E premte, 29.03.2024, 01:45 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Lidershipi flet me gjuhën tonë!

E diele, 18.03.2018, 08:25 PM


Lidershipi flet me gjuhën tonë!

Nga Entela Binjaku

Disa ditë më parë në mjediset e Kolegjit Universitar “Bedër”, organizata “Leadership Development Association Albania & Kosova, në bashkëpunim me AIESEC Albania, organizuan forumin ‘Leadership speaks feminine’. Aktiviteti ishte menduar i ndarë në tre sesione: në sesionin e parë ishin tre personazhë të ftuar që ndanë përvojat  e tyre, sfidat, dhe ftuan audiencën të bënin pyetje a komente.

Sesioni i dytë konsistoi në promovimin e veprimtarisë dhe mundësive që organizatat LDA & AIESEC ofrojnë për të rinjtë.

Pjesa e tretë dhe interaktive, ishte një pyetësor mbi botën e femrave. Në fund të këtij aktiviteti u ndanë dhe çertifikatat e pjesëmarrësve.

I menduar si një takim  në kuadër të 8 Marsit ky aktivitet ftoi të rinjtë të aplikonin. Interesimi ishte shumë i lartë,  rreth 400 të rinj e të reja aplikuan për të marrë pjesë dhe ndër ta u përzgjodhën  150 pjesëmarrës.

Të ftuara në sesionin e parë ishin Edlira Cepani, Ermira Pirdeni dhe unë. Secila prej nesh mbajti fjalën e vetë motivuese për një audiencë të përbërë prej gati 150 pjesëmarrësish.

Në prezantimin që moderatorja më bëri ajo më paraqiti si një njeri që vjen nga një familje e thjeshtë, ku prindërit janë arsimtarë dhe që në jetë ka ecur me forcat e veta.

Kjo është fjala e mbajtur nga unë:

Në datën 7 mars emisioni i pasdites në televizionin “Vizion Plus” ja kushtoi hapësirën e tyre kushtuar Festës së Mësuesit, prindërve të mij. Ata ishin të ftuar si arsimtarë dhe si dy njerëz që e kanë njohur njeri-tjetrin në punë. Emisioni u pëlqye shumë dhe është ndjekur nga shumë njerëz për shkak të thjeshtësisë së tyre dhe fjalëve të vërteta. Meqënese kolegia juaj më njeh pak, është vërtetë që ne njihemi pak. Kështu që ju me siguri do të donit të dinit më shumë për mua.

Unë quhem Entela Binjaku dhe jam sociologe. Mendoj se këto janë disa nga çastet kyçe në jetën time: casti i parë ka qenë kur fillova studimet e larta. Unë kam qenë shumë e lidhur me gjuhën angleze dhe për këtë konkurova për të hyrë në Universitet. Jam edhe sot e lidhur me gjuhën angleze sepse më pëlqen të përkthej. Kur mbarova shkollën e mesme dhe kisha konkuruar në Tiranë ku nga 350 konkurentëve dola e 27-ta dhe e 6-ta në Universitetin e Elbasanit nga 80 konkurentë,  më doli edhe mundësia të studioja në Bukuresht. Prindërit e mij kishin bërë aplikimin muaj më parë dhe erdhi ajo përgjigje. Unë isha shumë e gëzuar, shkollën e kisha fituar, me shoqet e mia do të isha, po bëja plane si do isha studente, kur doli edhe përgjigja e Rumanisë. Babai më pyeti: “tani Entela në Tiranë ke fituar, në Elbasan ke fituar, edhe në Rumani ke fituar zgjidh tani ku dëshiron të shkosh? Dhe unë pa hezitim i thashe se dua të shkoj në Rumani. “Po shkove”,  tha,- “meso vetë, babai ka vetëm lëkurën të të japë”. Kjo shprehje më ka shoqëruar gjithë kohës, aq sa edhe e sot e kujtoj. Kur shkova në Rumani dhe pashë së çfarë mundësish m’u dhanë, kur Shqipëria e vitit 1995 ishte shumë e  varfër, mendoj që ai ka qenë një cast shumë i rëndësishëm.

Casti i dytë ka qenë kur u diplomova. Mbaj mend që pasi prezantova temën e diplomës,  jam ulur diku në një park afër shkollës dhe kam qëndruar për orë të tëra duke u menduar e menduar. “Çfarë do të bëj unë tani? Si do kthehem, ku do kthehem, çfarë më pret”?

Kur u ktheva në Shqipëri isha nga të paktët të rinj të diplomuar në shkenca shoqërore në një Universitet  jashtë vendit. Dhe asnjë nuk derë nuk më hapej. Cdo gjë ishte e vështirë, dhe asgjë nuk më bëhej e lehtë. Edhe aty ku u punësova, nuk është se vlerësuan diplomën time, por më shumë donin të justifikoheshin se ishin me të drejtat e njeriut, se i pranonin të rinjtë edhe pa përvojë pune. Por ashtu siç më morën, ashtu edhe më nxorën në rrugë. Kështu që edhe përvoja e parë në punë ishte zhgënjyese.

Deri sa erdhi viti 2006. Kur prisja të filloja mësimin, njerëzit më thoshin se ti je shumë e butë, je tolerante se “këtu  u jep gishtin e të marrin krahun”. Se më shumë respektohesin të ashprit dhe autoritarët sesa të sjellshmit, të edukuarit dhe humanët. Dhe orët e para edhe unë nisa të sillesha kështu. Por e kuptova se ajo nuk isha unë, fundja pse do të duhej të sillesha siç nuk isha? Edhe unë kisha pasur pedagogë që i kisha pëlqyer, kisha pasur një pedagog që gëzonte simpatinë e të gjithëve dhe asnjeherë nuk pranonte funksione si shef departamenti apo dekan sepse zyra i dukej shumë e mërzitshme dhe ai po të donte... merrte votat e të gjithëve. Ai kishte qenë një model qe unë e kisha pëlqyer dhe që kisha mundësinë ta ndiqja.

Nga viti 2006 që nisa të jap mësim e deri tani nuk jam ndalur por kam shfrytëzuar çdo kanal komunikimi që kam krijuar rrugës. Media është një ndër to. Me kalimin e kohës nisa të shkruaj në media dhe sot jam autore e gati 300 artikujve, jam anëtare e organizatës Evropianë të Sociologjisë, jam anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë, jam anëtare e Asamblesë së Fshatrave SOS në Shqipëri. Jam vullnetare e Kryqit të Kuq Shqiptar, libri im i parë titullohet “Një copëz Shqipëri”,  libri im i dytë është në botim e sipër. Me kalimin e kohës themelova një shoqatë të cilës i vura emrin e një studiuesje qe e kisha pëlqyer shumë dhe tek e cila gjeja veten. Organizata quhet Fondacioni “Harriet Martineau” dhe merret me çështje të të rinjve, edukimit, me shtresat në nevojë. Për të rritur më shumë figurën e femrës shqiptare unë krijova edhe një rubrikë me titull “Profil gruaje”  në të cilën kam zbuluar personazhe të larmishme që nga sportistet kampione në ekipin e volejbollit të Rrëshenit në rininë e saj e deri tek gra që kanë punuar në sferat më të larta të shtetit si në Bankën e Shqipërisë,  e dekoruar nga presidenca si një  ndër 20 gratë qe ndryshuan Tiranën, etj.etj.

Tani kur e kthej kokën pas e pyes veten se ku e kam gjetur këtë burim që ka gjeneruar energji tek unë, mendoj se është pasioni dhe dashuria për atë që kam zgjedhur të bëj. Por sot gjërat kanë ndryshuar, nuk janë aq të vështira sa 10 vjet më parë. Sot një i ri e një e re shqiptare ka mundësinë të jetë pjesë e një tregu 500 milionësh, ka mundësinë mund të takohet me këta 500 milionë, gjë të cilën ne as e kishim imagjinuar që mund të  afroheshim.

Para disa vitesh BBC realizoi një sondazh me 100 figurat më të mëdha të të gjitha kohërave në Britani dhe i dyti u rendit një nga gjigandët e inxhinerisë, Isamabad Kingdom Brunel. Për qytetarët britanikë ai renditej pas Çërcillit. Besoj të gjithë e sjellin në kujtesën historinë e Titanikut, sesi përfundoi tragjikisht ajo përvojë e parë e kësaj anijeje që u bë pjesë e historisë. Por gati 70 vjet më parë një anije të ngjashme që të kalonte Atlantikun e ndërtoi edhe Isamabad Brunel, anija  quhej SS Great Eastern e cila i dërgoi pasagjerët në brigjet e Atlantikut dhe i ktheu në Britani. Edhe pse ajo u përball me ajsbergun edhe pse ajo u dëmtua po njëlloj si Titaniku ajo arriti shëndosh e mirë. Kjo sepse në dallim nga inxhineri që skicoi Titanikun, inxhineri që e ndërtoi atë e njihte mirë detin dhe vështirësitë që ka.

Ndaj të dashur miq, në jetë, që të kesh sukses, të çosh deri në fund një detyrë, të zhvillohesh duhet të jesh shumë i përgatitur, të njohësh vështirësitë që të presin dhe rrugët që të bëjnë të ecësh, dhe për këtë duhet të jesh një Isamabad Kingdom Brunel!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora