E enjte, 18.04.2024, 07:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Vallja e peshkaqenëve të mëdhenj

E marte, 13.03.2018, 06:51 PM


NEBI DRAGOTI

VALLJA E PESHKAQENËVE TË MËDHENJ

Fejton

Epo të futen në valle edhe peshqit e mëdhenj eshtë e paparë dhe e padëgjuar në historinë e politikës shqiptare. Epo sa bukur e kërcejnë! Lodra muzikore gjithfarëlloj nën sipërfaqe ujore: liqenj, lumenj, detra të thellë e të cekët, oqeane të qetë e me dallgë, paqësorë e të frikësuar kërkojnë të fshehin bëmat e tyre, poshtërsitë.

Çudi, çudi kërcejnë mbi flori,

mbi pasurinë e vendit kërcejnë

dhe në rrjetë nuk bien, jo, kurrsesi

milionerët, peshqit e mëdhenj.

Dhe rrjetat e grisura, dhe rrjetat e kalbura me bishtat e tyre i bëjnë copë-copë, se vetë i kanë porositur(…), që askush mos të peshkohet prej tyre, por të peshkohen njalat e peshqit e vegjël dhe cironkat. Peshqit e mëdhenj fshihen pas tyre: bërtasin , bëjnë zhurmë, përdridhen si histerikë. Kësaj i thonë valle përpara vettingut, përpara SPAK-ut, (strukturë e posaçme antikorrupsion). Strukturë sa për sy e faqe, ku peshqit e mëdhenjë gjithë gëzim dëfrejnë.

Janë peshqë, politikanë rrufjanë,

shejtan me brirë,janë shejtanë.

Kanë shitur tokë, kanë shitur det,

s’e prishin terezinë, vallen kërcejnë…

Dhe bëjnë zhurmë si derrat në ledh që të kapen peshqit e vegjël të drogës. Me këtë duan të humbin gjurmë. Fshihen të korruptuarit, kriminelët e drejtësisë dhe të politikës që kanë dëmtuar shumë keq Shqipërinë. Fshihen pas njalave, cironkave duke bërë zhurmë kudo: droga, droga, droga sa dhe ndërkombëtarët po hutohen.

Bukur vallen e lozin në Shqipëri,

mbi pasurinë e vendit dëfrejnë,

hajdutët kërcejnë mbi flori.

Valle e vështirë kjo, se është valle politike(…), sepse është e vështirë të vetëpastrohet kjo politikë. Nuk e di, ndërkombëtarët a e kuptojnë këtë “muzikë”, këtë vallen e peshqëve të mëdhenj?!..Nuk e edi, nuk e di…Të shohim, të shohim, por s’po shohim gjë…Kur do të shohim aman, more aman?!

PATAT DHE QENI

Fabulë

Qenit i kishin vënë një kollare dhe e kishin nxjerrë në rrugë që të lehte, sepse për këtë punë ishte : të lehte, të lehte. Këtë detyrë e kryente sipas porosisë që i kishin dhënë, ndryshe nuk do t’i jepnin asnjë kafshatë buke.Në rrugë ecte tufa me pata për të vajtur në  kullotë. “Ga-ga e ga-ga “  patoku përpara serbes e patat pas po me “ga-ga” duke u tundur rënd-rënd. Qeni donte t’i trembëte e t’u priste rrugën dhe duke lehur kërkonte t’i ktjente mbrapsht. Patoku dha komandën dhe të gjitha bashkë lëshuan një klithmë të forte kiththth, kiththth e duke kthyer kokat drejt qenit e , me të drejtë, duke e kërcënuar atë. Qeni u frikësua tepër dhe duke iu tundur kollarja kthehet e futet brenda. “Nuk ka gjë,nuk ka gje; do t’i kthej herën tjetër,- tha kokë ulur. Ata që bënin sehir e panë dhe menduan:-Karvani ecën përpara në misionin e vet paqësor…drejt lëndinave për t’u ushqyer e për të bërë vezë.Apo nuk bëjnë vezë të mëdhaja të uruarat?!..

ARAT E MALIT

Sicë humoristike

-Jo, baba,ti nuk ii di arat e malit! i thoshte i biri të atit. Shpesh grindeshin, shpesh i mburrej djali se dinte më shumë për çdo gjë, për çdo gjësa se plaste babën.. Edhe duke ngrënë fjaloseshin për njohuri të ndryshme. Po “jo, jo” kishte në buzë i biri. Babai donte që ky të mësonte, se e kish parë më parë diellin dhe, se, tek e fundit, ky ishte fëmija i tij. –Mos ngul këmbë kot,- i fliste i ati. Dhe, kur djali nuk mirrte vesh, babai qeshte, qeshte me të madhe. Djali nxehej më shumë me të tijën, kur babai vinte duart në ije.- Ndëgjo, bir, ti paç edhe marrsh dijeni sa më shumë, se dituria nuk ka fund. Mua arat e malit m’i ka mësuar babai im. Po ty, mor bir, kush t’I ka mësuar?

VËZHGIM GJUHËSOR PËR RREGULAT

Ka raste që gjuha shqipe ngarkohet kot me rregulla drejtshkrimore.. Instituti i Gjuhësisë, që nuk ndjehet se është gjallë,, duhet të hulumtojë, të vëzhgojë, të studiojë për lehtësim të rregullave drejtshkrimore. Shkurt, kur përdoret parafjala te e kur tek, ka dy rregulla. Përdoret te para emrave në rasën emrore që fillojnë me bashkëtingullore: te muri. Përdoret tek po para emrave të kësaj rase që fillojnë me zanore: tek yjet etj. E njëjta parafjalë e rasës emrore me dy rregulla?! Atëherë ky përdorim të lihet i lirë dhe pa asnjë rregull, se dhe kështu nuk na prish punë. Tjetër, disa ndajfolje shkruhen me ë e disa pa ë p.sh. thjesht, drejt, lart. Disa me ë si poshtë, jashtë etj. A nuk është mirë që të gjitha të shkruhen ose me ë ose të gjitha pa ë ? Dhe… kështu edhe për ndajfoljen nuk kemi asnjë rregull. Dhe asgjë nuk na prishet, veçse, lehtësohet lënda e gjuhës. Tjetër, mund të lihet i lirë, përsa i takon shqiptimit e shkrimit, dhe jo i detyryar: të shkruhet gjysmë, dasmë, dogmë dhe jo gjysëm, dasëm, dogëm etj. Edhe këtu nuk na prishet punë, dhe siç thotë edhe populli: “Nuk na thartohet gjiza”. Ky vëzhgim për të vënë në lëvizje Akademinë a Institutin e Gjuhësisë është i mjaftueshëm. Të tillë raste ka shumë dhe gjuha asgjë nuk humbet, por është e fituar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora