Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Llojdia: Inxhinjeri Kujtim Beqiri dhe romani Këneta

| E merkure, 21.03.2018, 08:00 PM |


Inxhinjeri Kujtim Beqiri  dhe romani “Këneta”

Nga Gëzim Llojdia

1.

Fusha e Murros në luginë të Shushicës edhe sot i thonë :“Fusha  e Ali Beqirit” .Në Velcën e rrethuar me shpella e prej shkëmbinjve në brinjë të malit, lindi Ali Beqiri.

“e  la i ati të vogël me një pasuri të pakët  e me një vëlla më të madh, shkruan, Ago Shero Agaj .Donte të bënte lart dhe fluturoi brenda një kohe të shkurtër e u bë nga më të pasurit e më të dëgjuarit e krahinës së tij .

“Sa për nahije e tatëpjetë /u kam dalë për zot vetë…e bënë të thotë Ali Asllani në vjershat e tij të mbuluara e plot thumba në kohën e rebelëve . Sjell dëshmi se ai Aliu duhet të ketë lindur rreth vitit 1868 dhe vdiq në pranverën e vitit 1942 në Vlorë megjithë këto, thotë shkruesi në pleqëri, qe më fatkeqi i shokëve se rrojti shumë dhe pa shumë, pa me sytë e tij ripushtimin e vendit  prej Italisë,pa më vonë shkeljen e krahinës së tij prej grekëve  dhe për këtë shkak shënohet se atij ju desh të largohej për tu vendosur në konakët e Murrëzës ,por edhe aty nuk e pati të gjatë një përpjekje e ushtrisë me çetat shqiptare ju vu zjarri u mbart në Vlorë ku vuajti shumë dhe kur vdiq e varrosën pothuajse në heshtje dhe jo si e meritonte në një brinjë të Kuzum-Babait.

Në këtë reshta përshkruhet vetëm ca pasazhe jete të Ali Beqirit, babait të Kujtim Beqirit inxhinierit, që u var në Maliq . Ali Beqiri mbylli sytë 4 vjet më pas i biri i tij ,varet mizorisht nga regjimi në verilindje të vendit në një kënetë, që po thahej .

2.

Në Vlorë Këshilli i qarkut disa vjet më parë e nderoi me titullin:” Nderi i qarkut,Vlorë” edhe inxhinierin Kujtim Beqiri . I biri i tij bëri, që të shkëputen pika e lotit me thëniet “Shkuam në Maliq kërkuam eshtrat ,por eshtra nuk gjetëm . Atëherë morëm vetëm një dorë dhe e hodhëm në arkivolin  e vogël për të pasur një varr .

Dëshmitë tjera sjellin tronditjen  madhe që njeriu përjeton . E varën në litar, por e ri varën sërish sepse ende nuk kishte dhënë shpirt .

Të kujt ishin  ushtritë,apo për kë bie fjala se çfarë ushtrish të huaja kaluan këtej dhe bënë këtë kasaphanë ? Nuk ishin ushtri të huajsh , të huajt ishin dora vetë shqiptarëve, që varnin të shkolluarit në perëndim . Kishin ndërtuar trekëmbësh në vjeshtën fundit të vitit 1946 .

Kujtim Beqiri ishte djali i Ali Beqirit. I quajtën :”sabotatorë të kënetës së Maliqit “ . Ka edhe një film të kinostudios:”Shqipëri e Re” dhe një roman të Fatmir Gjatës të quajtur :“Këneta” .

Në 6 nëntor të vitit 1946 ndaluan nën thirrjet :”Në emër të popullit “ .

Këneta  e Maliqit, disa nga shifrat që afrohen janë se rreth tre mije të burgosur kanë punuar atje .63 vetë kanë vdekur në punët e vështira si dhe janë pushkatuar janë varur në kohë të tharjes së saj . Masat represive , që u ushtruan në kënetën e Maliqit u përkasin metodave të nazistëve . Mushkonjat, kushtet e vështira të punës ushqimi i pakët ,mungesa e mjeteve të punës,mjetet përbëheshin prej lopatës, kazmës, tokmakut,dekovili dinamiti dhe pako gjë .Tharja e kënetës ku shfrytëzuan mizorisht energjitë mijëra vetëve që punuan për tharjen e saj , ndërkaq shteti refuzonte kredit dhe makineritë moderne që përdorte bota në tharjet e kënetave . Në 8 nëntor, i nxorën në gjyq , më 19 u dhanë vendimet. Për gjashtë prej tyre ishte kapital: marrje jete. Dy me varje. Katër me pushkatim. Natën e  22 nëntorit, i ngarkuan në makinë dhe prej Tiranës i dërguan në kantierin e tharjes së Kënetës së Maliqit. I kishin grumbulluar të gjithë punëtorët, u mbajt një fjalim i shkurtër. Nisën varja dhe pushkatimet . Kemi parë filmimet , që tregojnë në dokumentarët e kohës ku vriteshin njerëzia .

Kujtim Beqiri , Abdyl Sharra u varën në litar, katër me plumba. Vasil dhe Zyrika Mano u pushkatua njëherësh bashkë me Mirush Përmetin dhe italianin Eugenio Scaturro.

Italiani kur u gjend përpara skuadrës së pushkatimit nuk po e merrte vesh se po e vrisnin. Ndërsa nuk i kishin afruar përkthyes .

3.

Kujtim Beqiri, mbaruar në Vjenë dhe ishte drejtor , u akuzua dhe u var në litar, e të tjerë u pushkatuan. Kujtim Beqirit i thanë të qëndronte pedagog në Vjenë, ai nuk pranoi, me idenë që të rikthehej në vend e t’i shërbente popullit të tij. Edhe sot foto e tij është vendosur në universitetin e inxhinierisë së Vjenës, si nxënës i shkëlqyer. Fjala e fundit e të riut para se të vdiste ishte; Fajin tonë do ta tregojë historia. “Të rrojë Shqipëria”.

Akuza karshi inxhinierëve nuk është një gjë tjerë veçse një sajesë e sigurimit për të gjetur fajtorët për mos tharje të kënetës .Aktakuza politike duket qartazi si dhe akuzat e falsifikuara që u bëhen atyre familjet e të cilave kishin kontribut në luftërat kundër pushtuesve të vendit. Fakti ,që pjesa e  pasur ishte shtylla e parë në të gjithë luftërat pa përfshirë atë të fundit, tregonte mbështetjen patriotizmin e kësaj shtrese e cila vuajti shumë në 50 vitet e komunizmit. Kjo shtresë humbi gjithçka nga regjimi vendin e shqiponjave .

4.

CV e Kujtim Beqirit:

Ing.Kujtim Beqiri.Ka lindur, në Velce (Vlore), me 16.02.1916, ne familjen e arsimdashësit Ali Beqiri. Shkollën fillore dhe qytetësen i kryen ne Vlore dhe dërgohet, në Tirane, për te studiuar në  Shkollën Teknike Amerikane, në degën elektrike, të  cilën e mbaron shkëlqyeshëm, me 1932. Aftësitë e jashtëzakonshme të Kujtim Beqirit i kishin lenë mbresa drejtorit të shkollës, Harri Fultzit, i cili shprehej: "Ti Kujtim do të bëhesh si Beniamin Franklini".Nga 1932 - 34 mbaron dy vitet e fundit dhe maturën me burse në Austri, ku vazhdon Fakultetin e Inxhinierisë Civile, te Universitetit të Vjenës, të cilin e përfundon rezultate të shkëlqyera me 1940. Emri i tij është i skalitur me germa të arta ndër studentet e shkëlqyer të Universitetit të  Vjenës. I propozohet, të  qëndrojë si asistent profesor ne Vjene, por Kujtimi 24 vjeçar preferon të kthehet në atdhe. Emërohet fillimisht si inxhinier i prefekturës se Dibrës, me pas në Prizren e së fundi në Vlorë. Pas çlirimit te vendit men pjese aktive në rindërtimin dhe ndërtimin e rrugëve dhe urave. Shquhet në drejtimin e punimeve të rrugës Kukës-Peshkopi dhe se bashku me ing. Gjovalin Gjadrin në rindërtimin e Urës së Rrogozhinës. Në korrik 1946, emërohet drejtor i punimeve për tharjen  e kënetës së Maliqit dhe me 8 nëntor 1946 dënohet me varje së bashku me ing Abdyl Sharren dhe ekzekutohet ne moshën 30 vjeçare, vetëm pas 10 vite pune.

Djali tjerë,vëllai i Kujtimit .

Agr. Mehmed Beqiri.Ka lindur në Velce (Vlorë), në familjen e patriotit të luftës së Vlorës, të Ali Beqirit, me 7 shkurt 1911. Shkollën fillore e kreu ne Vlore, ku vijoi edhe shkollën plotore. Në moshën 13 vjeçare, me bursën e shtetit shqiptar, dërgohet ne Austri, për të vazhduar shkollën e mesme. Në vitin 1924-25 vijon edhe mbaron klasën e pare të Gjimnazit të Freystadit. Mosha e vogël e Mehmetit e detyroi atë të kthehet në atdhe, ku vazhdon, në  Tiranë, Shkollën Teknike Amerikane, në degën agronomike.

Mbaron shkollën teknike, me 1930 edhe kthehet në Vlore, ku familjarisht po merreshin me krijimin e një ferme frutikulture moderne. Me 1936 shkon përsëri në Austri, për të kryer studimet në Shkollën e Larte Agronomike, të Vjenës. Me mbarimin e studimeve me 1941 kthehet në atdhe, për tu marrë përsëri me pasionin e tij frutikulturën. Emigron, në 1944, fillimisht në Itali, Siri e pas 1956 ne SH.B.A. Në SH.B.A merr doktoratën për sociologji dhe shërben si profesor në Kanada.Vdiq në SH.B.A. me 6 qershor 1987.

5.

Nga aktakuza

Tri fazat e tharjes së kënetës:Për tharjen e kënetës punuan 6 mijë aksionistë. Objektivi i fazës së parë për tharjen e kënetës dështoi dhe dështimi çoi në pranga grupin e parë të sabotatorëve. Grupi i përbërë nga një skuadër prej 10 vetash, ku midis tyre dhe një 16-vjeçar u akuzua për shkak se kishte kryer vepra sabotuese në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, vepra spiunazhi në favor të agjenturave të huaja dhe kishte formuar një grup tekniko-profesional për të sabotuar rindërtimin, fuqinë ekonomike të vendit e si pasojë për të ndryshuar gjendjen e stabilizuar të vendit tonë në lidhje me monarko-fashistët grekë dhe me reaksionin e jashtëm.

Arsyet e arrestimit

Këshilli i Gjykatës së Lartë kishte konstatuar se: Qysh në verë të vitit 1945, në bashkëpunim me agjentë të huaj ishte formuar një grup tekniko-profesional për të kryer vepra shkatërrimi e sabotimi në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, për të minuar pushtetin në sektorin më vital të ekonomisë kombëtare dhe të pakësojë rezistencën e popullit shqiptar, duke dëshiruar një ndërhyrje të monarko -fashistëve grekë dhe të reaksionit të jashtëm. Për të kurorëzuar qëllimin e mësipërm dhe aktivitetin e tyre popullor të pandehurit Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri e Zyrika Mano bashkë dhe me elementë të tjerë janë venë në kontakt herë pas here me agjentët e reaksionit të huaj, të maskuar me funksione legale, për t'iu shërbyer qëllimeve të tyre imperialiste, bëhen spiunë dhe vegla të verbëta në shërbim të tyre.

Kush ishin pjesëtarët e grupit :Abdyl Sharra ish-oficer i fashizmit dhe i rrethuar nga një ambient familjar që u vu në dispozicion të Ballit e të okupatorëve. Kujtim Beqiri anëtar i Komitetit Qarkor të Ballit në Vlorë në kohën e okupacionit. Të dy këta, me metoda të ndryshme, duke abuzuar besimin që u kishte ngarkuar pushteti popullor i përvishen punës shkatërruese të sabotimit. Deri diku dhanë shenja sabotimi në urën e Penkovës, Gomziqes, Mifolit... Me qenë se këto ura ishin në përfundim të ndërtimit, nuk u shtri sabotimi në stil të gjerë. Aktiviteti sabotues mori hov në vepra të tjera.

Kujtim Beqiri i emëruar inxhinier drejtues i aksionit të rinisë në rrugën Kukës-Peshkopi sabotoi një pjesë të rrugës në sektorin "B", kurse Abdyl Sharra i emëruar drejtor i punimeve për tharjen e liqenit të Maliqit, para se të nisej për në krye të detyrës merr udhëzime nga agjentët e juaj në Tiranë, duke u shpërblyer me një rrogë të përmuajshme prej 50 sterlinash. Atij iu dhanë premtime se në të njëjtën mënyrë do të shpërbleheshin gjithë elementët e tjerë që do të bashkëpunonin me të. Qysh prej mbërritjes së tij e deri më 27 korrik të 1946, që u largua nga përgjegjësia si drejtues i kantierit të Maliqit ai e shtriu aktivitet antipopullor të gjerë duke rekrutuar Aleks Vasilin, Vasil Manon, Zyrika Manon, Pandeli Zografin, Mihal Stratobërdën dhe dy italianët që gjendeshin në Maliq.

Mbledhjet e fshehta

Herë pas herë së bashku bënin mbledhje mëshefta, ku parashtronin programin e tyre kriminal. Ndanë sektorët e sabotimit sipas përgjegjësisë së punës që i ishte ngarkuar secilit. Abdyl Sharra i ndihmuar nga Maroi Guarnieri dhe Mihal Stratobërda sabotuan punën në kanalin kryesor. Vasil Mano sabotoi punën në ofiçinën e kantierit, si në prishjen dhe riparimin e ekskavatorëve, lotokompresorëve dhe lokomotorëve, në centralin e elektrikut, në sjelljen e ujit, në ngritjen e sistemit të barakave. I pandehuri Pandeli Zografi sabotoi në instalimin e linjës së dekovilave dhe lokomotorëve. Italiani, Eugerto Scatura sabotoi në financë dhe ushqime. Aleks Vasili sabotoi në gurore. Zyraka Mano ishte në lidhje me grupin dhe agjentët e huaj.

vijon me tej aktakuza .Ndërkaq nuk jane gjetur trupat .Ne vend te tyre familjaret jane ngushëlluar me dheun e marre nga toka e Maliqit .