Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shahin Ibrahimi: Më shumë humanizëm

| E hene, 19.03.2018, 03:07 PM |


Më shumë humanizëm

Nga Shahin Ibrahimi

Për të ikur në Tiranë me një mikun tim për një punë, u takuam në Plepa dhe mbasi pimë kafe, hypëm në një autobuz të rastit.  Bisedën po e vazhdonim me zë të ulët mbasi autobus ishte i qetë. Nuk kishte shume njerëz dhe mbas disa minutash qëndrimi u nis për në Tiranë. Na u duk shofer i pjekur sepse i kish kaluar nga

të dyzetat, por u zhgënjyem. Sapo kish bërë nja 30 metra ndaloi befas makinën me një nervozitet të dukshëm. Qëndroi rreth pesë minuta ashtu dhe u nis ngadal, përsëri eci dhe 100 metra dhe ndaloi  përsëri. Hapi derën dhe mori një pasagjer. Autobuzi po vinte nga Fieri dhe nuk kish shumë njerëz, se zbritën disa në Plepa për Durrës. Ne e pamë vargun e makinave por menduam ndonjë difekt i mundshëm, në krye të kolonës dukej një autobus që pengonte lëvizjen. Një burrë rreth të gjashtdhjetave hypi ngadalë duke rënkuar nga lodhja apo nga sikleti që kish. Në kohën që shoferi mbylli derën dhe priste të ulej se mos rrëzohej pasagjeri kur të lëvizte autobuzi, por në vënd që të ulej ndaloi pranë shoferit dhe i tha:

-Në Tiranë dua të shkoj, do më marrësh po deshe, se jam i sëmurë. Po xhaxha i tha shoferi me pamje kapadaiu. Unë prandaj ndalova të të marr ty, mbasi më ngrite dorën. Plaku ishte skuqur në fytyrë dhe me zor rrinte në këmbë. Plaku u ul jo shumë larg nesh dhe mori frymë më zor dhe se ç`fliste me veten e tij. Faturina që ishte nga fundi iu afrua dhe i kërkoi lekët për biletën. Ai nxorri pesdhjetë lekë dhe librezën e ivalitetit. Jam invalid i tha fatorinës. E di që bileta bën njëmijë lek, por ma bëni hallall. Faturina e pyeti se ç`i duheshin këto letra atij, por që je invalid të kuptova. Po ja iu përgjigj ai si i zënë në faj, të më besojsh ti dhe të tjerët që jam i sëmurë. Nuk ka gjë i tha faturina të besoj që je invalid dhe je dhe i sëmurë. Faleminderit i tha faturinës dhe shoferit dhe bëfshi hajër. Mirë e ke ti mor djalë i tha plaku, por autobuzi para teje më zbriti se i dhashë pesqind lek, e ja qava hallin. Jam nga Gorrishti i Vlorës. Kam punuar në naftë dhe atje jam aksidentuar në një avari që u bë në një nga puset ku isha montator. Tani duan ata të Kempit të qytetit një Grafi a skaner që bëhet vetëm në Tiranë. Mbrëmë fjeta në Durrës dhe tani jam nisur për atje, po dolën keq do më operojnë dhe ja bëri me vete, oh hallet e mia. Me këto letrat e kempit kush, i ka lëviz pa lekë me

autobuzat urbanë dhe me gjysëm bileta në rrugët e gjata. Por na ka gjetur belaja. Në urbanë na bëjnë fjalë, se duan lekë faturinat. Po mirë i tha faturina ai kolegu im çfarë të tha?

- Lekët xhaxho po ske lekë zbrit, se është privat ky e din ti apo jo. Ishte tamam si mistrec Berati se targa e Beratit ishte. Ndërhyrnë pasagjerët e tjerë të më paguanin biletën por më erdhi rëndë mua dhe mu neverit si njeri. Nuk doja më ta shikoja me sy përderisa ndaloi autobuzin të më zbriste. Dhe kur zbrita më shtyu sikur të isha i pa vlerë prandaj më vjen inat, targën ja mora por sherri do nge dhe davaja do para. Por shyqyr që nuk isha i shoqëruar tha. I shoqëroi këto fjalë me një oh dhe i ranë disa pika loti në faqet e vrara nga jeta. Më erdhi aq rëndë sa se mendoni por ç`të bëjsh. Atë çast s`mu duk vetja burrë, por kalama që të merr tjetri me këmbë. S`ja kam ngenë as takatin për ofendimet që më bëri, se dhe policia rrugore nuk merret me ata rrugeçër, por dhe fiksi nuk ka ku ta gjejë si rasti im. Do shkoj të takoj ata të fiksit tha. Ai fliste dhe çfrynte dufin, nuk nxori një fjalë fyese apo të ofedonte ndonjë, qoftë dhe faturinën për padrejtësin që ju bë. Vetëm mallëkonte veten për fatin e keq të tij. Një heshtje e shkurtër pasoi. Të gjithë mendonim për të, Por çtë bëjsh kështu jemi gatuar ne, ca mbarë e ca mbrapsh, ca të uruar dhe human dhe të tjerë çapraz dhe brutal. Edhe shoferi nisi të merrte pjesë në bisedë dhe tha. Çdo gjë është shtrenjtuar dhe niveli i jetesës është ulur, por nuk është zgjidhje, të zbresësh tjetrin nga autobuzi në rrugë kush do qoftë sidomos, kur të qanë hallin. Po iu përgjigj një burrë gjysëm i moshuar dhe i veshur mirë, por ne kështu jemi gatuar. Fjalën e fundit e thomi në fillim , ndërsa përsa i përket halleve të popullit sidomos anët burokratike duhet të zgjidhen brënda rrethit, që populli mos të sorrollatet për letra. Debati dhe mendimet vazhduan, por fjalët i mori era. Këtu gjithçka vjen erë e keqe or bij tha plaku. Ngado që ta zësh, stë zë njeri me dorë pa para. Mjeku që të viziton, komisjoni mediko legal, nënunësi i sigurimeve etj. Kjo është një nga ato hallkat ku shteti duhet të vërë dorë për ti ardhur në ndihmë popullit në kushtet aktuale që përjeton ai. Papunësia dhe varfëria e bëjnë më të vështirë jetën tonë. Me fjalë e demagogji si deri më tash, kjo shoqëri do të kthehet shpejt në një invalide të mjerë, ja si ky plak që porsa njoha.