vjen pershtat pa mase ne kete moment tejetes.

Ne dy kenget tuaja te flindit (qe degjohen shume ne Shqiperi) ndihet trishtim. I kendoni ndarjes, dashurive qe vdesin, pse kaq pesimizem?

U largua triumfues nga Tirana. Tirana e jurive qe nuk e vleresuan kurre. U dukej i çuditshem aso kohe. Ndoshta edhe eshte paksa. Shpirti krijues, fantazia skenike, eksperimenti, performanca..., te gjitha e bejne nje artist te veçante.

Jo vetem per shqiptaret e Kosoves, por edhe te Shqiperise, Armend Rexhepagiq, perben nje rast unik. Eshte sa i bute ne nota, aq edhe rebel dhe kundra rregullave ne performancat skenike.

Disa muaj me pare, ai do te linte pa mend publikun shqiptar ne “Kengen Magjike”, jo vetem me kengen e tij, qe ne menyre absolute meritoi vendin e pare, por edhe me lookun.

Per here te pare rrefen se eshte grindur me ore te tera me bashkeshorten e tij, Aiden, perpara se te vishte nje fund mbi pantallona.

Por kjo eshte veç çudia e radhes. Vite me pare ai ishte i pan qe solli performancen ne nje skene festivali ne Shqiperi. Tani qe pas nje periudhe te gjate “divorci”, vendosi serish urat e miqesise me Tiranen, Rexhepagiq tregon se pikerisht Tirana eshte sfida e tij e ardhshme.

Ndoshta do te vendoset per ca kohe ne Tirane per te punuar. Per “Spekter” Armend Rexhepagiq tregon projektet, dashurite, miqesite e reja, garderoben dhe meraqet e tij.