Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jola Dibrani: Vuçiqi i shqetësuar për Toplicën

| E hene, 19.03.2018, 02:12 PM |


Aleksandar Vuçiqi i shqetësuar për  Toplicën shqiptare!

Shkruan Jola Doçi-Dibrani

Kryetarit i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot vizitoj  rajonin e  Toplicës  qe përkufizohen me Kosovën. Me vitin 1978 ishin krejtësisht troje shqiptare! Ai u ankuar për pakësimin e popullatës së kësaj ane. Presidenti tha se Kurshumlija, Bllaca, Prokuplja dhe disa vende rajonale  kanë humb gjysmën e popullsisë së saj. Aleksandar Vuçiç tha se këtë  krahinë  të Toplicës e kemi ruajtur nga  shqiptarët duke aluduar ne përndjekjen e shqiptarëve me dhunë nga ajo zonë!?...

Ma tutje ai shprehet  me  këto fjalë “E di mirë rëndësinë e Toplicës dhe ky rajon ka qenë i pari kur Serbia ka kërkuar luftëtarë”. Ne vazhdim Vuçiqi,ka ftuar gratë e kësaj pjese që të lindin fëmijë sa me shumë. Serbia nuk do të ekzistojë pa lindje të fëmijëve”, ka thënë ai duke premtuar ndërtimin e autostradës deri në Kosovë, e cila, sipas tij, do të ndihmojë jetën e banorëve të kësaj ane.

Hapni  arkivat  sipas marrëveshjes se juaj me Turqinë për spastrimin e këtyre vendeve nga shqiptaret!

Ai tha se po qe vazhdohet zbrazja  e ketij rajoni ,Serbia po e humb edhe një pjese të saje. Duhet ti themi Vuqiqit se”ato toka  herëdokur; do tu kthehen   shqiptarëve  se tapitë   janë tonat ,prandaj hapni  arkivat  sipas marrëveshjes se juaj me Turqinë për spastrimin e këtyre vendeve nga shqiptarët”... Duke folur për Kosovën, Vuçiq sërish është pyetur se “ku shkruan që shqiptarët kanë të drejtë të” formojnë Ushtrinë e Kosovës” Ai u përgjigj, duke i ikur pyetjes ”.

Mos formimin Asociacionin e Komunave serbe Vuçiq e ka quajtur gënjeshtër pesëvjeçare dhe ka vlerësuar se Prishtina është e përkëdhelura e bashkësisë ndërkombëtare duke  u përgjigjur edhe  për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se nga Gjykata Speciale për Kosovën nuk pret asgjë.

Në fund po ashtu iu bë një pyetje  lidhur me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq. Edhe këtu u tregua skeptik duke iu hedhur fajin se ajo ishte në duart e policisë të shqiptarëve dhe të Kosovës,prandaj ka  pengesa te invalvohemi ne në këtë proces hetues.