E premte, 29.03.2024, 12:56 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Bardhyl Mahmuti: Kopilët e Erdoganit

E premte, 30.03.2018, 07:25 AM


Kopilët e Erdoganit-Thikë pas shpine mikpritjes shqiptare!

Me sa mburrje kujtojmë faktin që gjyshërit dhe baballarët tanë nuk dorëzuan asnjë pjesëtarë të hebrenjve që përndiqeshin nga Hitleri. E megjithatë kishte edhe në mesin e shqiptarëve kopilë të tillë që Hitlerin e thërrisnin «Baba Hetë»!  Fatkeqësisht, kopilët e Erdoganit ia ngulën thikën pas shpine mikpritjes shqiptare në Kosovë.

Dorëzimi i gjashtë shtetasve turq në duart e regjimit terrorist të diktatorit të Turqisë është akti më i turpshëm që ndonjëherë kanë disa shqiptarë në emër të institucioneve të Kosovës. Sot i turpëruar ndiej dhembje për ata që në këto momente janë duke u torturuar në burgjet e Turqisë për shkak se në institucionet tona kemi njerëz të shitur që shkelën të drejtën ndërkombëtare të mosektradimit të personave në shtetet ku rrezikohet integriteti i tyre fizik dhe psikik.

Bardhyl Mahmuti



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora