E premte, 29.03.2024, 07:47 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Opinionet e mia për çështje kombëtare

E premte, 30.03.2018, 02:56 PM


Reshat Nexhipi

Opinionet e mia  për çështje kombëtare,

gjatë intervistave me gazetarë

(Rast: 80-vjetori i lindjes)

Sqarim.

Rasti kërkon, të dal nga regullat e modestisë dhe të them që është i saktë  vlerësimi i disave se jam një ndër historianët  ndoshta dhe intelektualët e rrallë, për të mos thënë i vetëm, për nga numri i intervistave me  gazeta rë. Jo se jam më i miri se të tjerët, por, përveç të tjerave  kam qenë dhe jam i vetmi historian me dy tituj shkencor në Prespë dhe Manastir, kë shtu që, çdo nëntor, me rastin e Kongresit të Alfabetit, Manastirin e vizi tonin dhe e vizitojnë gazetarë nga tërë anët e botës, kurse unë, për shka qet që posa  theksova, isha ai që duhej të  plotësoj qëllimin e ardhjes së tyre. Shkak tjetër për intervistat ka qenë edhe statusi im 20 vjeçar si ,,Te përicë teknologjike,, nga ana e Universitetit maqedonas të Manasti rit, i cili në mënyrë tinzare nuk bëri rizgjedhjen ime të dytë, për shkak se historinë e kombit shqiptar studentëve, ua sqaronja siç ishte e jo  siç thuhej në librat e regjimit komunist. Qëllimi pra ishte: largimi im nga Manastiri, por, duke hequr nga fjala e urtë popullore,,Kur dihet qëllimi, nuk duhet humbur durimi, nuk ua plotësova dëshirën albanofobëve të këti qyteti, madje edhe kur shtëpisë ime i vunë flakën dhe e dogjën gjer në themel, më 2001. Ja, pra, këto ishin, midis tjerash, shkaqet e intervi stave të  mia të shpeshta me gazetarë nga treva  ë ndryshme shqiptare.

Të kalojmë tani në atë që qendron në titull. Për të patur sa më tepër shëni me, prezentoj vetëm thelbin e përgjigjeve të mia.Jam i vetëdishëm për madhësinë e këtij teksti, por si përvjetor, duhet të jetë i arësyeshëm.

Evidentimi i pyetjeve dhe përgjigjeve

Ju, jeni historian, pse u përcaktuat për këtë profesion?

Shikoni, çdo njeri kur përcaktohet për ndonjë profesion, ka ndonjë qëllim. Nuk do më keqkuptojnë mjekët, që do them se, pothuajse të gji thë ata që drejtohen për këtë profesion, e bëjnë nga qëllime materiale. Qofsha gabim. Unë e bëra nga qëllime të tjera. Dëgjonja nga prindët e mij për  vrasjen e katë djemve të ritur të familjes së nënës ime nga ana e bugarofiulëve të vendit, për burgosjen e babait dhe xhaxhait im, si dhe nënës të tyre, pra gjyshes time, nga ana e regjimit serb, për konfiskimin e shtëpisë dhe tokës nga ana e regjimit komunist, internimin e familjes ti me dhe mjaft ngjarje të tjera të hidhura, por edhe të lavdishme që kishin ndodhur në fshatin im dhenë Prespë, nëpërgjithësi. Historia më ndihmoj të zgjedh shkaqet dhe dilemat e shumë çështjeve lidhur me të kaluarën e hidhur dhe të lavdishme të shqiptarëve të shqiptarëve të Prespës dhe të kombit tonë nëpërgjithësi. Kjo më lehtëson dhe më bën kënaqësi edhep se ky profesion delikat, më ka shkakëtuar  probleme të mëdha.

Ju, jeni nga Prespa, kurse fatin e keni lidhur me Manastirin. Me ci lën nga këto dy treva, mbureni më tepër, si historian?

Me Prespën, për nga emancipimi, kurse me Manastirin, për nga historia e lavdishme kombëtare, të cilën ndoshta e shtjellojmë më vonë.

Po, sa i takon Manastirit, pak a shumë, kam dijeni, por për shkaqet e emancipimit    Prespës, jo fort?

,,Fajtori,, kryesor është Ali pashë Tepelena, i cili gjatë qendrimit në Pre spë, avancoi tepër bektashizmin, posaçërisht familjet të cilat e përkra hën në luftën e tij kundër sulltanit, për të krijuar shtet të pavarur shqip tar. E thashë këtë, sepse, këto familje ishin shumë më të përparuara nga ato të sektit tjetër, kështu që duke kontaktuar me to në jetën e përdit shme, ndikuan edhe në emancipimin e tyre dhe të Prespës, nëpër gjithë si.

Ju, pra, bektashizmin e konsideroni si më përparimtar nga sektete e tjera, pse?

Ka disa shkaqe, do theksoj vetëm atë më kryesorin: Këti sekti i takon familja më patriuotike në botën shqiptare: ajo e vëllezërve Frashër. Lib rat e tyre, sidomos të Naimit, i kishe në çdo familje bektashiane, kështu që mesazhet e tij bënin të veten, siç ishte: Gjithë njerëzit që janë, vëlle zër janë të tërë, një at dhe një nënë kanë, nga një baltë janë bërë,,.Sesa këto ndikonin edhe në bashkëjetesën, nuk duhet komentar, prandaj dhe nuk duhet të habitemi që Prespa edhe për nga kjo e fundit është dalluar dhe dallohet edhe sot e kësaj dite nga trevat e tjera në Maqedoni dhe më gjerë

A vallë vetëm familjet bektashiane kanë qenë shkaku për këtë ema ncipim të Prespës?

Jo, më kryesorja ka qenë ardhja e mësuesëve nga Shqipëria në kohën Italo-Shqiptare, 1942-1943, kur për të parën herë valoi flamuri kuq e zi i Skenderbeut dhe Ismail Qemalit, u hapër shkolla shqipe etj. vite këto fare të shkurta por të rëndësishme për forcimin e vetëdijes kombëtare e cila ishte në humbje e sipër në shumicën e familjeve jobektashiane.

Lidhur me bektashizmin, thuhet ,,Nëse je bektesh, e merr vesh,, cila është historia e saj?

Këtë histori, e kam dëgjuar nga një kolegu im i Shqipërisë, por, sa është e vërtetë, nuk e di. Në Parlament, vendosej emri i parasë të shtetit. Njëri nga deputetët, propozoi që  paraja të quhet kolonjar, sepse sipas tij, Ko lonja ka nxjerrë patriotë të shquar, etj.etj. Të gjithë, përmes duartro kllitjeve, u pajtuan, përveç deputetit kolonjar bektashi, i cili propozuesin Sefer, e pyeti: Si do ndjeheshe zotrote kur do dëgjonje në pazar se këtë gomar e shes për 100 seferë?. Prej ati momenti, sipas kolegut im, ka mbe tur shprehja ,,Nëse je bektesh, e merr vesh,, që do të thotë se bektashi njtë janë më të mençëm se të tjerët!!!.

Kur jemi te bektashizmi, në një shkrimin Tuaj kam lexuar për

Teqenë e fsha tit Nakolec, të cilën e quani unikate, pse?

Në këtë fshat, para 100 e ca vjet, ndodhej një varr i një dervishit. Një ditë, lumi i fshatit, zhduku çdo gjë që gjeti përpara, përveç varrit, duke u ndarë uji i lumit në në dy pjesë para varit. Prej ati momenti tërë banorët e Prespës, filluan ta përshkruajnë si të shenjtë, kurse para ca vjet me ndih mëm e  kurbetçinjëve të kësaj ane, varri u shëndrua në objekt të mreku llueshëm, i cili për nga historia të cilën sapo e thashë, konsiderohet për unikat.

Ju keni lindur në Gërçar, a ka ndodhur aty ndonjë ngjarje, që është në fokus të profesionit Tuaj, si historian?

Fshati im ka qënë kufiri midis pronave të  e Ali pashë Tepelenës dhe Xheladin be Ohrit, kurse çeta e Nijazibeut, i njohur si ,,Mbret i Prespës,,. Aty ka qendruar disa ditë me rradhë, dhe me me veshmbathje, ushqim etj.e furnizonin banorët e kësaj ane. Aty, ai, përpiloi planin për shkuarjen në Manastir, ku shpalli Hyrjetin (lirinë), pa të cilin, nuk do ta kishim Al fabetin e Manastirit.

Meqë përmendët Nijazibenë, Çfarë mendimi keni për të, si histori an?

Pozitivja e tij është, siç thashë, krijimi kushteve për Kongresin, kurse ne gativja mospreferimi i pavarësisë së Shqipërisë, sepse, sipas tij: Trojet shqiptare mund të  të bashkohen vetëm në suazat e Perandorisë os mane, në të kundërtën, ato do jenë të coptuara,, gjë që edhe ndodhi. Populli tho të: ,,zgjidh edhe mblidh,, ose ,,Dy të mira nuk mund të jenë në një ve nd,,.

Ti kthehemi fshatit Tuaj. A ka dalë nga ky fshat ndonjë person me të cilin Ju mbureni?

Ka disa, por, do përmend vetëm Nazar Mehmetin, i njohur në tëra trojet shqiptare të botës, si dhurues i sumave të mëdha dollarësh për Universi tetin ilegal të Tetovës, për Kosovën etj.,

Në librin e dr. Ilmi Veliut, kushtuar veprimtarisë Tuaj, nga ky fshat përmend edhe dy vëllezërit Muharrem dhe Hasan Nexhipi, të cilit ishin  të vetmit presparë që kanë marrë pjesë aktive në çetat e Ballit kombëtar të Mitat Frashërit në Shqipëri.

Ashtu është, por desha t i anashkaloj për shkak se njëri e kam baba tjet rin xhaxha. Por meqë Ju i përmendët, nuk mund të mos theksoj emrin e të  ndjerit  Muharrem Nexhipi, nip i xhaxhajt im, pra edhe imi. Nuk është modeste por rasti e kërkon të them  se si zv. Ministër i Shende tësisë, punësoi mjaft shqiptarë në detyra të larta në Prespë dhe më gjerë, mundësoi speciali zimin e disa mjekëve, të kësaj ane, ishte kandidat për kryetar shteti të Ma qedonisë etj.

Aka ndonjë ngjarje ose personalitet tjetër në Prespë që ka hyrë në analet e historisë?

Ka, plot, prandaj do apostrofoj vetëm Zonës e lirë balliste, e krijuar nga ana e Musa Kranjit, në vjeshtën e v.1943 dhe  Nënprefekturën e Care xvorit me në krye  Odo Meton, i cili çdo natë, organizonte mbrëmje gaz more, këngë, valle etj., momente këto të cilat  kanë mbetur vetëm si një ën dër e bukur për shqiptarët e Prespës.

Të kalojmë  tani në Manastir. A jeni penduar që vendostë fatin me këtë qytet, kur e dinit nga çfarë familje rridhni dhe çfarë shqetsime mund të pësonit?

Pyetja Tuaj, më ktheu fillmin prapa si student. Për të përballuar shpenzi met e studimeve, u punësova si gazetar në ,,Flakën e Vëllazërimit,, duke udhëhequr rubrikën e historisë. Përfitoj rastin t i falenderohem drejtorit të atëhershëm Myrteza Pezës, i cili kur më pranoj, më tha: ,,Shiko dja losh, unë e di që babaj yt si ballist  ndodhet në Gjermani, prandaj, ki me ndjen çfarë do shkruash, kurse kur mbarova studimet dhe vendosa të kthehem në Manastir, më tha:,, O djalosh, nuk je ti për atje, por  qendro në Shkup, se këtu je  nevojshëm, mungon kuadri i profilit, siç je ti…,, - Po shqiptareve të Manastirit, a vallë nuk u nevoiten njerës si mua, a du het ta lëmë të shkretë qytetin që na ka bërë me alfabetin ? e pyes  unë, pak si me shaka. Qeshi dhe më tha: ,,Puna jote o djalosh, por do më kuj tosh,,.

Domethënë, keni qenë të vetëdishëm për pasojat dhe nuk jeni pen duar ?

Si mund të jem penduar kur shikoj nxënësit shqiptarë në oborrin e shkollës dhe në rrugë flasin pa frikë në gjuhën e vet, kur dëgjoj që në shumë spitale dhe shkolla punojnë motra medicinale ose arësimtarë për shkollimin e të cilëve kam dhënë kontribut modest si profesor në Shko llën e Mesme të Medicinës dhe në Akademinë pedagogjike, pranë Uni versitetit të Manastirit.

Po, a  u është  njohur dhe pranuar ky kontribut, nga njeri?

Nuk është modeste, por pyetja Juaj më detyron të them: Murri i dhomës ku punoj, është mbushur me shpërblime, dekorata etj.siç janë: Medalje Presidenciale e Meritave nga ana e presidentit të Republikës së Kosovës-z. Hashim Thaçi-Prishtinë, Mirënjohje e posaçme nga  ana e Shoqatës për Kulturë dhe Art Tradita e Teovës, me kryetar z. Selam Sulejmanin, Titullin e Lartë Pegasian ,,Historian i vitit,, 2015, nga ana e Akademisë alternative Pegasiane-Shoqatës së shkrimtarëve dhe poetëve ,,Pegasi,, Ti ranë, Plaketë e posaçme nga ana e Shoqatës ,,Prespa na bashkoi,, me seli në Çikago të Amerikës, etj.etj.

Të kalojmë tani te ngjarja më madhore në Manastir. Pse Kongresi, u mbajt pikërisht në kë të qytet ?

Pyetje e qëlluar, sepse për Kongresin është shkruar dhe dihet mjaft, por rrallë kush mund t i përgjigjet pyetjes Tuaj. Këtë pyetje ma kanë bërë disa gazetarë maqedolnas, duke më thënë se si është e mundur kjo, kur këtu jetojnë vetëm 3-4 përqind shqiptarë. Atyre u jam përgjigjur: ,,Sot po, por në kohën e Kongresit, elementi shqiptar këtu ishte dominant dhe e dyta: Këtu vepronte familja më patriotike shqiptare, e përbërë nga pesë anëtarë, tre meshkuj dhe dy femra, kush më patriot se tjetri, sidomos Gjerasim Qiriazi i cili në Manastir hapi shkollë shqipe rreth gjysmë shekulli para se këtu të ketë shkollë në gjuhën maqedonase. Në shkollën e Gjerasimit dolën kuadro të afta të cilat përgatitnë mbajtjen e Kongre sit.

Domethënë, sipas Jush, familja Qiriaze ka lojtur rolin kryesor për mbajtjen e Kongresit në fjalë, apo jo?

Mund të thuhet edhe kështu, edhepse, kuptohet, sështë vetëm kjo. Ka edhe plot shkaqe të tjera të cilat i kam elaboruar në detaje gjatë inter vistave ose shkrimeve të mia, prandaj ta lëmë me kaq. Sa i takon fami ljes Qiriaze, ajo është e vërtetë, sepse ajo ka patur lidhje të ngushta me Naim Frashërin nga i cili  ishte  frymëzuar  tepër në drejtim të çështjes patriotike. Shtypshkronjën e Qiriazëve, nga e cila dolën 300.000 tekste në 13 gjuhë, të cilat disperzoheshin në tërë anët e botës, disa e kon siderojnë për   nxitse kryesore e Kryengritjes së përgjithme të v.1912 që solli  pavasrësinë e Shqipërisë.

Si ishte  atmosferën para objektit, ditën e  Kongresit ?

Lazgush Poradeci, shkruan: ,,Ishte një  e ftohtë e madhe me dëborë... Pri snim në të dy anët e lumit Dragor...Pak pak castesh fi lluan të vijnë de legatët me lla ndone që i tërhiqnin nga katër kuaj të zbu kuruar me fla muj kombë ta rë  dhe kuajve u kishin lidhur fjongo kuqezi nëpër këm bë. Sipër mbi një karroce fluturomnte një korb. Ndalon ka rroca dhe prej saj  del Çerçiz Topulli i cili e qëlloi me armën  që kishte me vetë dhe kor bi ra para këm bëve të Mihal Gramenos.Të lumtë Çer çiz,-i thotë Mihali ,,Kongresi i ABC-së do na vejë mbarë,,.

Po, atmosfera në qytet, 10 ditëve sa mbahej Kongresi, si ka qenë ?

Manastiri i përngjiste buketit me lule të ndryshme dhe të bukura, të cilave u kushtohej kujdes i posaçëm dhe i barabartë, sepse ishte krijuar bindja që nëse një nga lulet vyshket, prishet i tërë buketi, pra bashkë jetesa midis popujve të ndryshëm kulminonte. Kjo ishte pasojë edhe e raporteve të shkëlqyera midis shqiptarëve dhe vllehëve, të cilët, duke fa lenderuar marrëdhënieve të tilla xhonturqit pranuan hapjen e shkollave dhe kishave vllehe të cilave pushteti serb dhe ai komunist ua vuri çelsin.

Kongresin e Alfabetit Ju e lidhni me Lezhën dhe Vlorën, pse ?

Sepse, të shprehem në mënyrë figurative  ,,Shtafetën,, e pavarësisë, Ske nderbeu e krijoi në Lezhë, më 1444, prej aty ia drejtoi Abdyl Frashërit në Prizren, ky ia dorëzoi djalit të vet-Mitat Frashërit në Manastir, kurse Mitati e drejtoi në Vlorë  e cila ishte destinación i fundit i ,,shtafetës,, në fjalë….

Megjithatë, Ju Manastirin e ngrini më lart se tre qytete e posapër mendur, pse?

Për shkak se, shteti shqiptar, i dalë nga Lezha, vazhdoi deri në vde
kjen e Skenderbeut, pra vetëm 24 vjet, Lidhja e Prizrenit, vetëm dy-tre, Pavarësia e shpallur në Vlorë, poashtu vetëm disa vjet dhe pa përfshirë tërë trojet shqiptare, kurse Alfabeti i dalë nga  Manastiri, mbeti për kur doherë dhe  për tërë shqiptarët e botës.

Kur jemi te veçantitë, Ju edhe kombin shqiptar e konsideroni si të ti llë, karshi popujve të tjerë?

Sepse,veç tjerash, ska dhe, kurrë nuk do të ketë popull që nga gjiri i tij             të ketë ka nxjerrë, ose paskëtaj të nxjerrë ndonjë femër siç është Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si,,Nënë e tërë botës,,.Si veçanti për kombin tonë mund të quhet  edhe shpëtimi i  hebrejve dhe italianëve nga shqiptarët.

Sa i takon hebrejve  kam njohuri, por jo edhe për shpëtimin e  italianëve ?

Për këtë po ia jap fjalën shkencëtarin italian Marco Nese, i cili,  në një vepër të vet, shkruan se pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943,  Gjermania e shpalli ushtrinë italiane për dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje 20.000 ushtarë italianë. Mirëpo ata shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqip tare. “U veshën me kostume kombëtare vendase, mësuan ndonjë fjalë shqip, etj”përgjigjet shkencëtari në fjalë.

T i kthemi përsëri Kongresit. Dihet se këtë e përgatiti klubi qendror ,,Bashkimi,,. Dega e PPD-së, e kryesuar nga Ju, themeloi  SHKA me të njëjtin emër.Kam lexuar se këngëtari i njohur Demir Krasniqi, ka komponuar një këngë nga teksti Juaj, kushtuar ,,Bashkimit,, Cili është teksti i saj ?

Ja, po ua tregoj: ,,O ,,Bashkim,, i bekuar, kombi ty, s të ka haruar, pas një shekulliu në robëri, të nxorri në liri. Emri yt, kurrë s harohet, gji thmonë, do kujtohet, se të një një botë e tërë, për veprat, që ke bërë. Të nje Gramozi e Tomorri, Pelisteri e Dragori,  Vlora e Ismail Beut, dhe Kr uja e Skenderbeut. Ndihmë të madhe, të dhanë, Çerçizi me të vëllanë, Gjerasimi me Themistoklinë, Parashqeva me Sevastinë. Me Kongresin e Alfabetit, dhe shtypshkronjën e qytetit, kombin tend, e bashkove, nga ro beria e çlirove.

Objekti i Alfabetit, sipas Jush, albanofobëve, u është halë në sy, pse?

Nga frika se mos thëngjilli i mbuluar del përsëri në sipërfaqe, lëshon fla kën e mëparshme dhe bën shkumb e hi pushtetin e tyre !. Prandaj, duke vazhduar rrugën e pushtuesëve serbë të vitit 1912, komunistët maqedo nas, zhdukën çdo gjurmë shqiptare, përveç lokalitetit historik-Herak lenë e Linkestëve ilirë dhe  objektin e Alfabetit të cilin e sulmojnë vazh dimisht por asesi ta shembin, sepse, të shprehem në mënyrë figurative, ky objekt është i shenjtë, ka nxjerrë 36 ,,muzat,, shqiptare, të mbrojtura nga  ,,Babai i tyre,,  Zevsi, të cilin ne e quaj më Zot.

Ju, disa herë keni shkruar se shpëtimi i objektit nga sulmet e alba nofobëve  është vendosja e konsullatës shqiptare  në të, pse?

Sepse, ligjërisht, para një objekti të tillë, ditë e natë qendron polici, kë shtu që, vetëm në atë mënyrë, mund lirisht të mbruhet objekti nga sul met e albanofobëve dhe në të të valvitet ditë e natë pa pushim Flamuri kuqezi i Skenderbeut, si dhe para objektit  të vendosen përmendorja e Mitat Frashëri dhe Gjergj Fishtës, si dy figurat më të spikatura të Ko ngresit dhe të kombit nëpërgjithësi.

Në çfarë gjendje është sot objekti i Kongresit?

Në krahasim me kohën e monizmit, kur nuk kishim guxim të shtjemë sytë në të, sot, është, që thotë populli ,,lule,, por në krahasim me atë të vitit 1908, pothuajse zero.

Ç duhet bërë që Objekti të fitojë fizionominë e para një shekullit?

Veç tjerash, të prishet objekti që ka pranë, të improvizohet një dhomë fjetje me krevatë të asaj kohe, ku kanë kaluar natën patriotët më të shqu ar të kombit, si Mitat Frashëri, Fishta, Çerçiz Topulli, Shahin Kolonja, dhëndri i Naim Frashërit, Hasan Prishtina etj. gjë që dotë ishte kënaqësi dhe kujtim i paharuar për ata  që do kishin atë fat.

Cilat ngjarje, sipas Jush, për Manastirin janë të ndritura, përveç Kogresit të Alfabetit?

Ka disa. Do përmend vetëm atë të vitit 1968 kur u vendos Pllaka Përkuj timore në objektin e Alfabetit, si dhe viti 1946 kur në këtë qytet u festua në mënyrë spektakulare Dita e Flamurit. Në ngjarjen e parë isha prezent dhe nuk i harroj dot fjalët e qëlluara të Vllado Maleskit, i cili,  veç tje rash tha se plloça që vendosëm këtu është prej mermeri dhe mermeri nuk thyhet lehtë etj.etj. por, fatkeqësisht, mesazhi i tij nuk u respektua, sepse ajo plloçë u shkatërua disa herë.

Si ngjarje madhore, sipas asaj që kam lexuar, janë edhe  themelimi i  Degës të partisë  të parë shqiptare në Maqedoni si dhe Festivali ,,Zë

rii i Alfabetit,,.

Ashtu është,  por nuk desha  të jem jomodest sepse të dy këto janë ngja rje që lidhen me veprimtarinë time: Dega u themelua në shtëpinë tonë, kurse Festivali me iniciativën e kësaj Dege, e udhëhequar,  po nga  unë. Përveç kësaj, me iniciativën e Degës, filloi punën Radio e parë private në gjuhën shqipe në Maqedoni  dhe më gjerë- ,,Estradafonia,, e cila, lojti rol të pa llogaritshëm në ngjalljen e vedijës kombëtare te shqiptarët, sepse permes radios, për të parën herë dë gjoheshin këngë patriotike të porositura nga vetë dëgjuesit, etj. Fatkeqësisht, kjo radio, për shkaqe financiale, nuk ek ziston, edhepse disa here permes shkrimit ka sugjeruar që radio e tillë këtij qyteti, i takon, por apeli ka rënë në veshë të shur dhër.

Përmendët Degën e partisë, pse dhe si ajo u themelua në shtëpin  Tu aj?

Isha duke punuar në oborr. Shoh vinë  disa veta të pa njohur. U përshën detëm. Na duhet profesor Reshat Nexhipi, më thotë njëri nga ata. Urdho ni brenda, do ta gjejmë, i them unë dhe, me gjithëse, me frikë, bënë, siç iu thashë. Ishte kryetari i partisë Nevzat Halili dhe disa të kryesisë. Për të mos e zgjatur më tepër, aty u vendos që të krijohet dega, kurse unë të jem kryetar i saj, edhepse pozitat e larta nuk i preferroj, sepse foteljet ku ulesh janë plot me gjemba. Mirëpo, populli thotë,,Nga frika, hiket, nga turpi, jo,,.

Si ia filluat punën e kësaj çështje  pa  asnjë përvojë për Ju?

Për shkak të mungesë të zyrës, muaje me rradhë, pothuajse çdo mbrëm je, në shtëpinë tonë mblidheshin nga 20-30 veta, për të biseduar rreth çështjeve që preokuponin shqiptarët e Manastirit, kurse gruaja ime përgatite ëmbëlsira të ndryshme, kështu që fitohej përshtypja sikur aty për çdo natë ndodhte ndonjë ngjarje gazmore, edhepse policët në çdo moment qëndronin rreth e rrotull për të parë, kush hyn e kush del, kurse dosja  ime komuniste, sa vinte dhe shtohej për të mbrirë faqen 500.

Promovimi i PPD-së u bë edhe  në Manastir. Lidhur me këtë , në librin e dr.Ilmi Veliut, ka një rast interesant, cili ishte ai?

Ishte viti 1990, kur komunistët, akoma ishin në fuqi. Salla plot me simpatizerë të partisë nga tërë Maqedonia. Te dera qendronin dy policë. Pas hapjes së mbledhjes, më vinte rradha të flas unë, si kryetar i Degës. Njërit, që kisha pranë, nuk e di nga ishte, i them do flas edhe në maqedo nisht, se këtu ka edhe kodoshë të cilët mund të interpretojnë gabimisht bisedën ime- ,,Mos, se do koritesh, fol vetëm shqip,, më thotë ,,patrioti,, -Mirë e ke, por, me kusht që si të mbarojë mbledhja, unë me gjith fa miljen do vimë te ty disa ditë,, i them pak si seriozisht dhe, kur fillova të drejtohem në foltore, më tha,, Mirë e ke profesor, kallja edhe maqedo nisht,,.Pra, siç shkruan shpeshë herë dr. Veliu, lehtë është të jetosh në Te tovë, por jo edhe në Manastir.

Ju, ishin prezent në  vendimin për themelimin e Universitetin  ilegal të Tetovës, si ndodhi kjo?

Salla ishte plot me intelektualë. Isha ulur në rra dhën e parë, karshi Fadil Sulejmanit i cili udhëhiqte mbledhjen. Fillu an bisedat, disa nga të cilat ndjellnin skepticizëm, sepse kodoshët e shte tit,  i kishe në çdo vend. Në fund udhëheqsia nxori ca fletë dhe vendosi t i shpërndajë me qëllim që sicili të shkruajë emrin dhe  mbiemrin dhe të vo tojë përmes fjalëve ,,po,, ose ,,jo...Menjëherë reagova, duke thënë se mund të ndodhin manipu lime me emrat, prandaj propozoj që përmes ngritjes së dorës të zgjidhet kjo çështje. U dëgjuan duartroklitje të forta dhe përmes aklamacionit u soll vendimi për themelimin e këtij universi teti...

Përveç këtyre ngjarjeve tëndritura për kombin tonë, në Manastir ka patur me siguri edhe ngjarje të hidhura, nëse mund t i quaj kështu. Një nga ato është edhe masakri i v.1830, apo jo?.Cilat ishin shkaqet për këtë krim të paparë gjer atëhere ?

 

Veç tjerash, për të cilat kam shkruar disa herë, ky masakër, ndodhi edhe si hakmarrje e Vezirit të Manastirit ndaj dy prijsëve kolonjarë- Asllan beut dhe Velibeut, të cilit nuk e peshonin fare atë, kështu që kur ai kalonte rrëzë kafeneve, tërë ngriheshin në këmbë dhe i bënin temena, kurse dy bejlerët në fjalë, nuk lëvisnin fare nga vendi.

Si nuk e parashikuan dot shqiptarët këtë krim kaqë të madh?

Për ta kryer me sukses këtë krim, Veziri, njërin nga dy bejlerët, e shpalli për vëlla, tjetrin për djalë. Përveç kësaj, organizoi pritje ,,madhështore,, për ushtarët shqiptarë në vendin Dovlexhik, dyke  i renditur  për ballë  ushtrisë osmane dhe,  për t i ,, nderuar,, si  mysafirë, lejoi që ata të parit të zbrazin në qiell, pastaj forcat osmane, të cilat, sipas planit, në vend të zbrazin si të parët, drejtuan pushkat te trupat e tyre dhe shkakëtuan ma sakrin e pa dëgjuar deri atëhere në histori.

Pa dyshim, ngjarje e hidhur ishte diegia e disa shtëpive të shqipta rëve në Manastir, më 2001. Ju, sipasa librit të dr.Veliu, i keni ku shtuar edhe një vjershë kësaj ngjarje?

Meqenëse  na dogjën gjer në themel edhe shtëpinë tonë, këtë krim e për shkruava permes vargjeve, midis të cilave, edhe këto, në vijim: Në Ma nastir, u bë  një krim  i paparë,  shtëpive shqiptare, u vunë  zjarrë, për ca policë, të vrarë, në Tetovë, që kishin shkuar, me UÇK-në, për të luftuar. Qindra taksistë, nga kjo vrasje, u tërbuan, familjen tonë, rethuan, në pre zencën e policisë, zjarrë i vunë shtëpisë. Ndriçoi fusha e Pellagonisë, pronë e vjetër e Ilirisë, Heraklea e Bardhyl mbretit, dhe objekti i Alfa betit. Skenderbeu, duke  luftuar, Naimi ,,Qerbelanë,, duke  shkruar,  Is mail Qemali, në Vlorë duke kuvenduar, Nëna Terezë, të sëmurë, duke kuruar, deshin të shpëtojnë, por kot, se i kisha  varur    mur dhe slonin  dot. Ne të tjerët  që shpëtuam, në Prespën tonë, qendruam. Por edhe aty, na u kërcënuan, Shqipërinë na i treguan, prandaj në Shkup përfunduam. Aty disa muaj jetuam, pastaj, në Manastir u kthyem, vendlindjen e Abesë, se lëshuam, armikut qëllimin s ia plotësuam.

A keni diçka tjetër të shtoni për Manastirin, para se të kalojmë në

pyetje të tjera?

Po, do lexoj fragment nga një vjershë të cilën, ia kam dedikuar këtij qyteti qysh si student me ca shtesa fare të vogla të kohës më të re:  Ma nastir, i vjetër dhe i bekuar, nga linkestët ilirë, i themeluar, me rrënjë të thella historike je, famë në tëra trojet shqiptare, ke. Tani, sje, ai që ishe, si ke, shqiptarët, që kishe, shumica, në Turqi, të shkuan, Qiriazët, t u slla vizuan. Atyre, që kanë mbetur, në Turq, që s janë tretur, u digjen dyqa ne e  shtëpi, për t i larguar në Turqi. Por, kur dihet qëllimi, nuk mungon durrimi, vendlindja, s duhet lëshuar, aty duhet qendruar, se aty ke  vlerë, jo për vehte, po, për të tjerë, për kombin dhe atdhenë. Vetëm kështu,  i varfër, pa pasuri, por me fëtyrë të pastër, mbetesh në histori.

Të kalojmë tani në ca pyetje të tjera. Ju keni zhvilluar mjaft pole mika për çështje kombëtare me autorë maqedonas. Cila polemikë, u ka mbetur  më tepër në kujtesë?

Ajo rreth origjinës së Lekës së Madh, jo se e adhuroj këtë njeri, sepse ska bërë gjë për kombin nga e ka origjinën, por për shkak se polemika vazhdoi javë të tëra, dhe kushedi sa do vazhdonte sikur mos paraqitej laj mi në disa gazeta maqedonase që, citoj ,,Historianët e CIA-s deklarojnë se Leka dhe Maqedonët e vjetër janë ilirë, gjë që përputhet me opinionet e historianit Reshat Nexhipit nga Manastiri…,,.Ky lajm, ua mbylli gojën kundërshtarëve të mij, duke më quajtur pastaj bashkëpuntor të CIA-s, kurse unë, iu falenderova për një vlerësim aqë të lartë, të cilin nuk e me ritoj.

Ju polemizuat  ashpër me akademik Kapllan Buroviçin, pse dhe si?

Ky farë akademiku, në Manastir, promovoi librin  kushtuar shqiptarëve në të cilin mohon origjinën ilire, gjë e cila më  nxiti të reagoj në sallë dhe përmes gazetës lokale maqedonase, duke theksuar origjinën pellazge të shqiptarëve. Veç tjerash pata shkruar ,,Ky akademik, më parë mbante mbiemër shqip-Resuli, kurse tani një mbiemër me dy fjalë: e para shqip-burrë, kurse e dyta serbisht-viç dhe del Burë viçi.  Kjo e tërboi atë aqë tepër sa që  menjëherë publikoi  një broshurë në në Ulqin, 2006, në ma qedonisht, ndoshta edhe në gjuhë të tjera, duke e shpërndarë gratis  dhe në të cilën në shenjestër isha  pikërisht unë.

Ai, sa kam dijeni, ka nxitur daljen e enciklolopedisë maqedone ?

Po, ashtu është. Ka shkuar atje dhe ka prezentuar opinionet e mia lidhur me origjinën e shqiptarëve, të cilët, duke cituar shkencëtarë të huaj, si Maurico Druon, i nxirrnja  për popull më të vjetër në botë. Madje, thuhet se ka financuar daljen e enciklopedisë maqedonase, të cilës, intelektualët e Tetovës, në krye me  publicistin më patriot dhe më  guximtar- Nijazi Muhamedin, iu përgjigjën ashtu si duhet, me librin ,,Maqedonia shqiptare,, dhe jo rastësisht, unë  isha konsulent i vetëm i saj.

Nëse pajtoheni, t iu parashtroj një pyetje lidhur me politikën. P.sh. cili është mendimi Juaj për Marrëveshjen e Ohrit?

Kjo marrëveshje më kujton fejesat e kohës së Papaqemos, kur djali ose vajza deturohej të pajtohet pa dëshirën e vet, prandaj dhe fejesat e tilla të imponura ishin të pasukseshme, njësoj si kjo Marëveshje. Përndry she, faktori i jashtëm, përfaqësuesit maqedonas, i zuri për veshi dhe i shpuri në Ohër, jo për të larë trupin në liqen, por gjynahet që kishin bërë ndaj shqiptarëve gjysmë shekulli me rradhë.

Më lejoni t iu bëj edhe një pyetje tjetër nga politika. Ju, në një rast keni kritikuar takimin e liderëve të partive shqiptare me Kryeminis trin e Shqipërisë, pse?

Ky takim i paqëlluar, liderët shqiptarë të Maqedonisë, i paraqiti para botës buracë, të paaftë   për të bërë vetë  politikë, kurse Kryeministri  lojti rolin e njeriut që pështyu në kazanin e gjellës dhe prishi tërë das mën, sepse VMRO-ja  këtë, e quan  përzjerje të Shqipërisë në punët e brendshme, gjë që dëmton imazhin e Qeverisë aktuale dhe avancon parti në tjetër, prandaj dhe disa janë të mendimit që ky takim,  ka  ndonjë prapaskenë të cilën analistët tanë duhet ta zbulojnë.

Diçka për relaksim. Kam dëgjuar, nuk e di sa është e vërtetë, pas keni propozuar që në Maqedoni duhet të krijohet një parti me emër Partia e udbashëve shqiptarë-PUSH ?

Këtë e  kam shkruar  në një gazetë satirike, në të cilën ,,propozimin,, e kam arësyetuar me faktin që anëtarët e Listës së udbashëve të Kosovës nga Maqedonia, kanë përvojë në politikë dhe dinë si të manevrojnë dhe e dyta: për të larë gjynahet, mund të bëjnë vepra të mëdha për shqiptarët.

Kjo përgjigje intersante, më nxiti, t iu parashtroj  pyetjen: Ju, edhe  në disa nga shkrimet Tuaja, ngandonjëherë, përdorni satirën, pse?

Sepse, përmes satirës, ngjarjet historike, ose politike, kuptohen më lehtë dhe mbahen mend më gjatë. Sa për ilustrim: Kryetari i një komune për ndërtimin e çerdhes për fëmijë, kishte caktuar fare pak para, kurse për burgun sikur të ishte hotel me 5 yje, duke u arësyetuar që, nëse eve ntualisht gabon, nuk do shpjenë në çerdhen e fëmijëve, por në burg.

Ju, sa e di unë, si student keni punuar edhe në ,,Flakën,, e asaj kohe, ku udhëhiqnit rubrikën e historisë dhe të satirës. Madje kam lexuar se në një nga garat që organizoheshin në atë kohë, keni zënë vendin e parë. A është e vërtetë kjo dhe me cilën satirë?

Në këtë moshë 80 vjeçare, nuk ka hije të flasim këto gjëra, megjithatë, të faleminderit për këtë pyetje, sepse më ktheve fillmin 60 vjet prapa, kështu që më duket vetja 20 vjeçar. Zhvilloheshin gara midis burave dhe nuseve në qitje me pushkë. Ai që ushtronte nuset, i porosit që të sjellin nga një fotografi të vjerave, t i vendosin në vendin ku do qëllonin dhe fitorja është e sigurtë. Njëra nga nuset, e pyeti: unë skam fotografi, a mund ta sjell të gjallë?,,.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora