E enjte, 28.03.2024, 04:12 PM (GMT)

Mendime

Fazli Maloku: Agjenti i serbit dekorohet me çmim!

E diele, 01.04.2018, 08:47 AM


Agjenti i serbit dekorohet me çmim kombëtar!

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Të gjithë shqiptarët ku do që jetojmë në trojet tona etnike, jemi duke përballuar ditë të vështira pasi që vlera është nënshtruar për tokë nga antivlera.

Më rastisi të lexoj në internet edhe këtë çudi! Revista Kulturore Mirdita në Mirditë, më datën 21.10 2017, dekoron me çmimin " Yjet e Arbërit", Murat Ajvazin , historian, për bashkëpunim me Revistën në fjalë si dhe për meritat në fushën e shkencës së historisë. Më tutje thuhet se ka botuar dy libra: 1. Çeshtja shqiptare në shtypin kroat 1881-1912.

2. Revolucioni Xhonturk dhe shqiptarët sipas shtypit kroat 1890-1909. Dhe asgjë më tepër në biografinë e të dekoruarit! Unë nuk do të kontestoj të arriturat e Murat Ajvazit në lëmin e historisë, bile për herë të parë mësova se ky studiues "patriot"me nam paska bër shkrime. Por dëshiroj që Redaksisë së Revistës në fjalë të cilën po e drejtuaka z. Pjeter Marku,të jam korrekt me Redaksinë e Revistës Mirdita ngase nuk janë në dijeni për pjesën tjetër të veprimtarisë të Murat Ajvazit.

Murat Ajvazi, lindi dhe u rrit në fshatin Hajkobillë, të malësisë së Gallapit të Prishtinës. Dekada më parë është qytetar i lagjës Kodra e Trimave në Prishtinë, ( njëherit edhe lagja ime). Në vitet e '90-ta ligjëronte lëndën e historisë. Siq dihet po në këtë vit, regjimi i Millosheviqit mbylli shkollat dhe Univerzitetin e Kosovës, duke i detyruar nxënës e student të mësonin në "shtëpitë shkolla", pasi që qytetarët e Prishtinës hapën zemrat, duke i dhuruar shtëpitë e tyre të ndërtuara me shumë djersë e mund për nevoja familjare. Punëtorët e arsimit të të gjitha niveleve, pa pagë dhe me provokime të përditshme, vendosen që me çdo çmim të mos ndërpritet procesi mësimor. Por këte nuk e bëri edhe Murat Ajvazi, profesori i historisë! Pa hezitim u bë pjesë e pushtetit kriminel, duke i sherbyer me besnikërinë e qenit këtij pushteti. Nga arsimtar i historisë, u bë agjent i sigurimit shtetëror serbian për Prishtinën, duke u gradua "inspektor " i sigurimit shtetëror serb në Prishtinë, bile edhe me detyra speciale në Beograd! Ky faqezi jetonte në kurriz të popullit të vet, duke marrë ryshfete të majme e duke i ndarë me serbët, në raste kur qytetarëve u kërkohej armë apo të rinjve iu vinte ftesa për sherbimin ushtarak. Shumë nga këta paguan nga 500 deri 1000 marka gjermane për ti "shpetuar" ky tradhëtar i qelbur, ku në shumicën e rasteve edhe ua mirrte paratë, por nuk ua kryente punën, me arsyetimin se "kanë ardhur policë të rinj dhe nuk po më njohin ende! Në fillim vitet e '90-jeta Murati nisi shtëpi të re tri katëshe, të cilën që nga themeli e deri në çatin e fundit e ndërtoi me djerësen e popullit dhe me punë "vullnetare" me të rinjët e Prishtinës, të cilëve u premtonte se nuk do të shkonin në sherbimin ushtarak, në ushtrinë kriminele të Millosheviqit. Në mesin e tyre punuan edhe dy nipërit e mi (djem të vëllait tim), Hysen Sefë Maloku dhe Florim Sefë Maloku, të cilëve ua kishte dhënë po këtë premtim, se unë do tu shpetojë nga sherbimi ushtarak. Të gjithë këtë punë, këta të rinj  e bënë duke mos u paguar qoftë edhe një markë e vetme. Erdhi lufta dhe Murat Ajvazi u zhduk pa gjurmë. Flitej se me familje jeton dikund në Malin e Zi, apo në Serbi?! Edhe pas lufte, Murat Ajvazi, nuk u kthy në Kosovë! Me pak fjalë, kjo ishte veprimtaria "atdhetare"e Murat Ajvazit, të cilin gjithkush mund ta respektojë e ta dekorojë, por vetëm Prishtina e Kosova, nuk e pranon si birin e vet, këtë spiun serbi, për veprimtarinë e të cilit edhe sot e kësaj dite, që nga lufta në Kosovë nuk din askush!!

Nuk mund ta kuptoj, pse në fotot e ekspozuara nga Redaksia në fjalë, në shoqërim të tij shihej edhe z. Ramadan Ibrahimi-Dani,profesor i historisë, i cili ishte bashkushtarë me mua i UÇK-së, Me seli në Zllash të Prishtinës, i cili ndryshe nga Murati, në ditët më të vështira për Kosovën, ngjeshi armën dhe kreu obligimin e tij atdhetar. Pas luftës, Dani, nxorri në botim mjaftë vepra me tema të ndjeshme në historinë tonë kombëtare, të cilat ishin prekur fare pak nga studiusë apo historianë më parë.

Shpresoj t'i kam ndihmuar sadopak Redaksisë së Revistës në fjalë, që në raste të tjera, të jet më e përgjegjshme, se kujt ti ipen dekorata për kontribut kombëtar. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora