E premte, 19.04.2024, 07:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Heroika

E marte, 13.03.2018, 06:29 PM


Rrustem Geci

 

H E R O I K A

 

Poemë për Kryengritjen e vitit 1981

 

Tek po pija  kafenë e mëngjesit,

një zë  shumëzohej  nga  qyteti;

lashë kafenë  dhe dola në rrugë 

  Prishtinë, kudo  kryengritje

Ajo këngë e zëshme e Kosovës,

ai zemërim gjigant i studentëve,

bekimin  e  kishte  nga  populli, 

nga vuajtja e tij dhe padrejtësia.

O sa heroik ishte  himn i rinisë!

O sa e bukur mu duk Prishtina!

Me të tëra ato duar të bëra grusht 

E pashë urtësinë e  një  vullkani.

Unë, më i vogli poet  i  Kosovës,

një qytetar i thjeshtë dhe pa tituj,

mblodha vetë disa pika të gjakut

që ai mars-prill 1981 të shkruhet!...

2

Studentët, loçkat  e  shpirtit,

më të mirët  e kombit, më të

dashurit; më të patremburit,

thyen xhama, pasqyra, orendi,

goditën figurën e pushtuesit,

për  ta  nxjerrë    shesh 

vërtetën, dhe atë ferr të bërë.

Në kryengritjet 1968 – 2000

mbi rininë trime të Kosovës

u sul e gjithë ushtria e serbit,

individë të muzgut, karkalecë-

policë me medaljone krimesh,

njerëz me urejtje të përtejme

specialistë    ndëshkimeve,

titistë  me  babë  dhe  me  bir,

udbëistë të çajtoreve, berberë

miq të armiqve të sofistikuar,

drejtorë bankash, komunistë,

gjykatës me  pozita    shtet-

iu vërsulën rinisë së Kosovës,

moshës  sonë     trimërore...

3

Në ato vite të kryengritjeve

dhe të urtësisë së  vullkanit,

një  natë    Prishtinë , në

Tavnik e në Ferizaj, në Pejë

e Prizren , në Gjilan dhe në

Gjakovë, në Tetovë e Ulqin,

në Prizren e Skënderaj, në

Preshevë e Kumanovë, në

Mitrovicë dhe në Medvegjë

edhe ëndërrat kullonin gjak...

Prej se  njihen    mbjellat

dhe prej se njihen të korrat,

Kosova të bukurën e saj e ka

në gjuhë, në armë, në luftë, -

flisnin gjyshet dhe gjyshërit...

Nëpër traktet  e viteve 1981

të çdoditshme ishin thirrjet;

vullneti i popullit nuk shkilet,

vullneti i popullit nuk jepet,

vullneti popullit nuk shuhet,

as me tanke, e as me burgje

Kosova s´heq dorë nga liria!...

4

Në ato  vite    pushtimit  serb

shqiptarët ishim    kërcënuar

natën, ditën, në rrugë, në punë;

sulmoheshin  shkollat  shqipe,

mielli  dhe buka; mësuesi  dhe

libri, emri e mbiemri, identiteti

sulmoheshin  veshjet,  dasmat

kostumi  dhe  veturat, punët  e

ditës, ndenjat  e vona,  njerëzit

e zakonshëm, të  mbjellat  dhe

  korrat, të  drejtat  për  festat

fëmijët na i arrestonin, sa herë

I  kremonim  festat  e betejave...

Në ato  vite    pushtimit serb

serbët pakicë  na gjenociduan,-

  përkrahur   nga   Beogradi,

shtienin në çdo  gjë  shqiptare,

vrisnin që  të shpërnguleshim

nga  tokat  tona   stërgjyshore.

Në ato vite të  gjenocidit  serb

në sofër të familjes  shqiptare

mungonin  fëmijët, shija  dhe

ngjyra  e  një  Kosove    lirë!

5

   Kosovën   e  atyre  viteve

Prishtina,  kryengritësja   jonë,

u ngrit lotët  t´i kthejë në gurë,

në grushta, në armë, në beteja!

Zullumi këputet  prej së trashi

-shkruan    librin  e  urtësisë

Prishtina , trimja   e  Kosovës,

pështyn ekranin  e  televizorit,

natën e zezë  pis  dhe  ngrihet

shtypjen me  grusht ta  mbysë!..

Vlimeve të mëdha të Kosovës

kryengritësja kudo na thërriste

të bëhemi me  më shumë duar

dhe     me  shumë   grushta!...

Preshevë, Shkup  dhe  Tetovë,

të mblidhemi në sheshet tona,

që Kosovën  ta  bëjmë  të lirë,

të bukur  dhe    përbashkuar!..

6

Kosovë, bëje  dorën  grusht!

Është  çasti  i  sprovës  sonë,

mbaje sqimën, mos u tremb!

Prishtina  sonte s´ ka gjumë,

ajo na do të jemi    betejë

dhe kudo ku ka  një  prangë

  shtjejmë  mbi pushtuesin...

Unë, më  i  vogli  poet, më i

vockli, një banor  i Kosovës

i mblodha  ca pika të gjakut

kjo poemë  të mos humbasë.

Kosovë, sonte nuk jam poet,

sonte jam i njëjtë si gjithë të

tjerët, kam  aq  gjak  në trup

që të jem    bashku  me  ju...

Prishtinë, e bukura e atdheut,

këngën mos  e  le      ikë,

mbaje  fort  dhe  shtrëngoje,

është gjakja  jonë  e  shpirtit!

7

Kosovë, te ti  jam më afër ajrit,

  afër  ujit  më afër  frymës,

Më afër  betejave  dhe  flamurit,

dhe më afër dheut dhe atdheut!..

Këngë të lirisë, këngë trazirash,

Kryengritja fillon  tek  shtëpitë

Në shesh i kemi djemtë e lirisë

Bijtë e dardanisë së lashtë, bijtë

e Çamërisë; labeatët  e  Ulqinit,

Këtu kemi Shkupin e Prevezën

dhe  Preshevën   deri     Nish!...

Prishtina  sonte nuk ka gjumë,

Ajo është e tëra në  sheshet  e

saj, populli ynë është atdhetar,

Tokat e tij  ai  nuk  di  t´i  falë!..

Armik, kot qahesh për fitoren

tonë,  zullumi   këputet   prej

  trashi, atë  e  thotë  populli

se  ti  preke  atë    s´ preket,

dhe  shkele  atë    s´shkilet?!

8

S´njoh dashuri më të madhe

Se  liria, se  dheu  i  atdheut

U ngrita nga birucë e burgut

Ti  mar tokat që ti m´i more!

Se prej këtu e këtej unë jam

zot i tokave të  mia, i qiellit

Shqipërinë kam dhé e atdhe

përderisa të ketë  diell e yje!...

Serbi, famën e prangave tua

e rrëzuam, të quem në Hagë

Dhe atje ty    dhanë dënim

Për krimet  tua    përtejme

Plagët  janë    freskëta, kur

policët tu gajaseshin, tiiiiiiii,

kur na i dhunonit grtë e vajzat!

Serbi, armike  e kombit tim!

Ti  preke  barkun  e  butë 

grave   tona,  pikën     

ndjeshme      bukurës 

njeriut! Zullumi këputet prej

sëtrashi!Këtë e thotë populli

Kosova lirinë e  ka  Shqipëri!..

9

Të gjitha  kohërave  gjak  u  dhamë

në beteja  luftash  e burg të rëndë

i  vumë  plisin  Kosovës Dardane

  Trojën  e  parë   Trojën e ndanë,

  Trojën  e  dytë  Trojën  e  vranë

  Trojën  e  tretë  turqit   na   ranë

  gjitha kohërave  gjak  u dhamë

  lirë    rrojmë    vendin  tonë

gjak  dhamë  për  tokë  e  për  qiell

gjak  dhamë     rrojmë    mirë!..

Të gjitha kohërave  gjak  u dhamë

vet    jemi  zot    atdheun  tonë

  diellit  t´i  themi  mirëmëngjes

dhe  lirisë  t´i  themi  këtu    kem!..

 

Rrustem Geci - Prishtinë, mars-prill, 1981

 

 

THOTI I ATLANTIDËS FLISTE SHQIP

 

- Poezi sipas librave të Thotit nga Atlantida

 

Perëndia më bekoi  me  emrin, Thoti

Mua, krijuesin  Prijetar  të Numrave

dhe Teorisë së Relativitetit, shpiksin

e  Matematikës, e  të Kordinatave në

Fizikë  dhe    Astronomi, shpiksin

e ADN-së, shkrimtarin e 45 veprave

botuar  në pllaka të Esmeraldit. Mua

të besuarin  e Dhomave    Amentit,

Unë  krijuesi  i  “Këngëve hymnore”,

I  këngëve     dy  botëve  njerëzore

Perënditë ma dhanë çelësin  e  lirisë

Më zgjodhën  Perëndi  të njerëzimit

Unë kisha pirë tëra kupat e njohurive

të zotave të tokës  dhe    gjithësisë.

Unë pyes, pse edhe pas 5 mijë vjetësh

vjetësh qytetërim pellazgo-atlantidë

ndalohet të  lexohem  nga  njerëzimi

vetëm pse unë vij drejt  e  nga shpirti

Pellazgo-Atlantidë  e qytetërimi im!...

Kohë  e  shkuar,  kohë  plot  kujtime

më kthen në mëngjeset  e së kaluarës

agimeve  mitike  me  mjegull   e  shi

e mendja    lundron  nëpër  antikë...

Ç´farë të them  për Bijtë e Atlantidës

për stërgjyshërit e mi    Keorit  e 

Undalit. Jam  Thoti,  Zot  i  shpallur

nga zotat e jetës dhe    vdekjes  dhe

Jam i  lirë  nga  vdekja  dhe  nga  jeta!...

2

Jam Thoti ai urtaku në  Arkën e Noes

Ai që i që i shkroi të gjitha udhëtimet

Katër  motra  yll, bija    pellazgëve

atlantide, iliriote, Epirote  e dardane

Të shndërruar në abetare    para 

njerëzimit, dëshmojnë  se unë Thoti

flas Shqip dhe në shqip shkruaj libër

Botimi i librave  të mi  nëpër  pllaka

Esmeraldi, më shndërruan në Libër

  Kryeperëndi    tërë  njerëzimit!..

Këtë besim të perëndive  do  ta quaj

dhuratën      çmuar    botnave..

Jo rastësisht i fitova  çelësat  e  jetës

  jem  i  lirë  nga   jeta  dhe  vdekja.

Vetë zotërat    zgjodhën,  Perëndi

Në Qendrën e pambërritshme,  mua

  liruan  nga  Dhomat  e  Amantit

ku roje bëja pranë mistereve të botës!...

Jam Thoti jam dëshmitar i ngjarjeve

të mëdha, banor i gjallë i Atlantidës

Perëndia mua më deshi dhe m´i dha

çelësat  e  dy  botëve!Më  liroi  prej

jetës  dhe  vdekjes,    jem Krijuesi

Më i  plotëfuqishmi i Njerëzimit tuaj.

Jam  Thoti, kryeperëndia  njerëzimit

Keopsi  kur  vdiq  një  libër  timin  e

mori me vete, që ta ketë në përjetësi

si pasuri    botës    ai  i  përkiste!...

3

Jam dëshmitar  i  mistereve të mëdha

Atlantida   dhe  banorët  e  saj, vajtën

  përjetësi.  Unë   Thoti ,  kam  pirë

shumë  lëng  drite  nga  kupa e dijeve

dhe nga kupa  e  fshehtësive tokësore

Falë tyre unë i fitova  dy  botët  e  mia

Mençuria  ime      njohu,  Perëndi!

Vallja e vezëve dhe  gurëve  mbi  rërë

Kurrë nuk më  ka  pëlqyer, për  shkak

të betejës së vezëve në garë me Gurët.

Thoti,jo rastësisht jam poet e perëndi

se , Thoti flas shqip s'ka asnjë dyshim

Jam  Perëndi  i   Atlantidës  Pellazge,

ngrita Piramidën e Keopsit qytetërim

dritë  i  dhurova  të gjithë  njerëzimit!...

 

Rrustem Geci - Dortmund, 05.03.2018

 

 

LIRIA TRAGJIKE

 

Popull, a ke frikë nga  monarkët  e tu

apo je në letargji dhe s´flet dot. Liria

sytë i ka  me  lot, e zemrën të  thyer

Popull, pse  hesht, ç´bela të ka zënë

jashtë bie shi  dhe  borë, e  fryn  era

Ku iku zoti Diell, apo  nuk ishte këtu

Popull, pse nuk ngrihesh  si  ngahera

Mos të ka zënë trishtimi  apo të  tëra

së bashku.Popull, thuaje  të vërtetën

ç´të bëjmë me këtë  liri kaq tragjike

Ç´të bëjmë me këto shpresa komike!

Ritmi i epokës  sonë  po  ngadalëson

Apo  po   ngadalësojmë  vet.  Popull,

të pyes: a  je  ti monarku i fatit tënd?

Demosi duhet të japë një përgjiigjje!

Ngrihu ti, që bën gjumë  te mangalli

Pse s´flet? Në liri pa liri paqe nuk ka!

Mjaft ia kemi pirë lotët e  njëri-tjetrit

Nën qiell të Kosovës dardane, -vriten

vetimat me rrufetë; zihen bubullimat

e ne vuajmë  nga  liria  jonë tragjike

Popull, duhet të japësh një përgjigje

Zoti  Diell  mos  ik,  ku  humbe, ku!?

Një diell është Dielli  i  atdheut tonë!...

 

Rrustem Geci - Dortmund, Hagë, 2018

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora