E premte, 19.04.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Simbol i çerdheve të shkombëtarizimit

E diele, 01.04.2018, 10:11 AM


Mejtepet "Mehmet Akif" simbol i çerdheve të shkombëtarizimit

Nga Gani Mehmetaj

"Mehmet Akifi", emrin e të cilit e mbajnë mejtepet turke në Dardani e Shqipëri është çerdhe e shkombëtarizimit.

-Në Turqi intelektualët e qytetarët laik me kollare e rroba të modës i shohin me përbuzje nënçmuese këto shkolla islamike- gyleniste. Në mejtepet "Mehmet Akif" shkojnë katundarët e Anadollit e muhaxhirët nga Ballkani, por kurrë qytetarët e kultivuar, - me tha me mllef një turk Stambolli. - Edhe arsimtarët të kësaj shtrese sociale janë, gjysmë hoxhë, gjysmë mësues, mu drejtua ai.

-Ndërkaq, të ne, katundarët e kamur që duan të bëhen qytetarë, i dërgojnë fëmijët e tyre në mejtepet e Gylenit, - i thash me sinqeritet. - Me pa i habitur. Fatkeqësisht iu duka sikur po tallesha me te, ndërsa ia thosha një të vërtet të hidhur.

Mehmet Akifi që është bërë simbol i shkollave për shkombëtarizimin e shqiptarëve i takonte familjes Mula, mbiemër i pastër shqiptar katolik nga katundi Shushicë i Istogut. Banorët e këtij katundi janë ndër shqiptarët e fundit në Rrafshin e Dukagjinit që janë islamizuar në fund të shekullit XVIII e në fillim të shekullit XIX, pas luftërave të përgjakshme për ta mbajt fenë e të parëve. Ndërkaq, në fillim të shekullit XX, sipas rrëfimit të pleqve të këtij katundi që i kam dëgjuar në fëmijëri ( nëna ime ishte nga ky katund), ushtria turke dy herë ua dogji nga themelet shtëpitë dhe i masakroi banorët, sepse bashkëkombësit e Mehmet Akifi-Mulaj e luftonin pushtuesin turk. Sejdi Sakaj, gjyshi i nënës sime dhe një pinjolli i familjes Mulaj, e udhëhoqën luftën për çlirimin e shqiptarëve nga turqit.

Katundi i Mehmet Akifi- Mulaj është vendbanim i njohur antik ilir, ka vazhdimësi vendbanimesh mesjetare arbërore me rrënoja kishash shqiptare në krye të katundit.

Ndërkaq, pinjolli i një familje e katundi shqiptarësh të pastër, ku nuk ka jetuar kurrë e nuk jeton asnjë etni tjetër, është bërë simbol i shkollave shkombëtarizuese në Dardani e Shqipëri. Nxënësit që e mbarojnë mejtepin "Mehmet Akif", dalin myslimanë e turq 24 karatësh. Gjatë arsimimi për historinë turke e orientale, mësuesit nga Anadolli u thonë se shqiptarët janë pasardhës të osmanëve, se janë vëllezër me turqit, se kinse e kanë bashkë qeverisur Perandorinë. Ua mbushin kokën me plotë marrëzira antishqiptare e kundër qytetërimit perëndimor. Ua pastrojnë trurin nga shqiptarësia, ua errësojnë mendjen, duke u thënë se Turqia nuk e pushtoi as nuk e masakroi Arbërinë, por e çliroi nga vetja, i vrau ca rebel kaurë që nuk e pranuan dorën e shtrirë të Sulltanit etj.

Për Gjergj Kastriotin u thonë se ishte kaur bukëshkalë, që e tradhtoi Sulltanin, dhe u kthye në tokën e arbërorëve kaurë. Janë edhe një mori marrëzish shkombëtarizuese që ua fusin në kokë, duke i nxjerrë nga binarët e normalitetit dhe duke i hutuar në atë far feje, sa që nuk e dinë të shkretet nxënës as kush janë, as nga janë, as pse erdhën në këtë shkollë turko- islamike.

-Prindërit i paçin në qafë, me tha shoku im pasi bisedoi me dy nga nxënësit e kësaj shkolle, ndërsa në praninë time ata fatkeq flisnin kundër historisë shqiptare me agresivitetin e shovinistit turk e propaganduesve primitiv të islamit.

Zoti u ndihmoftë këtyre filizave të shkombëtarizuar, sepse ata nuk kanë faj, prindërit janë fajtorë, që ua errësojnë të ardhmen. Dhe të vjen plasja kur në këtë mori shkollash kombëtare e ndërkombëtare në Dardani me programe moderne perëndimore, ata ua fusin kokat në mejtepe primitive turke.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora