E enjte, 28.03.2024, 02:45 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Rruga e kombit dhe kombi i udhëve

E marte, 27.03.2018, 06:40 PM


RRUGA E KOMBIT DHE KOMBI I UDHËVE...

(Ky komb rrugëtoi udhëve të ndryshme, por kurrnjëherë nuk e pati rrugën e vet më të rasuar se sot)

Nga Dedë Preqi

Autostrada Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas, është arteria më efikase që  e lidh një komb të ndarë në dy shtete ,  por kurrë të ndarë nga arteria e një gjaku dhe trungu të përbashkët. Nuk do koment se këto dy shtete janë një komb dhe e kanë një rrugë të përbashkët në  një udhëtim drejtë Evropës së bashkuar. Një projekt të tillë edhe më herët e kishte projektuar dhe filozofuar arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Është një fjalë e vjetër romake që thotë, “Natyra do i bashkon të barabartit” që do të thotë se, e drejta e barazisë njerëzore është edhe një e drejtë natyrore, këtë më së miri do e dëshmojë historia e shoqërisë njerëzore, e në veqanti do e dëshmojë edhe historia e popullit shqiptarë.

Iniciativën e parë kur e muar Shqipëria, për sa ishte kryeministër edhe Sali Berisha, për ta ndërtuar autostradën nëpër shtetin e vet dhe për ta lidhë edhe me Kosovën, duke i dhënë edhe kësaj ane pëparësi që edhe ky vend të shkëlqejë me një rrugë të tillë, ia dhanë edhe emrin kësaj vepre si “Rruga e kombit”, me ç’rast ishte shumë e rëndësishme, sepse përherë të parë në jetën e tyre po lidhen dy vendet më të përzemërta dhe të një lidhje vëllezërore e gjaku.

Kjo rrugë kombëtare e kishte një domëthënje të jashtëzakonshme dhe ishte ndër veprat më madhore të fitores së demokracisë, dhe se një arterie e tillë i prekte shumë arterje të tjera si edhe gjitha fushat e natyrës ekonomike, politike e kulturore, të cilat ishin shtyllat e bashkëpunimit dhe projekteve bilaterale në mes këtyre dy vendeve, por edhe kominikimit dhe shkëmbimit më të lehtë të mallrave edhe me  vendet e rajonit.

Ky projekt dhe koridor i kombit shqiptarë, ishte një projekt i njerëzve të mëdhenjë dhe  mendjempreht, të cilët ia dojnë të mirën këtij kombi, duke i lidhë dhe afruar këto dy vende si kurrënjëherë tjetër, Tiranën me Prishtinën, si dy motra të ndara me dhunë,  dhe ndër të tjera, duke e bërë të mundur detin e kaltër shqiptarë, që ta vizitojnë dhe shijojnë me mijëra vizitor të Kosovës, rajonit dhe vendeve tjera nga  Evropa qëndrore.

Përveq tjerave, “Rruga e kombit” paraqet edhe udhën kombëtare, një gjë e cila do dëshmojë edhe vullnetin e këtij kombi, që mundohet dhe përpjekët për ta zënë dhe kompenzuar kohën e humbur e të kaluarës së dhembshme, duke ndërtuar të ardhmën e saj më të mirë dhe më të dinjitetëshme.

Prandaj, janë të pa matura planet dhe projektet e kryeministrit Edi Rama, që sot “ Rrugën e kombit”, dëshiron ta shdërrojë në rrugë biznesi, apo të natyrave tjera përfituese, duke i dënuar vizitorët e këtij vendi dhe njerëzit e kombit të vet përmes taksave dhe tarifave të larta, në rastin e frekuentimit të kësaj arterie, e cila  i lidh të gjitha arteriet tjera me vendin dhe rajonin.

Dhe modernizimi i Ramës, nuk duket se është i qartë dhe si duket nuk e ka trajtuar mirë këtë projekt, apo edhe se e ka miratuar në bazë të kushteve e rrethanave, por e ka marrë vetëm si diçka të natyrshme edhe jo në kuptimin e asaj që mbështetët i tërë projekti dhe natyra për t’u vënë ballë për ballë me sfidat e këtij projekti, që janë më shumë të rëndësishme.

Edhe pse z.Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë, do e merrte si veprim të lirë, apo krye në vete si  projektet e tilla,  kostoja e tyre duhet të parallogaritet, edhe pse mendon se është i lirë të veprojë çka të dojë në shtetin e vet, të bëjë mirë, apo keq, të ndërtoj, apo të rrënojë, por ajo që është thelbësore për të gjithë ne, të kemi së paku një harmoni dhe frymë të përbashkët dhe brenda asaj ku ka mangësi, ti japim shpirt dhe qëllime të përbashkëta këtij kombi.

Tarifën e rrotëve për “Rrugën e kombit” që e ka caktuar Edi Rama, me një kosto të lartë, nuk do të thotë se është një diçka e jashtëligjshme dhe jo normale për ekonominë e një shteti, por kjo gjë bëhët e dukshme dhe e prekshme për shumë shkaqe dhe elemente të gjedjes së sotme të popujve tanë, ndër të tjera në veqanti për popullin e Kosovës, që përmes kësaj arterie të përbashkët dhe ndërvellezërore iu ka mundësuar së paku të merr frymë dhe të lëviz më lirisht se kudo tjetër.

Është shumë e rëndësishme se këtë rrugë, përveq popullit vendas të Shqipërisë, nuk e frekuenton më shumë asnjë popull tjetër i rajonit se populli shqiptarë i Kosovës, i cili vetëm në sezonin e verës për të shijuar viset bregdetare  dhe ujin e njlmët, bëhën kolona të mëdha në kufirin e përbashkët shqiptaro-shqiptarë, duke u bërë pjesë e pa ndashme e këtij organizmi dhe jetës së përditshme e këtij vendi dhe këtij populli, pa marrë parasysh kostot e shpenzimëve, që do llogariteshin me të madhe në favor të shtetit shqiptarë.

Edhe pse humica e vendbanimëve të Kosovës, që janë në kufi me Shqipërinë, në sezonin e verës kanë mundësi të udhëtojnë për çdo ditë përmes kësaj rruge të kombit, që ta shijojnë ujin e detit gjatë gjithë ditës dhe të kthehen në mbrëmje përsëri në vendin e vet, ndoshta edhe kjo nuk do të kishte aqë e rëndësi për Edi Ramën, por ajo më e pa llogaritshmja do të ishte tregëtia e mallit dhe në përgjithësi ekonomia e transportit, që duhet të jetë e përditshme dhe përfituese, por edhe tjetra e një rëndësie të veqantë për pushuesit e rajonit dhe vendeve tjera, që shumica e tyre përshkak të kësaj kosto, do e kthejnë mendjen dhe kahjen e tyre në viset tjera të rajonint, ku kushtet do të ishin më të përshtatshme.

Rrugën e kombit, nuk e përcakton vetëm përfitimi i tarifave dhe kapitalëve, apo rrugëve të ndryshme të jashtëligjshme, e aqë më pak, ndoshta llogaria e pushimeve dhe rekreacioneve, apo natyrave tjera, por kjo rrugë e ka edhe domëthënjen e udhëtimëve tjera të kombit tonë dhe kahen e saj drejtë rrugëtimëve të tjera në familjen Evropiane, dhe duke u nisur që nga këto elemente të thjeshta do të përfitonte kombi  dhe shteti deri te ato projekte që janë edhe më madhore!.

Janë fare të qarta kundërshtimet e shumta dhe të pa pajtueshme ndaj këtij fenomeni që e ka projektuar qeveria e Edi Rama, prandaj nuk mund të pohohet se miliona mendime janë më pak vlera se një mendim i një njeriu, apo grupi njerëzish, sepse ndeshëmi me rrezikun e rrëshqitjes nga baza dhe rrënjët që i përkasim bashkë me dhuntinë dhe origjinalitetin e saj që e ka një vlerë të lashtë njerëzore.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora