Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Dragobia e Dragonit

| E marte, 27.03.2018, 09:03 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

DRAGOBIA  E  DRAGONIT

“Çdo mars vijmë te Shpella,

Të shohim me kobure,

Dragua mbi këto male

Që kurrë s’u përkule…”

Zeqir Lushaj: “Baladë për Bacë Bajramin”

29 MARS 1925: Arma e Pashiqit që i dhuroi Ahmet Zogut po vazhdon krizmat...

Vritet mbas Luigj Gurakuqit edhe Dragoni i Dragobisë Bacë Bajram Curri...

Sejcili Shqiptar sot pyet veten: “A ka Shqipnia Atdhetarë trima si Bajram Currin?”

– Nuk e dij ! Dij vetem se ka vrasës që jo vetem nuk i lanë gja mangut nipit t’ Esadit, po edhe po ua lypi nevoja ia kalojnë atij. Në kater anët e globit vetem fallsifikatorë vrasës!

Në se dishron me dijtë se shka bahej në Shqipninë e porsa lindun të Gjergj Kastriotit, merr dhe studjo vetem tri Figura të mëdha të Shqipnisë së asaj kohë dhe si i vrane Ata: Avni Rrustemin e Vlonës, Luigj Gurakuqin e Shkodres dhe Bajram Currin e Dragobisë.

Nder pusat e ujit të freskët të Rozafës, të tre Burrat e kanë pij një gotë ujë... Sa e ambël dukej fjala e Tyne “T’ u rritët ndera!”, kur u thonin grave Shkodrane me tabake në dorë.

Jeta e Këtyne Burrave të ngjanë me vrapimet e maratonomakëve nder labirintet e një Shqipnije të rrenueme nga feudalizmi, që në çdo kthesë të pret një vrasës tradhtar...

Por, zemra e Trimit nuk thehet as nuk kthehet mbrapa! E Ky Trim ishte Baca Bajram!

Nuk e thyen as nuk e kthyen as napolonat ar e as dinarët... Pasunia e Tij ishin e mbetën  Gurtë e Shpellës së Dragobisë, ku me zemer të thyeme per atë Gjak të derdhun rrëkajë aty, çdo  Shqiptar e ndjen veten perpara një Monumenti të Perjetshem e madhështor.

E Plaku me doren e Tij të vrashtë nga fjetja nder jestekët e gurtë, të afron koken per parzem dhe me dashninë Atnore të Tij si gjithmonë, plot me bujari të ofron një dhuratë: Besen e Burrave të Maleve të ngjeshun e të merthyeme per Flamurin e Gjergj Kastriotit !

Vetem per këte e vrane...

Melbourne, Mars 2018.