E enjte, 25.04.2024, 04:35 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Si ta quajmë pushtetin

E enjte, 15.03.2018, 12:00 PM


SI DO TA QUAJMË NJË PUSHTET  DEFEKT, PA CILËSI AS KUALITET?!

Nga Dedë Preqi

Populli i Kosovës, ka shumë për të thënë për të kaluarën e vet historike e tragjike, i cili në periudha të tmershme të kohës,  qëndroi i pa lëkundur përballë fuqive të ndryshme okupatore e fashizoide, që e kishte të qartë se përballet me fuqi të tilla, kur disa herë tentuan edhe ta zhdukin nga faqja e dheut. Por, na mbetët pa përgjigje pyetja se, me çfarë regjimi dhe pushteti përballet sot, në kushte të lirisë dhe demokracisë si edhe krijimin e shteti të vet, dhe në këto rrethana po ngarkohet edhe më shumë, kur nuk ndjehët i rehatshëm dhe as i qetë, së paku të shfrytëzojë vlerat e pozitivizmit të vet njerëzor që i takojnë.

Nuk do ta mohojmë se, Kosova në krahasim me të kaluarën ka bërë disa reforma dhe progrese në disa fusha të jetës, por për 20 vjet në liri, forma e regullimit shtetëror dhe mirëqenja qytetare e saj, nuk është e mjaftueshme ashtu si duhet të jetë, dhe për të cilën jemi përpjekur dhe kemi dhënë aq shumë, pothuaj se asnjë popull tjetër. Dhe për të qenë  më konkret, një imazh real i ketij vendi duhet të jetë veprues, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, pozitiv dhe aktiv, si nga brenda, poashtu edhe nga jashtë, me përshtypjen se jemi shtet real dhe funksional.

Ky shqetësim para se gjithash ka të bëjë me reflektimet organike të pushtetit, duke shkuar dhe përtej tyre, ka të bëjë edhe me diçka më themelore, që është funksionimi i ligjeve dhe zbatimi i tyre, pastaj vie edhe skema organizative mbi të cilat ndahet pushteti ekzekutiv, që do të funksiononte në parim me normat ligjore dhe logjikën e tyre, që në vendet kyçe të udhëheqjes të kemi  njerëz të përgaditur dhe intelektual, që dinë ta menagjojnë dhe udhëheqin pushtetin dhe shtetin, por jo edhe në të kundërtën e saj, që një dukuri e tillë mungon në natyrën e shtetit tonë.

Prandaj, kësaj i shtohet edhe ky rrëfim,  asnjë paragraf i Kushtetutës, asnjë gjykatë e lartë shtetërore dhe as Bashkësia Ndërkombëtare, nuk munden të na ndihmojnë në kushte dhe rrethana të tilla, nëse vetë jemi faktor dhe shkakëtarë të këtyre komplekseve dhe nuk e kuptojmë rrolin e shtetit tonë dhe respektimin e ligjeve obligative, përmes të cilave mbështetët dhe forcohet imazhi i shtetit, por edhe siguria qytetare, mirëqenja dhe ekzistenca e përgjithshme njerëzore e këtij vendi, që pa dyshim si elemente bazike edhe këto mungojnë në shoqërinë dhe vendin tonë.

Natyrisht që ka edhe shumë forma tjera negative, që ballafaqohet për çdo ditë popullata e këtij vendi, si mungesë e papërgjegjësisë dhe anarkisë në Institucionet shtetërore, veqanarisht edhe në shëndetësi, me mungesën dhe jo kontrollimin e medikamenteve, si dhe mungesën e gjërave më elementare, një gjë e cila nuk është diçka që nuk mund të riparohet, apo garantohet, por e tëra varet nga format organizative dhe veprimet efektive, që janë të lidhura drejtpërdrejt me politikat menagjuese të Instucionit përkatës dhe organit të veqantë që ndikon në këtë organizim, për fat të keq pasojat i vuajnë pacientët dhe  qytetarët e vendit tonë.

A do të ishte gjendje e prekshme dhe goditje e rëndë për arsimin e vendit tonë, kur vetë përjashtohemi nga Organizatat ndërkombëtare, sikur nga kjo e fundit e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian, për siguri dhe cilësi të arsimit, në vend që të krijojmë kushte dhe plano-programe të avansuara nga vendet e zhvilluara evropiane, për të zhvilluar shtysat dhe parakushtet e fëmijëve tanë dhe studentët për një shkollim më adekuat, ky pushtet e bënë të kundërtën, duke e ç’rregulluar, apo paralizuar  të ardhmën e kësaj çështje mjaftë të ndieshme dhe të rëndësishme të gjeneratave tona.

Kosova duket sikur vendnumëron këtë kohën e fundit, apo më shumë vrapon drejt krizës institucionale dhe shoqërore, dhe kjo përgjegjësi bie në organet udhëheqëse, apo pushtetin e saj, që nuk mund ti përgjigjet domëthënjes së mirëqenjes dhe ekzistencës së qytetarëve të vet dhe nga një vendosmëri e pa përshtatshme në marrjen e vendimëve rreth çështjeve më rëdësi, duke përfituar pushtet përmes rrugëve të tërthorta, që nuk e mbështesin popullin, por më shumë interesat e veta dhe klanit përkatës, në dëm dhe kurriz të qytetarëve të vendit.

Cilat janë vlerat e pushteti që predenton për një të ardhme më të mirë, kur njerëzit e pushtetit janë të pa prekshëm nga gjykatat dhe ligjet ndëshkimore edhe pse janë të inkriminuar e të korruptuar deri në fyt, me ç’rast asnjë shembull nuk është pasqyruar deri më tani, që me forcën e ligjeve janë ndëshkuar peshqit e  mëdhenj, e që në këtë vend ekziston një hallkë e gjërë dhe  mori e tyre, të cilët janë bërë milionera brenda një intervali të shkurtër kohor.

Parlamenti, që është Institucioni kryesor i një shteti, i cili miraton ligje, mbikëqyr dhe kontrollon qeverinë, është bërë përkeqardhje, ku deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk debatojnë për ngjarje të rëndësishme të vendit dhe pikat e rendit, por me sjelljet e tyre arrogande, shfryhen me njëri-tjetrin pa asnjë respekt e rregull parlamentare, me fjalë banale e fyese pa një fije turpi, që reflektojnë para kamerave dhe qytetarëve të vedit si barinjë delesh, që nuk japin fare imazhin e deputetit. Nga kjo pikëpamje qytetarët e vendit  mbesin më shumë të zhgënjyer, se sa optimist, duke kuptuar dhe vlerësuar punën dhe sjelljet e deputetëve të tillë, si dhe me reagime të shumta, duke kërkuar përgjegjësi ndaj tyre dhe votës, të cilën ua kanë besuar.

Qytetarët e Kosovës, duhet të kthehen o, sot, o kurrë aspiratave të veta dhe në realizimin e një imazhi të ri para botës, që lëmë përshtypje të bindshme dhe dimë të udhëheqim dhe menagjojmë shtetin tonë. Nuk ka rrezik më të madh për një vend dhe për një popull se, të përjetojë vetë shkatërrimin e brendshëm të vendit, që do të rrënohej gjithçka e arritur dhe e krijuar me sakrificën më të shtrenjtë dhe më të shenjtë të qenjës së vet njerëzore.

Prandaj, nuk duhet të ushqejmë asnjë iluzion se, Kosova dhe pushteti i saj nuk mund të vihët në binarët e vet, edhe pse një gjë e tillë ka ndodhur në formën e një hutimi kalimtar nga njerëz të pa ndërgjegjshëm dhe të pa përgjegjshëm, e njerëz të pa përgaditur dhe jo intelektual, që e kanë marrë shtetin përpara. Kosova dhe populli i saj padyshim se ka kapacitete të mirëfillta të të gjitha profileve, që do ta menagjonte  dhe krijonte imazhin e këtij shteti më të mirë dhe më dinjitetshëm, ashtu sikur e meriton ky vend dhe ky popull.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora