E enjte, 18.04.2024, 10:10 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Koha e pranverës dardano-kosovare

E merkure, 21.03.2018, 08:55 PM


KA ARDHUR KOHA

E PRANVERËS DARDANO-KOSOVARE

Duhet të bëhet, menjëherë – pa vonuar asnjë çast asnjë minutë, të funksionojë mirë e bukur shteti i Kosovës. Duhet të merren masat e duhura urgjentisht, që sot.

Shkruan: Engjëll KOLIQI*

(duke e pritur votimin – ratifikimin e projektligjit për shënimin e kufirit Kosovë/Mali i Zi)

Shteti i Kosovës po rritet. Tashmë është një djalosh mbi 10 vjeç, po mjerisht, deri më tani një djalosh zavrak, i halitshëm, zevzek, tekanjoz... Ne qytetarët e këtij shteti, nuk duam ta lëmë më kështu tekanjoz, por duam ta bëjmë e ta kemi një shtet dinjitoz, me sovrtanitet e dinjitet të plotë, një shtet të fortë e të dashur dhe te respektueshëm, në mbarë botën demokratike, sidomos mes miqve tanë, që na sollën këtu ku jemi.

Mjerisht, jemi dëshmitarë të shumë skenave të pakëndshme dhe të mërzitshme që na kanë ndodhur në jetën tonë të përditshme të këtij shteti, të shtetit më të ri të Europës. Na është sulmuar e dhunuar demokracia parlamentare, duke hedhur shpesh edhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, na janë sulmuar ministra e liderë institucionesh shtetërore, për çdo vendim apo marrëveshje, me të cilat janë prekur interese klanore ose partiake të grupeve të caktuara, janë sulmuar aktivistë e deputetë, deri te kryeministri me gjësende të ndryshme, janë sulmuar ndërtesat e institucioneve shtetërore të Kosovës, janë sulmuar policë kosovarë, në krye të detyrës...

Dhuna në institucionet tona shtetërore, pikërisht në legjislativ, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po ndodh edhe sot, me sulme dhune, me gaz lotsjellës në parlament, ku edhe është rrezikuar shëndeti i deputetëve, me telashe shëndetësore... Edhe dhuna e sotme vjen pikërisht nga partia që ka ushtruar dhunë gjatë këtyre viteve të fundit, nga Lëvija Vetvendosje.

Duke pasur parasysh se ka ardhur koha të bëhet shteti i Kosovës, shtet funksional dhe i fortë, i dashur dhe i respektueshëm nga vendet demokratike dhe nga popujt demokratikë të botës, sidomos mes miqve tanë, që na kanë ndihmuar e po na ndihmojnë në ditët më të vështira, unë qytetari i shtetit të Kosovës – Engjëll Koliqi, profesor pedadog, mësues, që shumë vite kam ushtruar gazetarinë, shkrimtar me 16 libra të botuar në 4 gjuhë, ambasador i paqes dhe anëtar i rregullt me të drejta të plota i Akademisël Europiane të Arteve, me seli në Paris, mendoj dhe propozoj që sa më parë të merren masa urgjente, në shpëtim dhe në forcim të shtetit tonë të Kosovës, të Dardanisë së Re – funksionale në çdo aspekt të jetës. Masat që duhet të merren urgjentisht, janë më sa vijon:

Sot, assesi nesër, të mundësohet kalimi i ratifikimit të projektligjit për shënimin e vijës kufitare Kosovë/Mal i Zi;

Të mblidhet urgjentisht Kuvendi dhe me ligj të dekretojë ndalimin e të gjitha funksioneve politike publike, për dy parti parlamentare, pra të fshihen e çregjistrohen kudo këto parti Lista Srpska dhe Lëvizja Vetvendosje. E para për mospjesëmarrje në seancën për demarkacionin, me arsyetimin se nuk duan të votojnë fare për vija shtetërore të Kosovës, të cilën nuki e njohin shtet. Deputetët e kësaj partie të denoncohen penalisht dhe të dënohen, pse kanë marrë rroga deputeti prej një shteti që nuk e njohin. Lëvizja Vetvendosje të ndalohet, për dhunën e pandalshme që përdor, kundër çdo ligji a marrëveshje që aprovohet në Kuvend, deputetë të caktuar të kësaj partie të ndiqen penalisht për dhunën e ushtruar, të prirë nga kryetari i tyre destruktiv e autoritar Albin Kurti.

Deputetët që kanë ushtruar dhunë, të partive të përmendura që duhet të ndalohen, edhe nëse hyjnë në parti të tjera, të mos lejohen kurrë të kandidojnë më për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Të merren në përgjegjësi edhe organe gjyqësore dhe të sigurisë, që po lejojnë futjen e gazit lotsjellës në Kuvend dhe nuk po shqiptojnë dënime të merituara për shkaktarët e dhunës, po i lirojnë ata.

Të fillohet menjëherë me luftën e ashpër kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit, nga organet më të larta shtetërore, deri te ato komunale dhe ekonomike.

Të kërkohet me këmbngulje nga Gjykata Speciale, që përveç krimeve të luftës, t’i shqyrtojë e dënojë edhe krimet e pasluftës, krimin e organizuar politik e ekonomik e autorët e krimit përveç dënimeve gjyqësore, të dënohen edhe me masa të sekuestrimit të pasurisë së paligjshme, në mënyrë që gjithçka është vjedhur t’u kthehet qytetarëve të Kosovës.

Në Kuvend të bihen e miratohen ligje që kanë të bëjnë me vlera demokratike dhe me levërdi ekonomike për zhvillimin e shtetit tonë.

Të dënohen shumë ashpër të gjithë ata që shkojnë e ushtrojnë terror nëpër vende të tjera, për llogari të organizatave të ndryshme terroriste, siç është Siria etj.

Të dënohen ashpër të gjithë ata që pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Pezullimi i bisedimeve me Serbinë, derisa të Beogradi të ndërrojë kursin destruktiv e pengues për Kosovën, e derisa të shtrëngohet ta njohë shtetin tonë, që të bisedojmë si dy fqinj paqedashës.

Në vazhdimin e bisedeimeve të futet edhe pagimi i dëmshpërblimit të luftës dhe të viteve të pushtimit, pensione e të tjera fonde që ka sekuestruar-plaçkitur Serbia në Kosovë.

Unë mendoj dhe besoj se çështja e demarkacionit është ngushtë e lidhur me planin Ahtisaari. Ai propozimin e bërjes së shtetit të Kosovës (të Kosovës Ahtisaariane) e ka propozuar në bazë të Kushtetutës së RSFJ-së të vitit 1974, prandaj edhe vlejnë kufinjtë e atij viti. Po të ishte gjallë Presidenti Historik Ibrahim Rugova, Plani Ahtisaari nuk do të kalonte kurrë as nuk do ta kishim këtë Kosovë Ahtisaariane, që në shumë raste dhe rrugë të zhvillimit po varet nga vullneti i pushtuesve të fundit, pra nga Beogradi. Besoj dhe uroj që harta e Kosovës, në flamur të jetë ajo e kufinjve të vitit 1974, përndryshe me shtrembërime të vijave kufitare, do të duhej ndërruar edhe flamuri – më miri të rikthet flamuri ynë origjinal, ai i Dardanisë.

Masa e parë. Që duhet të merret deri nesër: Të ndalohen me ligj çdo aktivitet politik publik i dy partive - Lista Srpska dhe Lëvizja Vetvendosje. Pastaj të shpërndahet Kuvendi dhe të organizohen zgjedhje të reja pa këto dy parti.

*Autori është kryetar i Nëndegës së LDK-së në Stubëll dhe pretendon te kandidohet për deputet, që të kontribuojë konkretisht, me të gjitha fuqitë demokratike, në Kuvendin e Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora