E hene, 20.09.2021, 02:46 PM (GMT+1)

Mendime

Jashari: Serbia kundër Shqiptarëve katolik të Luginës

E hene, 19.03.2018, 09:35 PM


Serbia kundër Shqiptarëve katolik të Luginës së Preshevës pas viteve të 90-ta!

Kalvari i Shqipëtarëve  katolik të Luginës së Preshevës, nuk është  kalvarë  thjesht që  kanë  përjetu besimtarët  e një  feje-besimi, kjo  tejkalon  atë është  më i rëndë, ky kalvarë është kumulim i  kalvareve për Komb, Bindje politike dhe Besimit.

Nga Skender Jashari

Fillimisht, jam  kundërshtuar  shpeshherë, sidomos nga  fundamentalist islamik( të  dirigjuar nga Serbia, apo pa identitet të  dalluar  Kombëtar), në lidhje  me këtë. Këtë  fe  e kisha  trashëgu  si familje( përjashto  një pjesë  të familjes së gjerë që  kthehej vazhdimisht në islam-shkaku i imponimit por edhe interest që i ofronte Perandoria Osmane e pas saj edhe  Serbia), mirëpo unë e  familja ime  e ngushtë, këtë  fe e mbanim shkaku i identifikimit dhe lidhjes me Gjergj Kastriotin( që  ishte përcjellur  si Porosi e Gjergj Kastriotit,  përmes Kishës  katolike të fshatit  Rahovicë, në rastin e  kthimit të Tij për në Krujë)! Në mua dhe  familjen time të ngushtë,  Feja e Shqipëtarit-Gjergj Kastriotit ishte më shumë orientim politik-ushtarak-kulturorë-civilizues drejt  Europës-SHBA-së,  sesa thjesht fe( besim të trashëguar që edhe  të parët tonë  e  besuan)!

Por derisa mua dhe familjen time,  na identifikuan si Shqipëtarët  katolik të  vetëm( të dalur publikisht)    Luginë të Preshevës, e shumë të tjera  familje mbetën ende  të fshehta, më së miri mund ta  rrëfejmë terrorin dhe terrorizmin  e  Serbisë. Tashmë e dijmë të gjithë interesin politikë, strategjik të Serbisë, që  Shqipëtarët të lidhen, drejtohen nga  vendet  orientale-Orienti dhe të shkëputen  nga Perëndimi-SHBA!

Terrori dhe  terrorizmi i Serbisë, kundër  Shqipëtarëve katolik të  Luginës së Preshevës, është  rritur  me  shkaktimin e luftërave  në ish-jugosllavi, ku Serbia  në vazhdimësi    tentonte  t’i implikonte   Shqipëtarët  si ekstremist e  terrorist  islamik! Madje siç edhe     Marrëveshjet  Jugosllavi-Turqi, por edhe në  elaboratet dhe ligjet agrare të  Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene, autoritetet  pushtuese  serbe,  planet  e tyre  ekspansioniste dhe shoveniste  i fillonin    territoret  kufitare  Shqipëtare(  ku përfshihet edhe  Lugina e Preshevës!). E njejta, ndodhi edhe  pas viteve  1990:

A)        ku autoritetet  pushtuese serbe,  filluan dërgimin  në vendet  arabe     “shqipëtarëve” të  Luginës së Preshevës, për të  kry   shkollimet  teologjike  vehabiste,  duke  instrumentalizu shumicën  e hoxhallarëve tradicional, duke i përdorur  bashkëpunëtorët  e Serbisë; duke neutralize një pjesë    Shqipëtarëve me ideologji  komuniste, dhe

B)        Duke islamizu, izolu apo mbajtur edhe më  fshehtë  fenë katolike, Shqipëtarët katolik të  Luginës së  Preshevës!

Serbia forcoi  ndjenjën  fetare islamike në Luginë të Preshevës( kryesisht përmes  hoxhallarësh vehabist, por edhe   shumicës së hoxhallarëve tradicionalist  të Luginës së Preshevës), sidomos  edhe përmes bashkëpunëtorëve    Serbisë( jo të pakët në numër), të cilët tregoheshin shumë më  fanatikë fetarë!

Derisa  Shqipëtarët  e besimit  islam të  Luginës së Preshevës, disa  shkaku i verbërisë-indoktrinimit  fetarë  islamik, na  cilësonin si armiqë  më të mëdhej  neve Shqipëtarëve  katolik sesa  serbët ortodoks( ende mund të  dëgjohen  raste të këtilla!). Por më shumë shkaku i frikës  nga pushtuesi  serbë, ngurronin  t’i përkrahnin  Shqipëtarët  katolik të Luginës së Preshevës.

Shqipëtarët  ateist-komunist të Luginës së Preshevës, shkaku  që nga  ish-jugosllavia  kishin marrë  banesa, paga të mira por edhe benefite të tjera, apo gjoja  bindjeve  personale  ateiste-komuniste, nuk përkrahnin  Shqipëtarët  katolik të Luginës  së Preshevës!

Pasiqë jam Shqipëtarë katolik i Luginës së Preshevës, i njohë shumicën  e  bashkëvendasëve të mi, që  janë  Shqipëtarë  katolik të fshehtë, si    fshatin tim, por edhe    shumicën e   vendbanimeve tjera( fshatrave dhe qytetit)! Edhe pse  Liria e Besimit, propagandohet  gjoja si e  lejuar, e garantuar, e siguruar etj  në mbarë  botën,  kjo absolutisht është  e ndaluar në  Luginë të Preshevës! Derisa  Shqipëtarët  katolik të  Luginës së Preshevës,  të frikësuar  deri në palcë,  që në rast se do hetohen-kuptohet  feja e  tyre, do pësonin  nga Serbia( frikë kjo edhe e  trashëguar  nga e kaluara), po ashtu do pësonin keq edhe  nga “besimtarët fanatikë islamik”( pra bashkëpunëtorët  e Serbisë), por edhe të izoluar dhe mospërkrahur edhe nga Shqipëtarët  e besimit islam!

Kalvari i Shqipëtarëve   katolik të Luginës së  Preshevës,  pas vitit 1990, filloi  me përvetësimin e Kishave  katolike në  shumicën  e fshatrave, duke i kthyer  ato në  kisha  ortodokse serbe apo duke i shkatërruar themelet e tyre( sidomos nga shqipfolës),  krijimin e  varrezave  serbe dhe  zhdukjen e  varrezave    mbetura  katolike!

Serbia  përmes  hoxhallarëve të dirigjuar prej saj( hoxhallarët  vehabi dhe shumica e hoxhallarëve  tradicionalist), por edhe nga  “besimtarë fanatikë”( që realisht i njihja  si  bashkëpunëtorë të Serbisë), aktivisht u angazhuan    konvertimin  e  Shqipëtarëve  katolik të Luginës së Preshevës, të cilët  i kishin identifikuar  si të tillë! Ngaqë  familjen time  e kishin  identifikuar shkaku i paraardhësëve të mi,  si familje “qafirësh”, në vazhdimësi, u shënjestruan  familjarët  si nga  policia serbe,  bashkëpunëtorët e  Serbisë( si fanatikë fetarë!), por  edhe duke i largu dhe kërcënu që mos t’na  ofroheshin-shoqëroheshin as Shqipëtarët ( katolik dhe musliman) të Luginës së Preshevës.

Kërcënime drejtëpërdrejt dhe sidomos përmes  telekomunikimeve; sulme fizike;  fyerje të familjarëve në publik; fletarreste; ofrim punësh me paga të mira( oficerë    policisë multietnike=multiçetnike) e  deri në vendosje  në vende  të ndryshme të botës( që mos të  qëndronim në vendlindje); shpifje( gjoja kam ndërru fe, gjoja  jam agjent i Vatikanit, Tiranës, SHBA-së etj); arrestime; tentim tradhëtish dhe tradhëti edhe nga  shqipfolës;  rrahje dhe torturim nga   autoritetet okupatore serbe; rrahje nga banda shqipfolësish; paraburgosje; plagosje dhe disa tentim vrasje( madje disa herë edhe në Republikë të Kosovës); demolim  të dy shtëpive nga disa herë dhe djegëjen  e  shtëpive  të tilla madje njërën  duke  e minuar dhe detonuar gjatë ditës( më 18.12.2014), e më pas  duke ia  hequr edhe  themelet e   gërmadhave të shtëpisë etj, të kryera nga   policia, ushtria, xhandarmëria dhe bashkëpunëtorët e  Serbisë!

Bashkëpunëtorët e  Serbisë(“ fanatikët islamikë”), si dhe hoxhallarët  vehabi dhe shumica e  hoxhallarëve  tradicionalist, të dirigjuar nga  Serbia, por edhe  shqipfolës islamik që më shumë  kanë  identitetin  fetar të theksuar sesa atë Kombëtar,  në vazhdimësi  por sidomos pas  Luftës së UÇPMB-së, çdo rast shfrytëzonin të merrnin  merita për “udhëzimin në  fenë islame”( për t’na kthy në  islam); duke na udhëzu  “dashamirësisht”; duke  këshillu; duke  premtu të mira( tokësore të ndryshme dhe   të mira  në parajsë); duke na tërhequr vërejtjen për pasoja; duke izolu nga rrethi i gjerë  familjarë dhe shoqëria. Por të njejtët aplikonin edhe: fyerje, kërcënime, sulme dhe izolime në jetën e përditëshme,  në shkollë fillore dhe të mesme( derisa nuk  ishim në Luftën e UÇPMB-së); linçim dhe trajtim  dallues  nga  mësues( bashkëpunëtorë të Serbisë) në  shkollë  fillore; duke tentu t’na  fusnin  në një  grup të Agjentëve Islamik të Serbisë që ishin kryesisht ish-luftëtarë  të UÇPMB-së( grup kjo e  arrestuar në  Republikë të Kosovës  dhe e  quajtur  si  agjentë të Serbisë edhe nga  Qeveria) apo kreyrja e akteve  terroriste  islamike gjoja nën emër të Luftës për Liri kundër  Serbisë etj. Kishte të tillë që  para Luftës së Kosovës edhe kërcënonin( sidomos një  hoxhë tradicionalist, i njohur si bashkëpunëtorë i Serbisë i fshatit Rahovicë).

Por sidomos një pjesë e familjes së gjerë, ka  shumë përgjegjësi dhe fajësi, në vrasjen dhe vdekjen e  disa  gjyshërëve të mi, por edhe kundër meje dhe familjarëve  të mi.

Fatin e  ngjajshëm e përjetuan  edhe  ata pak  Shqipëtarë katolik të Luginës që tentuan të  publikojnë fenë e Gjergj Kastriotit( siç e quajmë në Luginë). Po ashtu u parandaluan madje edhe  ngjajshëm  përjetuan  edhe  Shqipëtarë që u rikthyen    fenë  e Gjergj Kastriotit.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora